Dashi
Mjedisi yjor ka rrezik të nxitë ata që janë në një lidhje të shohin diku tjetër dhe të tundohen nga dikush. Marrëdhënia në çift nuk ka për të qenë e mirë. Beqarët do i hedhin sytë tek personat që janë tashmë në një lidhje dhe jo vetëm që do lëndohen vetë, por mund t’iu prishin punë edhe të tjerëve. Për fat të mirë financat do jenë të shkëlqyera dhe do mund të bëni çdo investim që dëshironi.
Demi
Ditë shumë e ekuilibruar do jetë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do merreni vesh mjaft mirë me atë që keni në krah dhe nuk do ju dalin aspak mosmarrëveshje. Beqarët duhet të përfitojnë sa më shumë që të mundin nga mundësitë që do iu jepen për njohje sepse më vonë kanë për t’u penduar. Të ardhurat do përmirësohen më tepër nga sa kishit menduar.
Binjakët
Nëse keni diçka për t’i thënë partnerit tuaj gjatë kësaj dite, përgatiteni fillimisht terrenin. Gjerat në këtë mënyrë kanë për t’iu ecur më mirë. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme, të mbushur me flirte dhe joshje, por pa ndonjë ngjarje të rëndësishme për t’u shënjuar. Në planin financiar do jetë Venusi planeti më i rëndësishëm i cili do ua qartësojë idetë dhe nuk do ju lejojë të gaboni.
Gaforrja
Për ata që janë në një lidhje do ketë ndodhi vërtet interesante sot. Si ju ashtu edhe ai që keni në takime, por asnjeri prej tyre nuk do jetë aq interesant sa ata do dëshironin. Sektori i financave do fillojë të normalizohet. Do jeni tejet të matur me çdo gjë dhe do mendoni me tepër për të ardhmen.
Luani
Sido që të vijnë punët në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite, mirë është që të mos merrni vendime përfundimtare. Yjet herë pas here do ju bejë të palogjikshëm dhe mund të gaboni. Beqarëve nuk do ju mungojnë takimet, por personat nuk do i përmbushin të gjitha kërkesat që ata duan. Me shpenzimet do ju duhet pak më shumë përkujdes dhe maturi në mënyrë që të mos keni tronditje të forta.
Virgjëresha
Nëse nuk doni t’i ndërlikoni edhe më shumë gjerat në jetën tuaj në çift gjatë kësaj ditë mirë është të tregoheni më të hedhur e më të matur. Partneri për fatin e keq do jenë me nerva dhe mund t’iu thotë edhe gjera të gabuara. Beqarët duhet të presin edhe pak kohë për të hedhur hapa sepse sot yjet nuk do jenë në favorin e tyre. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, por as të këqija fare.
Peshorja
Ju të dashuruarit do kaloni një ditë delikate dhe të mbushur me debate sot. Për çdo gjë do ziheni madje do kapeni edhe pas disa detajeve në dukje pa ndonjë rëndësi. Beqarët do marrin disa ftesa të papritura të cilat, ndryshe nga sa ata mund ta mendojnë, do ua ndryshojnë jetën për mirë. Financat do jetë tej mase problematike. Pa ndihmën e specialisteve dhe të afërmve nuk do ja dilni dot.
Akrepi
Ju të dashuruarit do doni të përjetoni eksperienca dhe emocione të reja gjatë kësaj dite. Flisni hapur me partnerin tuaj për këtë gjë dhe ai do jetë i gatshëm të bejë gjithçka që do mundet. Beqarët do kenë me tepër mundësi për aventura sesa për lidhje serioze. Në planin financiar, për fat të keq, problemet nuk do zhduken si me shkop magjik. Kërkoni sa më parë ndihmën e specialistëve.
Shigjetari
Mundohuni të mos tregoheni shumë autoritarë me partnerin tuaj gjatë kësaj dite sepse kjo sjellje mund t’iu sjelle probleme të mëdha më vonë. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë dojete normalizohet pas masave që keni marrë kohet e fundit. Vazhdoni kështu dhe keni për ta parë sesi do ndryshoje situata.
Bricjapi
Sot do ndiheni mjaft mirë ju të dashuruarit dhe do merrni frymë lirisht. Partneri do ju bejë aq të lumtur në disa momente saqë do doni që dita të mos mbaroje asnjëherë. Beqaret do kenë plot njohje të reja, por duhet të presin pak kohë para se të hedhin hapa të rëndësishme. Financat do kenë përmirësime të mëdha kështu që mund të përgatiteni edhe për investime të rëndësishme.
Ujori
Ju që jeni tashme në një lidhje keni për të pasur një ditë të bukur, po pa ndonjë gjë të re. Mundohuni të kaloni sa më shumë kohë me partnerin. Beqarët nuk do ndihen gati për të hedhur hapa dhe do i refuzojnë pa u munduar dy herë, të gjitha ftesat që do iu bëhen. Të ardhurat kanë për të pasur përmirësime të jashtëzakonshme, madje edhe më të mira nga sa e kishit menduar.
Peshqit
Ju që jeni në një lidhje do keni diskutime të gjata më partnerin tuaj dhe më në fund do merrni disa vendime të rëndësishme. Ata që kanë pasur hatërmbetje do i zgjidhin të gjitha. Beqarët nuk do jenë të zotet me joshjen dhe ka rrezik t’iu ikin nga duart disa persona me vlera të mëdha. Buxhetin do dini gjithë kohës sesi ta menaxhoni kështu që në këtë plan nuk do ju dalin të papritura.