DASHI
Do keni nevojë në çdo moment për partnerin tuaj sot në mënyrë që të merrni frymë lirisht. Beqarët do ndihen gati për të bërë edhe çmenduri vetëm që ta gjejnë personin ideal.
DEMI
Disa persona do mundohen t’ua prishin harmoninë në çift gjatë kësaj dite. Gjendja financiare do jetë më e privilegjuar dhe do keni mundësi edhe të dilni.
BINJAKËT
Do e keni të vështirë t’i rezistoni tundimit gjatë kësaj dite dhe ka rrezik ta tradhtoni që në mesdite partnerin tuaj. Do i hapni telashe vetes dhe do vuani tej mase.
GAFORRJA
Asgjë katastrofike nuk ka për të ndodhur sot në jetën tuaj në çift. Beqarët nga ana tjetër do kenë mundësi reale për të ndryshuar statusin.
LUANI
Do ndiheni shumë të turbullt gjatë kësaj dite juve që jeni në një lidhje dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Mirë do jetë të mbani paksa distancë nga partner.
VIRGJËRESHΑ
Çdo gjë që keni dashur do ju plotësohet sot juve që jeni në një lidhje, prandaj do ndiheni më mirë se kurrë më parë. Partneri do ju gjendjet në çdo moment pranë.
PESHORJA
Vazhdoni të tregoheni tolerantë dhe të kuptueshëm me partnerin tuaj sot në mënyrë që gjërat t’iu ecin si duhet. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme.
AKREPI
Ditë mjaft interesante kjo e sotmja. Do i shtoni dozat e intimitetit dhe do kaloni më tepër kohë me partnerin. Beqarët nuk duhet të tregohen shumë kapriçozë.
SHIGJETARI
Do jeni më të hapur me partnerin dhe do sqaroheni me të. Beqarët do fillojnë një jetë shumë më ndryshe falë takimeve të mahnitshme që do realizojnë që ditët e para.
BRICJAPI
Nëse kohët e fundit gjërat nuk kanë ecur mirë me atë që keni në krah, duhet patjetër të flisni hapur. Në planin financiar do keni goxha probleme.
UJORI
Dita e sotme nuk do jetë aspak e qëndrueshme për ata që janë në një lidhje. Në planin financiar do përballeni me sfida mjaft të vështira.
PESHQIT
Do ndiheni më mirë se një ditë më parë sot prandaj do merrni edhe vendime me rëndësi. Të dy do keni të njëjtat ide dhe mendime lidhur me shumë gjëra.
Discussion about this post