Dashi
Për fat të mirë jeta juaj në çift do jetë shumë më e animuar sot. Do bëni edhe gjëra të cilat më parë as nuk i mendonit ose ju dukeshin të tepruara. Kur zemra flet asgjë nuk e ndalon dot. Beqarët gjithashtu do realizojnë takimin që e kanë pritur prej kohesh. Lidhur me financat duhet thënë se nëse do dini t’i vini fre vetes çdo gjë ka për të ecur mirë dhe nuk do keni tronditje.
Demi
Nuk do mund të jeni aspak të qetë sot ju të dashuruarit pasi yjet do i keni kundër gjithë kohës. Debatet me partnerin do jenë të vazhdueshme, madje edhe për gjëra të kota. Beqarët do bëjnë mirë të dalin në kohen e lirë dhe jo të mbyllen në shtëpi, pasi vetëm ashtu do mund ta gjejnë princin e kaltër. Në planin financiar do jeni të palogjikshëm dhe duke shpenzuar pafund mund të keni probleme shumë shpejt.
Binjakët
Jeta juaj në çift do marrë drejtimin e shumëpritur gjatë kësaj dite. Jupiteri do ndikojë pafund dhe do ju nxisë t’i shprehni ndjenjat dhe të përgatisni edhe surpriza për atë që keni në krah. Beqarët do kenë disa takime, por do duan më shumë siguri për të hedhur hapa më tutje. Në planin financiar yjet do ju këshillojnë mirë dhe do e mbani gjithë kohës situatën nën kontroll.
Gaforrja
Do jeni rivale të fortë me partnerin tuaj sot, por kjo gjithmonë për mirë. Secili do mendoje të bejë surprizën më të bukur dhe do mundohet që çdo çast të jetë sa më emocionues. Shfrytëzojeni çdo moment sikur të ishte i fundit. Beqarët do kenë flirte interesante, por asgjë më shumë sesa aq. Buxheti do të jetë imië.
Luani
Për të dashuruarit kjo e sotmja ka për të qenë një ditë e qetë e mbushur me ngrohtësi dhe sensualitet. Buzëqeshja do mbizotërojë gjithë kohen në fytyrën tuaj. Beqarët do merren me gjëra më të rëndësishme sesa kërkimi i dashurisë kështu që statusi edhe sot do mbetet i njëjtë. Financat do kenë aq shumë përmirësime saqë do ju duket edhe vetë cudi.
Virgjëresha
Mundohuni që, edhe nëse do keni shumë punë, të mos e lini pas dore partnerin tuaj gjatë kësaj dite. Herë pas here ai do ketë vërtet nevojë për mbështetjen tuaj dhe për disa fjalë të ngrohta. Beqarët do i bëjnë të gjitha përpjekjet për ta tërhequr pas vetes një person që pëlqejnë dhe do ja arrijnë qëllimit. Gjendja e financave ka për të qenë e mirë dhe mund të bëni edhe investime më të mëdha.
Peshorja
Sot do i mendoni gjerat më shumë kujdes ju të dashuruarit dhe do ngrini edhe pikëpyetje për jetën në çift. Nëse keni ndonjë dyshim më e mira do jetë të flisni hapur me partnerin sesa t’i mbani ato përbrenda apo të bëni gjera fshehurazi. Beqarët do kenë takime, por përveç aventurave nuk do ketë asgjë më shumë. Në planin financiar do keni sukses më shumicë.
Akrepi
Për të dashuruarit kjo ka për të qenë një ditë e zakonshme dhe pa ndonjë emocionë më tepër nga më parë. Mundohuni të paktën të mos debatoni për gjera pa vlerë. Për beqarët do jetë ditë e shkëlqyer. Ata jo vetëm që do kenë takime, por mund të ndihen edhe gati për të filluar lidhje pasionante. Buxhetin, më pak mundim, do arrini ta mbani gjithë kohës të stabilizuar.
Shigjetari
Dita e sotme nuk do jetë shumë e mirë për ata që janë në një lidhje sidomos mëngjesi dhe dreka. Mund të lindin debate sidomos për shoqërinë që frekuenton gjithsecili. Beqarët do ndihen me gati se kurrë për të filluar edhe ndonjë aventurë kalimtare vetëm që të mos qëndrojnë më vetëm. Financat nuk do jenë aspak të këqija. Me pak durim dhe këmbëngulje mund të arrini edhe ndonjë përmirësim.
Bricjapi
Jeta juaj në çift nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme gjatë kësaj dite. Merrni sa më shpejt disa masa në mënyrë që situata të konsolidohet dhe të vijnë përmirësimet. Beqarët do kenë takime, por nuk do ndihen shumë të sigurtë sa për të hedhur hapa më tej. Në planin financiar do ju duhet të merrni masa drakonike në mënyrë që gjendja të ketë përmirësime.
Ujori
Planetët do e mbrojnë gjatë gjithë kohës sot jetën tuaj në çift dhe nuk do lejojnë për asgjë çast që mes jush dhe partnerit të ketë debate apo mosmarrëveshje. Edhe beqarët kanë për të pasur një ditë goxha të mirë. Jeta e tyre do marrë rrjedhën e shumëpritur. Financat me vështirësi do i menaxhoni sepse kufizimi i shpenzimeve nuk është pika juaj më e fortë. Me pak mundim , por do ja dilni ta mbani situatën nën kontroll.
Peshqit
Merkuri do ju bejë më romantike gjatë kësaj dite dhe marrëdhënia me partnerin ka për të qenë shumë më e bukur dhe emocionuese. Beqarët nuk do preferojnë për asnjë moment të dalin me personat që do i ftojnë duku humbur kështu mundësi të shkëlqyera. Buxhetin jo vetëm që do e menaxhoni me kujdes, por do gjeni edhe mënyrat më të mira që shumë shpejt gjendja të përmirësohet.