15:19 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Horoskopi

HOROSKOPI 11/01/2017

07:01 | 11/01/2017
në Horoskopi, Te Gjitha
0
HOROSKOPI. 10/12/2016

1-Dashi (21 mars-20prill)

Familja po ju mban peng të një kujtimi të shkuar. Por duhet të bëni zgjedhjet tuaja dhe të ndiqni momentin pa kthyer kokën pas. Beqarët të mërzitur nga vetmia, do tregohen mjaft sharmantë dhe të hapur në takime vetëm për të ndryshuar statusin. Financat do varen nga mënyra juaj e menaxhimit.

2-Demi (21 prill-21 maj)

Gjithmonë ka qenë instinkti që ju ka udhëhequr në marrëdhënien tuaj në çift. Për këtë arsye nuk keni pse planifikoni deri në detaje një situatë të caktuar sepse çdo gjë do të ndryshojë. Beqarët duhet t’i kenë idetë e qarta çfarë kërkojnë përpara se të vendosin për të ndryshuar statusin. Në planin financiar mundohuni të ruani ekuilibrin.

3-Binjakët (22 maj-21 qershor)

Nëse doni të bisedoni me partnerin  kërkojini një takim. Nuk mund ta marrë me mend nga të tjerët atë që ju intereson juve. Beqarët do kenë një takim të rëndësishëm, pas të cilit do fillojnë të mendojnë për të krijuar edhe lidhje. Financat do jenë të favorizuara nga yjet, mund të bëni edhe investime.

4-Gaforrja (22 qershor-22korrik)

Në këtë moment të jetës suaj mund të zgjidhni një mundësi që do t’ju përfshijë në të gjitha senset edhe profesionalisht edhe personalisht.Tregohuni vigjilentë dhe shfrytëzojeni në maksimum mundësinë që do ju jepet. Beqarët do kenë mbështetjen e madhe të Venusit në dashuri, priten të ndodhin ndryshime për ta. Financat mundohuni t’i menaxhoni me maturi për të shmangur problemet.

5-Luani (23 korrik-22 gusht)

Sot po humbisni bastin me veten. Kishit menduar që do e përfundonit më herët një projekt të caktuar lidhur me marrëdhënien tuaj në çift, por nuk keni arritur as në gjysmë të rrugës. Beqarët do tërhiqen shumë ndaj një personi dhe do mendojnë edhe për krijimin e një lidhje. Financat do kenë disa probleme serioze.

6-Virgjëresha (23 gusht-23 shtator)

Nuk doni të flisni me eprorët për mangësitë e bashkëpunëtorëve tuaj, por në këtë rast do ti hapni shumë telashe vetes. Beqarët do kënaqen me shoqërinë e miqve dhe nuk do e ndjejnë nevojën e një partneri në krah. Financat do jenë të qëndrueshme, mund të kryeni edhe shpenzime pa u frikësuar.

7-Peshorja (24 shtator-23 tetor)

Nuk ka mënyra specifike për t’ju pëlqyer njerëzve të ndryshëm. Nëse jeni interesantë apo jo për të tjerët, nuk duhet t’ju shqetësojë kaq shumë, mjafton vetëm mendimi i partnerit tuaj. Beqarët nuk do jenë të vendosur për të hedhur hapa për të ardhmen, por do argëtohen me aventurat kalimtare. Plutoni do ndikojë pozitivisht tek financat, mund të bëni dhe ndonjë shpenzim të tepërt.

8-Akrepi (24 tetor-22 nentor)

Edhe pse nuk jeni në kushte të mira fizike sot, do të keni mjaft punë dhe impenjime të cilat duhet ti zgjidhni patjetër brenda ditës. Beqarët, nën ndikimin e Venusit do jenë sharmantë gjatë gjithë kohës dhe do bëjnë për vete këdo që pëlqejnë. Financat do jenë të mira, nuk keni arsye për t’u shqetësuar.

9-Shigjetari (23 nentor-21 dhjetor)

Nëse doni të ndryshoni diçka tek vetja apo në jetën tuaj sentimentale  sot është dita ideale. Çdo gjë mund të fillojë të funksionojë ndryshe që sot. Beqarët edhe pse do realizojnë takime pa fund, nuk do kenë ndryshime në jetën sentimentale. Financat do jenë të mira edhe për të shpenzuar.

10-Bricjapi (22 dhjetor-20 janar)

Ka gjëra që mund të përmirësoni gjatë ditës tuaj, por për këtë ju nevojitet pak kohë në dispozicion. Bëni mirë të dëgjoni këshillat e partnerit ose të miqve tuaj të afët. Beqarët do realizojnë takime interesante, por nuk do jenë të vendosur për të krijuar lidhje. Në planin financiar tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet.

11-Ujori (21 janar-19 shkurt)

Keni zgjedhur mënyrën më të mirë për të kaluar ditën ju të dashuruarit. Duke ju përkushtuar njëri-tjetrit dhe duke larguar nga vetja çdo lloj forme stresi apo tensioni që mund t’ju lëndojë. Beqarët do kenë takime interesante, por duhet t’i japin rëndësinë e duhur nëse duan të bëjnë ndryshime në jetën sentimentale. Financat do të jenë të mira nëse shpenzoni me maturi dhe kujdes.

12-Peshqit (20 shkurt-20 mars)

Përpara se t’i përgjigjeni në mënyrë të pasjellshme partnerit  bëni mirë të reflektoni. Mund të ndryshojnë pozicionet tuaja në të ardhmen. Beqarët të vendosur për të bërë për vete personin që pëlqejnë do tregohen më tepër joshës dhe sharmantë në takime. Financat do arrini t’i mbani nën kontroll.

Etiketa: horoskopishenjat
Pas

Vjen kundërpërgjigja ruse, Putin rrethon Moskën me sistem raketor “S-400” (FOTO)

Para

MOTI 11/01/2017

Para
Moti. 10.12.2016

MOTI 11/01/2017

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjashtë efektiv policie në Elbasan dërgohen në gjyq për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Itali/ Shpërthen vullkani Etna, retë e tymit arrijnë në disa km lartësi

Masat për maturën shtetërore: Lini telefonat në shtëpi, penalitete nxënësve e mësuesve që shkelin rregullat

Bisedimet Rusi-Ukrainë/ Delegacionet bisedojnë në Stamboll me përfaqësues të Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë

Itali/ Shpërthen vullkani Etna, retë e tymit arrijnë në disa km lartësi

Vrasja në tale të Lezhës, shpallet në kërkim i dyshuari që ekzekutoi Pjetër Kazën, dyshohet për hakmarrje

Tensionohet situata te Serbia në prag të ndeshjes me Shqipërinë, trajneri i kombëtares: Iki që nesër nëse jam unë problemi

EMRI/ Kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë gjatë detyrës, arrestohet 39-vjeçari në Vlorë

Tatimet apel bizneseve: Deri kur të futet në fuqi ‘paqja fiskale’ duhet të paguani detyrimet

Vuçiç pretendon se në Serbi pati tentim për grusht shteti

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.