1-Dashi (21 mars-20prill)
Sipas logjikës së yjeve, kjo kohë festash është momenti i përshtatshëm për të pushuar dhe për ta shkëputur vëmendjen nga problemet. Mos ia vini veshin kurrë atyre që ankohen se nuk mund ta ndryshojnë diçka. Të martën përqendrohuni te vetja juaj dhe te gjërat që nuk i keni shumë të qarta dhe më pas kushtojuni vëmendje gjërave që do t’ju emocionojnë ditën e mërkurë. Të dielën do të jetë momenti të shkrini të gjitha energjitë tuaja duke u marrë me aktivitete fizike, gjë që do t’ju lejojë të rifitoni ekuilibrin e brendshëm dhe do të jeni plot ernergji për të filluar mbarë vitin.
2-Demi (21 prill-21 maj)
Jeni nga ato shenja që e kuptojnë kur është koha për të mos menduar më për punën dhe për gjërat praktike por për të shijuar pushimet dhe për t’u argëtuar. Kështu, megjithëse kjo është një periudhë pushimi për shumicën e njerëzve, pengesë për ju mund të bëhet planeti Venus, i cili do të ndikojë në aspektin profesional. Megjithatë, mos u shkurajoni, por përkundrazi mbrojeni fort privatësinë tuaj, duke u marrë vetëm me gjërat urgjente dhe me asgjë tjetër. Të enjten, falë ndikimit të Uranit do të mësoheni me këto ndryshime, duke mundur ndoshta të realizoni një udhëtim si për fillimvit apo një projekt që kishit kohë që e mendonit.
3-Binjakët (22 maj-21 qershor)
Kombinimi i Diellit me Marsin do t’ju bëjë që të ndiheni entuziastë dhe në humor shumë të mirë javën e parë të vitit. Për këtë arsye, të lindurit e shenjës së Binjakëve do të tregohen të vendosur dhe do të ndërmarrin iniciativa. Ditën e martë e të mërkurë do të ndiheni veçanërisht të fortë e inteligjentë, sepse yjet do t’ju ndihmojnë që ta shijoni situatën në të cilën ndodheni. Në fundjavë do t’i ulni armët për t’iu kushtuar diçkaje të ëmbël dhe do shijoni në maksimum fillimin e vitit te ri. Përpiquni të ndieni ndikimin pozitiv të Neptunit, i cili ju fton që ta shijoni këtë qetësi.
4-Gaforrja (22 qershor-22korrik)
Ju jeni njerëz luftëtarë që ju pëlqejnë sfidat dhe gjatë fillimit të javës do të vihet në provë guximi juaj, aftësia për të besuar te ndryshimet që do sjellë viti I ri dhe te mundësia për të qenë ju krijuesit e së tashmes. Të martën, falë mbështetjes së Diellit do të jeni entuziastë dhe do të mund t’ia dilni mbanë. Kurse, falë mbështetjes së Uranit ditën e enjte do të mund të provoni se keni të drejtë dhe mund të bëhet ashtu siç dëshironi ju pa i marrë leje askujt. Më pas, gjatë ditës së parë të fillimit të vitit, falë ndikimit të Neptunit, do të ndiheni disi të mpirë dhe ky do të jetë momenti për t’u çlodhur e për të mos e vrarë shumë mendjen.
5-Luani (23 korrik-22 gusht)
Megjithëse janë të shumtë yjet që tani kujdesen për ju, në ditët në vazhdim, të lindurit e shenjës së Luanëve do të ndihen të paaftë të reagojnë ndaj diçkaje që nuk shkon dhe nuk funksionon ashtu si duhet këto ditë të para të vitit. Kjo pasiguri do t’ju vijë si pasojë e ndikimit të Mërkurit dhe Uranit që do t’ju bëjnë të mos keni shumë besim në gjërat që bëni. Por duke filluar nga dita e enjte, të paktën Urani do t’ju ndihmojë të gjeni besimin në vetvete dhe në forcën shpirtërore. Më pas, Hëna që do të lindë ditën e enjte në shenjën tuaj, do t’ju ndihmojë në synimet e Vitit të Ri. Mos harroni se çdo premtim është një borxh.
6-Virgjëresha (23 gusht-23 shtator)
Ashtu siç ju ndodh shpesh juve, shenjës më kontradiktore të zodiakut, mund të rastisë që të përballeni me situata gjithashtu kontradiktore këtë javë të parë të vitit. Nëse Marsi, i cili është gjithmonë në shenjën tuaj, do t’ju dhurojë pasion, entuziazëm dhe dëshirë për të vepruar, Urani dhe Neptuni mund të bëjnë që t’ju shkojnë përpjekjet kot. Sfida e vërtetë për ju do të jetë që të përshtateni me forcat e momentit pa ushtruar shumë presion. Këtë do të mund ta bëni veçanërisht ditën e diel kur Neptuni do të bëhet shkas që të reshtni së përpjekuri.
7-Peshorja (24 shtator-23 tetor)
Pas periudhës së Vitit të Ri, gjatë së cilës Venusi ju ka bërë protagonistë të mijëra ideve, në ditët në vazhdim do të jenë të tjerët ata që do t’ju diktojnë ritmin dhe mënyrën e të vepruarit. Ndaj është më mirë që të mos kundërshtoni një person pranë jush i cili do që t’i shkojë deri në fund një çështjeje të rëndësishme, sepse në fund do të ketë të drejtë ai. Kënaquni me një rol dytësor gjatë javës së parë të vitit të ri, në mënyrë që të mos shpërdoroni energjitë dhe për të mos krijuar tensione. Gjejeni sërish forcën e përqendrimin, sepse yjet do të vazhdojnë të ndikojnë në shenjën tuaj. Pas pak do të jetë momenti për të vepruar.
8-Akrepi (24 tetor-22 nentor)
Gjatë kësaj jave situata do të jetë e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme dhe ju do të shfaqni prirje për të improvizuar. Kjo do të ndodhë si pasojë e ndikimit të Mërkurit, i cili gjatë ditës së martë e të mërkurë do të sjellë ndryshime për të lindurit e kësaj shenje. Kështu, me Neptunin pranë, do të keni dëshirë të argëtoheni e të mos mendoheni shumë pasi tek e fundit është periudhë pushimesh, të mërkurën do të derdhni të gjitha energjitë tuaja dhe do të shfaqni një lloj padurimi, sepse të tjerët do të jenë të papërgatitur për ndryshimin që keni pësuar. Përpiquni të tregoheni të duruar dhe të kuptueshëm e të mos kërkoni të pamundurën nga personat pranë jush.
9-Shigjetari (23 nentor-21 dhjetor)
Jupiteri dhe Urani janë çifti i planetëve që do të ndikojnë në shenjën tuaj për momentin. Jupiteri është ai që ju bën të ndiheni optimistë, kurse Urani do t’ju bëjë të hezitoni që të bëni sfida dhe ndryshime. Kjo situatë do t’ju rëndojë sidomos fillimin e javës, kur për një moment do të keni ndjesinë se nuk mund të reagoni ndaj asgjëje dhe do të ndiheni të pafuqishëm për të zgjidhur problemet e tanishme. Por kjo do të zgjidhet shumë shpejt ditën e enjte, sepse Urani me ndikimin e tij do t’ju bëjë të besoni në gjërat pozitive që ju presin gjatë vitit që do të vijë. Të dielën përfitoni nga hutimi i partnerit tuaj që të arrini diçka që ju pëlqen.
10-Bricjapi (22 dhjetor-20 janar)
Duhet të bëni kujdes gjatë kësaj jave, kur fenomenet yjore do t’ju bëjnë ta përjetoni me qetësi situatën në të cilën ndodheni. Do të keni shpresa të mëdha e do të ndiheni të aftë të bëni ndryshime të shumta. Por në fakt bëhet fjalë vetëm për një iluzion, i cili do të venitet nga mesi i javës. Megjithatë do të bëni premtime që do t’ju duken të arritshme. Por do të kishte qenë më mirë të merreshit me angazhime më të rëndësishme. Sekreti për ta realizuar këtë është duke mos i dhënë shumë rëndësi personave që ju bëjnë presion.
11-Ujori (21 janar-19 shkurt)
Pavarësisht propozimeve të shumta, gjatë ditëve në vazhdim do të jenë të shumtë planetët që do t’ju sfidojnë që të merrni angazhime e të jeni të vëmendshëm. Do ta keni sidomos problem që të thoni atë që dëshironi si edhe për të realizuar idetë që ditën e hënë do t’ju duken të pamundura. Për fat, situata duket se do të rregullohet gjatë ditës së enjte atëherë kur ju do të mund të mbani nën kontroll lidhjen tuaj, duke ndërmarrë iniciativa që do të përmirësojnë dialogun dhe harmoninë në çiftin tuaj. Mos mendoni të dielën për punën dhe gjërat e ndryshme që duhet të bëni, thjesht sepse nuk keni dëshirë.
12-Peshqit (20 shkurt-20 mars)
Kjo javë kjo do të cilësohet si një nga shenjat më të qeta të momentit. Gjithçka ka lidhje me mënyrën origjinale dhe antikomformiste të të vepruarit dhe me mënyrën se si silleni ju me personat pranë jush. Mos u jepni shumë rëndësi gjërave të ndryshme dhe shijoni praninë e personave që ju argëtojnë. Merrni vetëm gjërat më të mira dhe mos reshtni kurrë së buzëqeshuri. Shijojeni ndikimin pozitiv të Venusit, i cili është ende në shenjën tuaj dhe që ju dhuron energjinë e nevojshme për t’i marrë gjërat me lehtësi.