1-Dashi (21 mars-20prill)
Do ketë vështirësi të mëdha sot në jetën tuaj në çift dhe nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin tuaj. Në disa momente mund të mendoni edhe për ndonjë ndarje. Beqarët nuk do arrijnë dot të bëjnë për vete personin që pëlqejnë dhe do ndihen të vetmuar. Për fat të mirë buxheti do jetë i stabilizuar dhe mund t’ja lejoni vetes të bëni disa shpenzime.
2-Demi (21 prill-21 maj)
Do ju ndryshojë shpesh humori gjatë kësaj dite ju të dashuruarve dhe në disa momente mund të keni edhe debate të forta në çift. Beqarët duhet të dalin disa herë me personat që do njohin e më pas të marrin vendime, po u nxituan mund të gabojnë rëndë. Në planin financiar do arrini ta mbani gjithë kohën të ekulibruar situatën, por nuk do jetë koha për të kryer investime të ekzagjeruara.
3-Binjakët (22 maj-21 qershor)
Mos e detyroni për asgjë partnerin që keni në krah sot sepse nuk keni për të pasur asnjë përfitim nga ajo që do bëni, tregohuni të duruar dhe prisni që gjërat të rregullohen vetë. Beqarët do jenë bujarë, të sjellshëm dhe të ëmbël, prandaj do marrin ftesa pa fund nga persona mjaft interesant. Në lidhje me financat do jetë një ditë me fat, do i kryeni pa frikë të gjitha investimet e menduara.
4-Gaforrja (22 qershor-22korrik)
Merrini gjërat sa më shtruar sot ju që jeni në një lidhje dhe keni për të parë që gjithçka do ju shkojë për mrekulli. Mos mendoni për të ardhmen dhe jepuni përparësi emocioneve të momentit. Beqarët duhet të bëjnë ende durim për të gjetur personin e duhur. Ne planin financiar do gjendeni në vështirësi dhe nuk do arrini dot të kryeni as shpenzimet më të domosdoshme.
5-Luani (23 korrik-22 gusht)
Gjërat nuk do shkojnë shumë mirë sot për ju që jeni në një lidhje dhe gjatë ditës mund të keni edhe debate të vogla në çift. Beqarët do realizojnë takime mbresëlënëse dhe nuk do ju qëndrojnë dot indiferentë personave që do takojnë. Në planin financiar gjërat do ecin mjaft mirë dhe pritet te keni prosperitet e begati, vazhdoni t’i menaxhoni me kujdes të ardhurat dhe shpejt do pasuroheni.
6-Virgjëresha (23 gusht-23 shtator)
Do jeni shumë të qetë sot si ju ashtu edhe partneri juaj dhe do i zgjidhni shpejt të gjitha problemet e vogla që po ua vështirësonin marrëdhënien. Beqarët duhet të këshillohen më parë me disa miq apo familjarë, më pas të marrin vendime. Me shpenzimet mos u tregoni të paduruar sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit atëherë kur nuk e prisni. Kujdes!
7-Peshorja (24 shtator-23 tetor)
Do afroheni edhe me tepër sot ju të dashuruarit për shkak të disa projekteve profesionale që do ju bashkojnë. Sot do flisni për gjithçka me partnerin tuaj, por nuk do harroni dhe t’i shprehni ndjenjat me mënyra nga më të ndryshmet. Beqarët do bëjnë deklarata të forta dashurie dhe do marrin aprovime. Financat do jenë të qëndrueshme, vazhdoni në rrugën e nisur.
8-Akrepi (24 tetor-22 nentor)
Do ndodhin gjëra të rëndësishme sot në jetën tuaj në çift dhe gjithçka ka për të ndryshuar menjëherë, do ndiheni më optimist se kurrë. Beqarët do kenë një ditë të qetë dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Do ju duhet të presin edhe pak për të pasur ndryshimet e ëndërruara. Financat për fat të mirë do përmirësohen ndjeshëm dhe do mund te bëni ndonjë investim të vogël.
9-Shigjetari (23 nentor-21 dhjetor)
Ditë e trazuar ka për të qënë dita e sotme për të dashuruarit, nuk do bini dakord për shumë g Dt. 10/12/2016jëra me partnerin dhe kjo do e përkeqësoje marrdhënien tuaj. Beqarët nuk duhet t’i humbasin shpresat,pasi pritet të ndodhë diçka interesante në mbrëmje. Ne planin financiar nuk do keni aspak vështirësi, përkundrazi do kryeni edhe investime dhe gjendja do mbetet e mirë.
10-Bricjapi (22 dhjetor-20 janar)
Ditë dinamike ka për të qënë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do doni të ndaheni për asnjë çast nga partneri sepse emocionet që do përjetoni pranë tij janë të papërshkrueshme. Beqarët nuk do ndihen ende gati të hedhin hapa dhe nuk do i pranojnë propozimet. Te ardhurat kanë për t’u rritur pa sforcimin më të vogël nga ana juaj, do ndiheni vërtet mirë e të qetë.
11-Ujori (21 janar-19 shkurt)
Ditë sensuale dhe e mbushur me pasion do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje dhe buzëqeshja nuk do ju largohet nga fytyra. Beqarët nuk do jenë ende gati për të filluar një lidhje dhe do refuzojnë disa mundësi të shkëlqyera. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni aspak rreziqe sepse po filluan problemet nuk do dini çfarë të bëni më pas.
12-Peshqit (20 shkurt-20 mars)
Do e shijoni në pafundësi sot ëmbëlsinë e jetës suaj në çift dhe do përjetoni emocione dhe kënaqësi pa fund, do ndiheni me të vërtetë për mrekulli. Beqarët ka mundësi të fillojnë histori dashurie pasionante dhe afatgjata. Financat do kenë disa përmirësime të vogla, por të mjaftueshme për t’iu nxjerrë nga gjendja në të cilën keni rënë.