Dashi
Nëse deri më sot gjerat mes jush dhe partnerit kanë ecur mirë, përfitoni edhe për të marrë disa vendime të rëndësishme. Për ju ka për të ndryshuar çdo gjë pozitivisht. Beqarët do jenë të shqetësuar për një çështje tjetër dhe nuk do e kenë aspak mendjen tek kërkimi i princit të kaltër. Në planin financiar do ketë goxha përmirësime. Shfrytëzojeni rastin për të shlyer borxhet.
Demi
Ditë negative ka për të qenë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do jeni shumë kokëfortë dhe nuk do merreni vesh për asgjë me atë që keni në krah. Beqarët do jenë pafund të hapur dhe mundësitë për të krijuar lidhje do jenë të njëpasnjëshme. Buxhetin do e menaxhoni me shumë përkujdes dhe gjendja do fillojë dalëngadalë të përmirësohet.
Binjakët
Do veproni me shumë takt dhe diplomaci gjatë kësaj dite dhe gjendja në planin sentimental ka për të qenë e jashtëzakonshme. Nuk do keni më as debate për gjera elementare. Beqarët do e takojnë më në fund shpirtin e tyre binjak dhe e gjithë jeta do ju ndryshojë përgjithmonë. Sektori i financave do jetë disi me i qëndrueshëm dhe do mund të kryeni edhe investime të konsiderueshme.
Gaforrja
Shtojini pak më shumë dozat e imagjinatës gjatë kësaj dite sepse vetëm në këtë mënyrë jeta sentimentale ka për të qenë më emocionuese. Beqarët edhe pse do mundohen shumë nuk do arrijnë dot të fillojnë një lidhje ashtu si e kishin ëndërruar. Në planin financiar asgjë e keqe nuk do ndodhë sepse do dini mirë si t’i bëni llogaritë. Nuk do përballeni me asnjë lloj problemi.
Luani
Marrëdhënia juaj me partnerin ka për të qenë e këndshme dhe mjaft harmonike gjatë kësaj dite. Do ndiheni më së miri dhe do bëni edhe plane afatgjata. Beqarët më mirë të presin edhe pak para se të hedhin hapa sepse mund të bëjnë gabime të pafalshme. Financat here pas here do kenë edhe tronditje. Kujdes me çdo lloj hapi që do hidhni në mënyrë që të mos mbeteni pa para në një moment.
Virgjëresha
Ditë e begatë do jetë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do i harroni të gjitha problemet e së shkuarës dhe do mendoni me pozitivizëm drejt së ardhmes. Beqarët do e takojnë më në fund shpirtin e tyre binjak dhe çdo gjë do ju ndryshojë rrënjësisht. Financat do i menaxhoni me shumë përkujdes, me maturi dhe nuk do ju ndodhë asnjë lloj problemi në këtë sektor.
Peshorja
Ditë mjaft romantike do jetë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Emocionet që do përjetoni do jenë të paimagjinueshme. Beqarët do realizojnë takime pafund, por nuk do ndihen ende gati për të hedhur hapa. Le të presin edhe pak për të bërë zgjedhjet. Buxhetin do dini si ta menaxhoni gjatë gjithë kohës kështu që nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni.
Akrepi
Sot duhet të reflektoni me shumë kujdes ju të dashuruarit sepse po bëtë gabime gjërat mund t’iu ecin vërtet keq. Mendoni paksa edhe për të ardhmen. Beqarët do kenë një ditë të jashtëzakonshme. Personi që do takojnë do ua ndryshojë jetën njëherë e përgjithmonë. Në planin financiar keni për të pasur fat, kështu që përfitoni për të bërë edhe disa investime më tepër.
Shigjetari
Ditë plot shkëlqim do jetë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Çdo gjë mes jush dhe atij që keni në krah do ecë sipas parashikimeve. Beqarët do jenë të pavëmendshëm ndaj ftesave që do ju bëhen duke humbur kështu mundësi të shkëlqyera. Buxheti nuk do jetë as shumë i mirë, por edhe as shumë problematik. Mundohuni që të jeni të kujdesshëm gjatë gjithë kohës.
Bricjapi
Marrëdhënie e stuhishme ka për të qenë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Për shumë gjera do debatoni ashpër dhe nuk do bini aspak në një mendje. Beqarët duhet të jenë më të disponueshëm ndaj takimeve që do realizojnë dhe jeta ka për t’iu marrë një tjetër drejtim. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë që të mos keni probleme duhet të merrni masa paraprakisht.
Ujori
Partneri do përkujdeset në pafundësi për ju gjatë kësaj dite prandaj ju do e adhuroni edhe më tepër nga më parë. Dielli dhe ngjyrat do mbizotërojnë gjatë gjithë kohës. Beqarët jo vetëm që do fillojnë lidhje, por ajo ka për të qenë mjaft pasionante. Në planin financiar duhet të jeni gjatë gjithë kohës të kujdesshëm sepse po bëtë ndonjë gabim gjendja mund të përkeqësohet.
Peshqit
Nëse jeni në një lidhje, gjerat nuk kanë për të ecur shumë mirë sot. Do grindeni edhe për gjerat më elementare dhe nuk do ndiheni aspak të qetë. Beqarët nuk do mundin dot ta bëjnë për vete personin e ëndrrave dhe do vazhdojnë të mbeten të vetmuar. Me financat do jeni shumë më të organizuar dhe gjendja ka për të mbetur e jashtëzakonshme. Çdo investim do e bëni të mirëmenduar.