1-Dashi (21 mars-20prill)
Asgjë planet nuk do ndikojë negativisht sot në jetën tuaj në çift kështu që çdo moment do e keni vetë në dorë nëse do e bëni emocionues apo trishtues. Beqarët do kenë disa takime, por asnjë prej personave nuk do i bëjë ata që t’iu rrahë zemra fort. Në planin financiar do arrini ta stabilizoni situatën dhe do merrni masat e duhura. Në fakt këtë duhet ta kishit bërë me kohe, por më mirë vonë se kurrë.
2-Demi (21 prill-21 maj)
Sot do i keni idetë shumë të qarta ju të dashuruarit dhe do dini çfarë të bëni që marrëdhënia me partnerin të mbetet e mirë. Beqarët do përkujdesen në çdo moment për veten e tyre dhe do tërheqin gjithë kohës vëmendjen e të tjerëve. Buxheti do jetë i shkëlqyer dhe e gjithë kjo falë përmbylljes me sukses të një projekti të rëndësishëm në punë. Nëse e mbani këtë ritëm jeni në rrugën e duhur.
3-Binjakët (22 maj-21 qershor)
Jeta në çift do jetë e qetë dhe pa probleme gjatë kësaj dite. Nuk do keni asgjë për çfarë të ankoheni, përkundrazi do kuptoheni për mrekulli me njëri-tjetrin. Beqarët duhet ende të tregohen të duruar nëse duan ta ndryshojnë statusin e tyre, pasi po nxituan mund të bëjnë gabime të pafalshme. Gjendja e financave do vazhdojë të jetë delikate dhe problematike. Kujdes!
4-Gaforrja (22 qershor-22korrik)
Do ndiheni edhe më të largët me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe hendeku midis jush do thellohet akoma më tepër. Beqarët do jenë mjaft konfuzë dhe nuk do dinë çfarë hapash të hedhin pasi të marrin propozime. Më mirë le të vonoheni në dhënien e përgjigjeve sesa të nxitohen dhe të bëjnë gabime. Buxheti nuk do jetë aspak ashtu si ju do kishit dëshiruar, megjithatë as probleme serioze nuk do ketë.
5-Luani (23 korrik-22 gusht)
Ditë plot aksion do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Në çdo moment do përjetoni kënaqësi dhe emocione të forta. Beqarët nuk duhet të mundohen të joshin persona që janë tashmë në lidhje sepse jo vetëm që do iu bëjnë keq atyre, por nuk do kenë asgjë positive dhe për veten e tyre. Ne planin financiar vështirësitë do vazhdojnë ende sepse nuk dini si t’i menaxhoni paratë që keni.
6-Virgjëresha (23 gusht-23 shtator)
Jeta juaj në çift do influencohet pozitivisht sot nga yjet dhe në çdo orë të ditës do përjetoni emocione mjaft të forta. Shfrytëzojeni këtë ditë në çdo sekondë. Beqarët do kenë një ditë normale dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Atyre do ju duhet ende të presin edhe pak kohë për të pasur ndryshimet gjigande. Buxheti do jetë i mirë, por kjo nuk do të thotë që ju të shpenzoni pa u menduar aspak.
7-Peshorja (24 shtator-23 tetor)
Ditë aspak e keqe nuk do jetë kjo e sotmja për juve që jeni në një lidhje. Nuk do lejoni që mes jush dhe partnerit të fillojnë konflikte, përkundrazi do i sqaroni edhe disa hatërmbetje të vogla. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Në planin financiar gjendja do fillojë pak nga pak të normalizohet pas ndihmës që do iu ofrojnë të afërmit.
8-Akrepi (24 tetor-22 nentor)
Ka rrezik që situata në jetën tuaj në çift të ndërlikohet edhe më tepër gjatë kësaj dite. Do jeni tej mase kokëfortë dhe nuk do doni të hapni rrugë për asnjë moment. Beqarët nuk do arrijnë dot ta afrojnë pas vetes atë që pëlqejnë dhe kjo do i mërzitë tej mase. Për fat të mirë financat kanë për të qenë më të qëndrueshme. Nuk do keni asgjë për çfarë të shqëtësoheni në këtë sektor.
9-Shigjetari (23 nentor-21 dhjetor)
Duhet të jeni shumë të kujdesshëm sot ju të dashuruarit sepse çdo fjalë e gabuar mund të sjellë probleme serioze. Beqarët vërtet mund të lodhen pak, por në fund do e gjejnë shpirtin e tyre binjak. Për ta shumë gjëra kanë për të qene ndryshe. Gjendja financiare nuk do jetë e keqe megjithatë nëse tregoheni pak më të kujdesshëm me shpenzimet situata ka për të qene edhe më e favorshme.
10-Bricjapi (22 dhjetor-20 janar)
Nuk do arrini dot t’i shprehni ndjenjat aq shumë sa duhet sot ju të dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin do vazhdojë ende të jetë delikate. Beqarët nuk do ndihen ende gati për ta ndryshuar statusin e tyre dhe do vazhdojnë të mbeten ashtu si kanë qene. Buxheti për fat të mirë do ketë disa përmirësime të vogla. Përfitoni fillimisht të kryeni investimet më të domosdoshme.
11-Ujori (21 janar-19 shkurt)
Sot do afroheni edhe më tepër me partnerin tuaj ju të dashuruarit dhe do flisni me të edhe për disa tema që dikur I konsideronit tabu. Beqarët nuk do i kenë idetë shumë të qarta për atë që do duan të bëjnë dhe kjo do i pengojë të hedhin hapa. Në planin financiar do mundoheni gjithë kohës të gjeni një zgjidhje të mirë, por për fat të keq nuk do ja dilni dot mbanë.
12-Peshqit (20 shkurt-20 mars)
Ditë e paqëndrueshme do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do ketë momente kur do dashuroheni me pasion, por edhe kur do debatoni ashpër dhe me zë të lartë. Beqarët nuk duhet të afrohen me persona që sapo janë ndarë nga dikush sepse do lëndohen pamasë. Financat do jenë disi më të mira se pak ditë më parë, kështu që mund ta bëni edhe ndonjë investim me tepër.