1-Dashi (21 mars-20prill)
Ditë shumë e tensionuar do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do kapeni edhe pas gjërave më elementare dhe pa ndonjë rëndësi të madhe. Beqarët nga ana tjetër do jenë të pavendosur dhe nuk do dinë çfarë hapash të hedhin. Në planin financiar shumë gjëra do ecin keq dhe mund të gjendeni në vështirësi të mëdha. Vetë nuk do ja dilni dot mbanë.
2-Demi (21 prill-21 maj)
Silluni mirë me partnerin tuaj gjatë kësaj dite pasi në të kundërt ai do mërzitet dhe do ju largohet. Mos bëni gabime për të cilat do pendoheni. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me aventura dhe kënaqësi të veçanta. Shfrytëzojeni gjithsecilën deri në maksimum. Buxheti vërtet do jetë i mirë, por kjo nuk do të thotë që ju të shpenzoni me sy mbyllur.
3-Binjakët (22 maj-21 qershor)
Ditë e jashtëzakonshme do të jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Çdo moment do jetë vezëllitës dhe plot ngjyra. Beqarët më në fund do realizojnë një takim mbresëlënës i cili do ua ndryshojë jetën më shpejt nga sa ata mund ta mendonin. Në planin financiar duhet t’i rregulloni sa më parë problemet që keni pasur sepse nëse i lini pas dore situata mund të ndërlikohet më shumë.
4-Gaforrja (22 qershor-22korrik)
Gjatë ditës së sotme ata që janë në një lidhje do jenë në harmoni të plotë me njëri-tjetrin. Do kaloni vetëm çaste të bukura me atë që keni në krah dhe do ndiheni si mbi re. Beqarët nuk duhet t’iu qëndrojnë indiferentë personave që do iu propozojnë sepse ndër ta mund të jetë edhe ai i duhuri. Për financat do jetë një ditë disi delikate. Kujdes me çdo shpenzim që do kryeni.
5-Luani (23 korrik-22 gusht)
Duhet të reflektoni gjerë e gjatë sot ju të dashuruarit para se t’i kërkoni diçka partnerit. Mirë është të mos e ekzagjeroni sepse do e bëni partnerin tuaj të ndihet keq. Beqarët do kenë një ditë të qetë dhe pa ndonjë takim impresionues. Nuk ka ardhur ende dita e tyre me fat. Financat do jenë delikate kështu që përveç shpenzimeve të domosdoshme mos kryeni asgjë me tepër.
6-Virgjëresha (23 gusht-23 shtator)
Falë mjedisit të përshtatshëm yjor, sot do ketë surpriza të njëpasnjëshme në jetën tuaj në çift. Do ndiheni shpesh si nëpër ëndrra dhe nuk do doni të zgjoheni për asnjë çast. Beqarët do dinë si ta joshin personin që pëlqejnë dhe ka mundësi të kenë disa ndryshime në jetën sentimentale. Në planin financiar, asgjë nuk do mund ta prishë ekuilibrin që mbizotëron.
7-Peshorja (24 shtator-23 tetor)
Ditë mjaft dinamike ka për të qene kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Gjithçka që keni dashur do ju plotësohet dhe emocionet do jenë të forta. Beqarët do kenë një ditë të trazuar dhe nuk do kenë as kohë dhe as dëshirë të mendojnë për jetën sentimentale. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme kështu që bëni kujdes me çdo lloj shpenzimi.
8-Akrepi (24 tetor-22 nentor)
Ditë mjaft romantike do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do ja kaloni më së miri pranë partnerit tuaj dhe nuk do keni asgjë për çfarë të ankoheni. Beqarët do kenë një ditë me shumë fat dhe do realizojnë takimet e ëndërruara. Shumë gjerë do jenë ndryshe për ta. Në lidhje me financat do gjendeni në veshtirësi, me shumë mundësi do përfundoni duke kërkuar hua të afërmve tuaj.
9-Shigjetari (23 nentor-21 dhjetor)
Do tregoheni tmerrësisht autoritarë sot ju të dashuruarit dhe kjo mund të sjellë pasoja në ecurinë e jetës tuaj në çift. Ndryshoni sa pa qene vonë. Beqarët nuk duhet të ndërmarrin shumë rreziqe vetëm për ta ndryshuar statusin e tyre, pasi shumë shpejt diçka e bukur do ndodhë natyrshëm. Në planin financiar do jeni mjaft të kthjellët dhe nuk do bëni aspak gabime.
10-Bricjapi (22 dhjetor-20 janar)
Ditë e këndshme dhe e mbushur me emocione ka për të qene kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Shfrytëzojeni sa më shumë që të mundeni. Beqarët do jenë gati për çdo lloj çmendurie vetëm që të arrijnë ta bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Të ardhurat do fillojnë dalëngadalë të përmirësohen falë strategjisë strikte që keni ndjekur kohët e fundit.
11-Ujori (21 janar-19 shkurt)
Sot do jeni shumë pasionantë ju të dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin ka për t’u ndezur flakë. As nuk e kishit menduar një ditë të tillë. Beqarët do jenë me fat në dashuri dhe do mund të fillojnë një lidhje të qëndrueshme shumë më shpejt nga sa mendonin. Financat edhe pse do mundoheni nuk do arrini dot t’i mbani të stabilizuara. Në këtë sektor do gjendeni në vështirësi.
12-Peshqit (20 shkurt-20 mars)
Për çiftet ka për të qene një ditë jashtëzakonisht e veçantë. Partneri do ju bejë disa propozime të çmendura, por nëse do i pranoni do kaloni një ditë të paharrueshme. Beqarët nuk do jenë të kënaqur me takimet që do realizojnë dhe do preferojnë të mos hedhin hapa. Në planin financiar duhet t’i bëni me kujdes llogaritë në mënyrë që të mos ju dalin të papritura të pakëndshme.