1-Dashi (21 mars-20prill)
Ata qe janë ne një lidhje kane për te pasur një dite shume te veçante sot. Partneri do çoje ne një vend te cilin prej kohesh e kane ëndërruar. Zemra ka për t’iu rrahur fort. Beqaret gjithashtu do jene me shume fat dhe kane për te përjetuar emocione te forta. Me financat duhet te jeni me vigjilente. Ato nuk do jene te këqija megjithatë me mire te parandaloni te keqen
2-Demi (21 prill-21 maj)
Sot do jeni te vendosur te flisni hapur me atë qe keni ne krah ne mënyrë qe t’i zgjidhni njëherë e mire problemet qe keni pasur. Po i shtytë ende gjerat kane për t’u ndërlikuar me tepër. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë me tepër sesa aq. Me shpenzimet tregohuni te arsyeshëm dhe keni për ta pare qe gjendja do mbetet e mire.
3-Binjakët (22 maj-21 qershor)
Venusi, planeti i dashurisë dhe Jupiteri ai i fatit do bëhen bashke sot dhe do ju sigurojnë një dite fantastike ju te dashuruarve. Marrëdhënien tuaj do e kenë zili qe te gjithë. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë. Edhe sikur dikush t’iu pëlqejë shume sapo ta shohin, me mire te njohin çdo ane para se te hedhin hapa. Ne planin financiar do i bëni me kujdes llogarite dhe gjendja do mbetet e mire.
4-Gaforrja (22 qershor-22korrik)
Disa probleme ne pune apo diku tjetër do ju afrojnë edhe me shume me partnerin tuaj sot. Tek njeri-tjetri do gjeni mbështetjen e duhur. Beqaret do kenë një dite te jashtëzakonshme. Personi i ëndrrave do shfaqet papritur dhe do ua ndryshoje jetën sa hap e mbyll sytë. Ne planin financiar nuk priten probleme, megjithatë mire është te tregoheni te kujdesshëm gjithë kohës.
5-Luani (23 korrik-22 gusht)
Dite e zakonshme dhe pa ndonjë gjë te veçante do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Për fat te mire nuk do keni as debate me partnerin. Beqaret mire është te mendohen disa here para se te dalin me dike sepse mund te bëjnë gabime. Financat nuk do jene te këqija, por as aq te mira sa për te shpenzuar me sy mbyllur për çdo gjë qe do doni.
6-Virgjëresha (23 gusht-23 shtator)
Vështirësitë qe keni kaluar kohet e fundit ne jetën tuaj ne çift do ju bëjnë te keni me tepër besim tek partneri. Te dy se bashku ja dolët mbanë te kalonit sfidat qe ju dolën. Beqaret do vazhdojnë njohjet me disa persona, por nuk do ndihen gati për te hedhur hapa me tej. Financat do jene goxha delikate dhe shpesh do gjendeni ne vështirësi te mëdha.
7-Peshorja (24 shtator-23 tetor)
Dita e sotme nuk do jete gjithë kohës e mire për ata qe janë ne një lidhje. Ne shume momente do gjendeni para vështirësive dhe problemeve, por për fat do i kaloni me lehtësi. Beqaret do kenë disa takime, por mire do jete te mos nxitohen për te hedhur hapa. Ne tërësi buxheti ka për te qene goxha i mire. Do i kryeni shpenzimet e menduara dhe do iu mbeten edhe para mënjanë.
8-Akrepi (24 tetor-22 nentor)
Sot do jeni te gatshëm te flisni për çdo gjë me partnerin tuaj dhe marrëdhënia me te do vije duke u përmirësuar ndjeshëm. Nuk do keni me pengje nga e shkuara. Beqaret do realizojnë një nga takimet me te bukura te gjithë jetës se tyre. E ardhmja ka për te qene edhe me e ndriçuar. Ne planin financiar situata do përmirësohet fale përkujdesit dhe masave qe keni marre.
9-Shigjetari (23 nentor-21 dhjetor)
Nëse jeni ne një lidhje duhet te mendoni te bëni surpriza dhe ta joshni partnerin tuaj. Nëse do mbizotërojë rutina, marrëdhënia mes jush do ftohet dhe ai mund t’i hedhe sytë diku tjetër. Beqaret do vendosin t’i mbyllin portat e zemrës se tyre dhe do kenë një dite monotone. Buxhetin do e menaxhoni me kujdes dhe gjendja do ketë edhe përmirësime te vogla.
10-Bricjapi (22 dhjetor-20 janar)
Sot duhet te përgatiteni për emocione shume te forta ju te dashuruarit. Shume gjera kane për te qene ndryshe nga me pare dhe mund te arrini edhe ne qiell te shtate. Beqaret duhet te tregohen me te duruar nëse duan te gjejnë personin me te përshtatshëm. Nëse nuk e bëjnë këtë gjë do jene te humburit. Ne planin financiar gjerat nuk do jene shume te lehta kështu qe tregohuni sa me te matur.
11-Ujori (21 janar-19 shkurt)
Ne jetën tuaj ne çift do mbizotërojë gjate gjithë kohës qetësia sot. Planetët nuk do merren fare me ju, prandaj gjithçka ka për te qene ne dorën tuaj. Për beqaret, një miqësi e vjetër mund te shndërrohet ne diçka me shume. Ata duhet te bëhen gati edhe për ndonjë surprize. Urani do ndikoje pozitivisht tek financat dhe do ju nxite te përkujdeseni ne maksimum për to.
12-Peshqit (20 shkurt-20 mars)
Dite e bukur do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Nuk do e mbani kokën mbrapa për te ndrequr gabimet e se shkuarës, por vetëm para për ta bere te ardhmen sa me te bukur. Ata qe janë vetëm do kenë flirtime gjithë kohës, por pa ndonjë gjë konkrete. Financat nuk do arrini dot t’i mbani te stabilizuara. Dëshira për shpenzime do jete e papërmbajtshme.