Dashi
Dite tej mase e veçante ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do ju beje edhe një surprize gjigande qe do ju lere me goje hapur. Beqaret nuk duhet te tregohen te pamatur dhe nuk duhet kurrsesi te hedhin hapa te nxituara. Financat do favorizohen pafund dhe do keni mjaftueshëm te ardhura sa për te kryer te gjitha shpenzimet e nevojshme.
Demi
Dite e mbushur me stuhi te forta ka për te qene kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do keni aq kokëfortë saqë nuk do pranoni për asnjë moment te bashkëpunoni me partnerin. Beqaret nuk do e bëjnë dot për vete personin qe pëlqejnë dhe kjo do i demoralizoje. Ne planin financiar keni për te pasur fat me shumice dhe situata do normalizohet.
Binjaket
Sot do jeni shume me te logjikshëm ju te dashuruarit dhe do i pranoni te metat tuaja. Marrëdhënia ne çift do vije dalëngadalë duke u përmirësuar. Beqaret duhet te dalin e te njihen me sa me shume persona, por nuk duhet kurrsesi t’iu besojnë verbërisht te gjitha premtimeve qe do ju bëhen. Financat nuk do jene te këqija, por po shpenzuat shume mund te mbeteni shpejt pa para.
Gaforrja
Dita e sotme do jete shume e paqëndrueshme për ju te dashuruarit. Ne shume momente do përballeni edhe me probleme dhe me sfida te vështira. Mire është qe për asnjë moment te mos nxitoheni dhe te merrni vendime pa u bindur. Beqaret nuk do kenë aspak fat ne dashuri dhe do mbeten ashtu si kane qene. Me financat duhet te jeni me vigjilente nëse nuk doni tronditje me vone.
Luani
Sot duhet te jeni me te sinqerte me partnerin tuaj dhe nuk duhet t’ia mbani me te fshehta zhgënjimet apo pakënaqësitë. Dita ditës ato zmadhohen dhe mund ta ftohin marrëdhënien tuaj. Sqaroni njëherë e mire çdo gjë. Beqaret do bëjnë edhe gjera te çmendura vetëm qe ta arrijnë ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë. Ne planin financiar do keni edhe vështirësi, por serish do ja dilni.
Virgjeresha
Do hallakateni me gjerat e punës sot dhe ka mundësi qe te mos qëndroni aspak me partnerin. Kjo do e mërzitë mjaft atë dhe mund ta largoje disi. Merrni masa sa pa qene vone. Beqaret do i rikthehen një dashurie te vjetër dhe do duan te rifillojne çdo gjë nga fillimi. Me shpenzimet nuk do i keni punët mire kështu qe gjendja ka rrezik te ketë disa tronditje.
Peshorja
Dite mjaft e këndshme dhe e mbushur me emocione te veçanta do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Marrëdhënia me partnerin do marre drejtimin e duhur. Beqaret nuk duhet ta humbasin shpresën deri ne momentin e fundit sepse ndonjëherë atëherë kur nuk e pret ndodhin gjerat me te veçanta. Buxhetin do dini si ta menaxhoni gjithë kohës dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.
Akrepi
Sot do jeni gjate gjithë kohës me humor te mire ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin ka për te qene e jashtëzakonshme. Ne çdo moment do mundoheni t’i bëni surpriza njeri-tjetrit. Beqaret nuk do e ndiejnë aspak te nevojshme te fillojnë një lidhje dhe nuk do pranojnë as disa propozime qe do iu bëhen. Nëse me shpenzimet tregoheni te arsyeshëm gjendja financiare do mbetet e kënaqshme.
Shigjetari
Dita e sotme ka për te qene e jashtëzakonshme për juve qe jeni ne një lidhje. Partneri do ju propozoje diçka gjigande te cilën nuk e kishim imagjinuar kurrë se do te ndodhte. Beqaret do kenë disa probleme te vogla te pune dhe nuk do e kenë mendjen tek kërkimi i dashurisë. Ne planin financiar do ju duhet sa me tepër maturi e kujdes ne mënyrë qe t’ia dilni mbanë.
Bricjapi
Mëngjesi nuk do jete shume i mire sot për juve qe jeni ne një lidhje, por me kalimin e orëve situata do filloje te normalizohet. Beqaret do jene gjate gjithë kohës ne kërkim te princit te tyre te kaltër dhe do shkëputen tërësisht nga miqtë e afërt. Gjithë sakrificat ne fakt do ju shkojnë kot. Për financat perspektivat do jene te mira. Fale ndihmës se te afërmve do mund te bëni edhe ndonjë investim me tepër.
Ujori
Nëse jeni ne një lidhje do keni një marrëdhënie me te ngrohte dhe me sensuale me partnerin tuaj gjate kësaj dite. Buzëqeshja dhe lumturia nuk do ju ike asnjë moment nga fytyra. Beqaret mund te kenë disa njohje gjate disa takimeve te punës, por e ardhmja do jete ne dorën e tyre. Buxhetin do dini si ta organizoni qe te mos ju dalin te papritura apo probleme.
Peshqit
Marrëdhënia me partnerin do jete e bekuar nga yjet gjate kësaj dite. Ne çdo moment ju do ndiheni me se miri dhe do ndiheni me fat qe keni bere këtë zgjedhje. Beqaret me pak mundim do arrijnë te afrojnë një person interesant dhe shume shpejt do fillojnë edhe një lidhje me te. Financat nuk do jene problematike, por mire është te kufizoni shpenzimet e panevojshme.