Dashi
Partneri do jetë gjatë gjithë kohës në anën tuaj sot dhe do mundohet me sa të mundet t’ua plotësojë të gjitha dëshirat. E rëndësishme është që emocionet do shtohen fuqishëm në mesditë. Beqarët do kenë një tërheqje të fortë nga dikush dhe nuk do presin shumë për të filluar edhe një lidhje pasionante. Sektori i financave do ketë një transformim rrënjësor e pozitiv.
Demi
Jetës tuaj në çift nuk do i mungojnë momentet interesante sot. Për asnjë moment nuk do qëndroni në heshtje me partnerin tuaj, përkundrazi do flisni me zë të lartë dhe do i shprehni të gjitha ndjenjat dhe idetë. Beqarët do jenë më euforike pasi të takojnë pasdite dikë. Në planin financiar ka rrezik që Plutoni të ndikojë negativisht dhe të sjellë goxha probleme.
Binjakët
Ditë e ndryshme nga ato që keni kaluar kohët e fundit ju të dashuruarit. Marrëdhënia me partnerin do jetë e veçantë dhe do zbuloni edhe disa anë të reja të tij që do ju bëjnë ta adhuroni akoma më shumë. Beqarët nuk do preferojnë të bëjnë ndryshime edhe për pak kohë kështu që do i refuzojnë të gjitha ftesat që do iu bëhen. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni shumë rreziqe sepse mund të pendoheni.
Gaforrja
Edhe pse presioni nga jashtë do jetë shumë i madh gjatë kësaj dite, ju nuk do i dëgjoni aspak të tjerët dhe do bëni gjithçka që dëshironi. Partneri do jetë më i çiltër dhe do dijë edhe t’iu surprizojë. Beqarët nuk do dinë si ta joshin atë që pëlqejnë dhe ka rrezik që ai t’iu ikë nga duart. Në planin financiar fati do jetë me shumicë dhe gjendja do vijë shumë shpejt duke u normalizuar.
Luani
Ditë e shkëlqyer do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Gjatë gjithë kohës do përjetoni emocione të forta dhe do i harroni problemet që keni pasur më herët. Beqarët nuk do ndihen ende gati për të filluar një lidhje, por miqtë nuk do i lënë asnjë moment vetëm që ata të mërziten. Buxhetin do mundoheni fort ta ekuilibroni, por për fat të keq nuk do ja arrini dot.
Virgjëresha
Ditë shumë e tensionuar do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Gjatë gjithë kohës do keni debate të forta me partnerin dhe nuk do ndiheni mirë për asnjë çast. Beqarët nuk do jenë në humor të mirë dhe nuk do tentojnë të hedhin asnjë hap. Financat do jenë plotësisht të paqëndrueshme dhe nuk do ju dalin paratë as për të kryer shpenzimet më të nevojshme.
Peshorja
Ditë aspak e qetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Në shumë momente do debatoni ashpër me atë që keni në krah dhe do mërziteni. Beqarët do bëjnë mirë të rikthehen në realitet dhe të mos ëndërrojnë më shumë nga sa duhet sepse mund të lëndohen. Në planin financiar do përballeni me goxha vështirësi dhe do duhet të paguani fatura të majme në këtë sektor.
Akrepi
Nuk do silleni aspak mirë me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe kjo mund të sjellë probleme e debate ndërmjet jush. Tregohuni gjithë kohës më të matur dhe më të kujdesshëm me fjalët dhe me gjestet. Beqarët nuk do jetë e nevojshme të bëjnë asgjë për ta ndryshuar statusin sepse për gjithçka do mendojnë yjet. Financat nuk do jenë ashtu si ju do i dëshironit dhe në disa momente mund të ndiheni edhe keq kur t’iu duhet të shpenzoni.
Shigjetari
Sot do përballeni me surpriza të jashtëzakonshme ju të dashuruarit. Çdo çast i kaluar pranë partnerit do jetë aq i bukur saqë shpesh do ju duket vetja si nëpër ëndrra. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme dhe pa ndonjë takim interesant. Nuk ka ardhur ende dita më e favorshme për ta. Me financat duhet të ndiqni strategji strikte në mënyrë që të mos keni probleme.
Bricjapi
Orët e para të mëngjesit nuk do jenë shumë të mira për jetën tuaj në çift sot, por me kalimin e kohës situata do fillojë të normalizohet. Beqarët duhet të mjaftohen edhe vetëm me ndonjë njohje dhe nuk duhet të kërkojnë menjëherë të fillojnë lidhje. Gjendja e financave do fillojë dalëngadalë të stabilizohet, kjo edhe falë mbështetjes së disa të afërmve.
Ujori
Juve që jeni në një lidhje sot do ju pëlqejnë gjerat e çmendura dhe mund të ndërmerrni edhe rreziqe vetëm për të përjetuar sa më shumë emocione. Beqarët nuk duhet të hedhin hapa të nxituara sepse përndryshe situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit dhe mund te lëndohen. Shpenzimet kryejini gjatë gjithë kohës me kujdes dhe gjendja ka për të mbetur e mirë.
Peshqit
Kujdes me autoritetin e tepruar sot ju të dashuruarit sepse kjo gjë mund të sjellë probleme serioze në çift. Askush nuk është perfekt dhe kushdo mund të gabojë ndonjëherë. Beqarët do fillojnë të bëjnë plane serioze menjëherë pasi të takojnë dikë në orët e mesditës. Në planin financiar do jeni ambiciozë dhe të vendosur ta përmirësoni situatën. Gjendja mund të përmirësohet.