13:23 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Horoskopi

HOROSKOPI 11/04/2017

07:06 | 11/04/2017
në Horoskopi, Te Gjitha
0
HOROSKOPI. 10/12/2016

Dashi 
Jeta juaj në çift do jetë tejet e privilegjuar gjatë kësaj dite. Do keni besim të plotë tek partneri dhe me të do ndiheni të sigurtë për të berë edhe ndonjë çmenduri. Beqarët do përzgjedhin tej mase dhe nuk do arrijnë dot as sot ta gjejnë personin që kanë ëndërruar. Financat nuk do i menaxhoni dot ashtu si do donit kështu që gjendja ka për të qenë ende delikate.

 

Demi 
Venusi premton gëzim pafund dhe emocione të veçanta gjatë kësaj dite. Nuk do ndiheni për asnjë moment të mërzitur. Beqarët nuk do kenë mundësi për lidhje serioze, por nuk do ju mungojnë rastet për aventura kalimtare të jashtëzakonshme. Financat nuk do jenë të këqija, megjithatë merrni garanci ose bëni parashikime para se të bëni investime të mëdha.

 

Binjakët
Kjo e sotmja do jetë një ditë pozitive për ata që janë në një lidhje. Herë pas here do i pushtojë edhe pasioni i zjarrtë. Beqarët do kenë takimin me të veçantë të jetës së tyre. Me personat e rinj shumë shpejt do fillojnë edhe lidhje serioze, romantike dhe afatgjata. Me shpenzimet tregohuni sa më të matur që të mundeni sepse vetëm kështu do shmangni problemet.


Gaforrja

Duhet të jeni më të duruar sot ju të dashuruarit në mënyrë që t’i kaloni shpejt disa mosmarrëveshje të vogla që do ju dalin. Po u nxituat mund të thoni gjera të pamenduara dhe të gabuara. Beqarët do vazhdojnë ende të jenë në kërkim të dashurisë së madhe, por pa ndonjë rezultat. Sektori i financave ka për të qenë euforik. Do kryeni çdo lloj shpenzimi që keni dashur.

 

Luani
Jeta juaj në çift ka për të pasur goxha tronditje gjatë kësaj dite. Nuk do doni të toleroni aspak dhe gjatë gjithë kohës do mundoheni të dalë e juaja. Beqarët do interesohen mjaft për një person, por kur ta kenë më pranë do zhgënjehen. Ende nuk do ketë ndryshime në status. Sektori i financave ka për të qenë shumë herë më i mirë dhe më i qëndrueshëm.

 

 

Virgjëresha
Nëse kohët e fundit keni kaluar ditë të vështira dhe të turbullta ju të dashuruarit, sot gjerat do fillojnë të normalizohen. Dielli do ua ngrohë lidhjen dhe do ndiheni më të qetë. Beqarët duhet të maten disa herë para se të hedhin hapa sepse në të kundërt mund të gabojnë. Në planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri kështu që mund të bëni edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Peshorja
Edhe pse gjerat do jenë më të vështira sot për ju të dashuruarit, sërish do ja dilni mbanë të ruani një klimë të ngrohtë. Durimi, qetësia dhe mirëkuptimi janë çelësi  për ta arritur këtë. Beqarët do bëjnë mirë të qëndrojnë gjithë kohës me këmbë në tokë sepse në të kundërt do gabojnë dhe do lëndohen. Financat do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme kështu që mos u shqetësoni.

 

Akrepi
Çiftet do kenë disa mosmarrëveshje të vogla në orët e para të mëngjesit, por pas mesditës situata do fillojë të normalizohet. Ju të dashuruarit do keni një takim të jashtëzakonshëm i cili do ua ndryshojë drejtimin dhe do ju bëjë të ndiheni shumë më mirë. Financat do dini si t’i organizoni dhe do e mbani gjithë kohës nën kontroll situatën. Asgjë e keqe nuk do ju ndodhë.

 

Shigjetari
Jeta juaj në çift do rrjedhë më së miri gjatë kësaj dite. Mes jush dhe atij që keni në krah nuk do ketë aspak probleme, përkundrazi duke shprehur më tepër ndjenjat ambienti do jetë plot ngjyra. Beqarët nuk do kenë për çfarë të qahen për asnjë moment sepse miqtë e ngushtë nuk do i lënë të mërziten aspak. Buxheti ka rrezik të destabilizohet tej mase për shkak të disa shpenzimeve të pamenduara që keni kryer.

Bricjapi

Kjo e sotmja nuk do jetë dita ideale për të marrë vendime shumë të rëndësishme kështu që më mirë mos tentoni. Mundohuni vetëm të ruani një klimë sa më të ngrohtë. Beqarët do e dashurojnë edhe më shumë jetën pasi të realizojnë një takim mbresëlënës gjatë pushimit të drekës. Në planin financiar, sido që të jetë situata juaj, mirë është të shmangni investimet e konsiderueshme.

 

Ujori

 

Ka rrezik që sot të ketë trazira dhe debate mes jush dhe atij që keni në krah. Mosmarrëveshjet kanë për të qenë goxha të forta. Për beqarët gjerat do fillojnë të marrin tjetër drejtim. Disa të afërm do i prezantojnë me persona mjaft tërheqës dhe seriozë. Mërkuri do jetë planeti që do ju ndihmojë t’i stabilizoni dhe madje edhe t’i përmirësoni të ardhurat. Do ndiheni mirë në këtë plan.

 

Peshqit
Ju të dashuruarit duhet të jeni më seriozë dhe më të kuptueshëm gjatë kësaj dite sepse sot do jetë një ditë disi e ndërlikuar. Po e kaluat me sukses ditën gjerat do fillojnë të përmirësohen më vonë. Beqarët do jenë tmerrësisht joshës dhe do bëjnë për vete cilindo që do pëlqejnë. Gjendja financiare do jetë goxha e kënaqshme edhe pse do kryeni pak më tepër shpenzime nga zakonisht.

Etiketa: horoskopishenjat
Pas

Dritan Hila kundër Ramës: Tani e kuptoj pse të gjithë i shajnë komunistët, veç juve ju kam parë të keni turp nga nëna juaj

Para

MOTI 11/04/2017

Para
Moti. 10.12.2016

MOTI 11/04/2017

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zgjidhjet e 11 majit/ Materialet zgjedhore mbërrijnë në KZAZ Kukës, kryetari i komisionit: Gjithçka gati!

Kreditë me probleme ranë sërish lehtë në mars, prekin minimum të ri për 17 vitet e fundit

Kapja e 120 kg kokainë, 8 të arrestuar në Spanjë, mes tyre një shqiptar

Zgjedhjet e 11 majit “blindojnë” burgjet, masa të rrepta sigurie nga Policia e Shtetit. Mbi 3 mijë të dënuar me të drejtë vote

“Është kryevepër”/ Rama inspekton punimet e reja në aeroportin “Nënë Tereza”: Do jetë ndër më të bukurit e Europës

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura edhe të shtunën, më 10 maj/Lehtësim për qytetarët për tërheqjen e kartave të identitetit

Shkodër/Aksident mes dy motorësh në Unazën Lindore, plagoset 24-vjeçari

Greqi/ Shpërthen bombula e gazit, 15-vjeçarja shqiptare pëson djegie të rënda

Prej 6 ditësh i humbur nën “malin” e rërës dhe kromit, trupi i pajetë i Ardit Beshiri u gjet 4 km larg vendngjarjes

LAJMI I FUNDIT/E zuri poshtë masivi i dheut, gjendet trupi i pajetë i 29-vjeçarit në Klos

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.