1-Dashi (21 mars-20prill)
Duket se më në fund ka ardhur dita juaj. Ju keni një vizion të qartë për jetën dhe ju pëlqen ta ndani atë me të tjerët. E ndjeni të nevojshme të shprehni veten dhe të ndihmoni personat e tjerë të gjejnë drejtimin e duhur. Sot do keni mundësi të komunikoni me njerëzit përreth dhe ata do jenë shumë të hapur ndaj ideve tuaja. Sektori financiar do të jetë I ekulibruar.
2-Demi (21 prill-21 maj)
Nisni një faqe të re në jetën tuaj dhe përqëndrohuni vetëm tek vetja, për pak kohë. Kështu do keni mundësi të reflektoni mbi ngjarjet e fundit dhe do arrini të gjeni qetësinë tek vetja. Shfrytëzojeni në maximum energjinë pozitive që ju karakterizon, pasi do ju ndihmojë të zgjidhni disa çështje personale. Buxheti do vijë duke u përmirsuar dhe do të keni mundësi të shpenzoni.
3-Binjakët (22 maj-21 qershor)
Ju pëlqen të jeni gjithmonë në praninë e njerëzve të tjerë dhe të takoni persona të rinj. Kjo është mënyra juaj për të shprehur veten dhe mendimet tuaja. Beqarët gjatë kësaj dite mund të takojnë një person të veçantë dhe çuditërisht, do ju duket si déjà vu. Në mënyrë instinktive, do keni dëshirë ta njohin më shumë. Në sektorin financiar do të gjendeni në vështirësi! Kujdes!
4-Gaforrja (22 qershor-22korrik)
Sot do jetë përsëri një ditë e qetë dhe ju do keni mundësi të relaksoheni dhe të vlerësoni gjërat e vogla të jetës tuaj. Përfitoni nga kjo gjëndje në të cilën ndodheni, pasi do ju ndihmojë të organizoni mendimet tuaja. Tregohuni të kujdesshëm që të mos sillni kujtime të trishtuara, por fokusohuni vetëm tek gjërat pozitive. Beqarët do preferojnë të kalojnë një ditë pranë miqve të tyre. Buxheti do të jetë i stabilizuar.
5-Luani (23 korrik-22 gusht)
Shpesh herë, e keni të vështirë të merrni vendime dhe kjo vjen për shkak se nuk e dini se çfarë kërkoni. Ndryshe nga herët e tjera, sot do jeni në paqe me veten dhe nuk do mendoheni gjatë për të marrë një vendim të rëndësishëm, në lidhje me jetën tuaj private. I keni mendimet e qarta dhe ndjeheni të sigurtë në vetvete. Beqarët edhe pse nuk ndihen gati për njohje te reja, por do të takojnë dikë që do ti mahnisë. Në lidhje me buxhetin është koha e duhur për të bërë investime.
6-Virgjëresha (23 gusht-23 shtator)
Sot do ju kthehen disa kujtime të fëmijërisë, të cilat do ju çojnë në ato vende ku jeni rritur dhe ku është formuar personaliteti juaj. Këto kujtime do jenë të bukura dhe melankolike njëkohësisht. Shiheni këtë si një mundësi të mirë për të rigjetur veten dhe për të organizuar mendimet tuaja. Beqarët do ti përkushtohen punës dhe nuk do kenë interes për të pasur takime.
7-Peshorja (24 shtator-23 tetor)
Sot do ju përfshijë një ndjenjë e çuditshme dhe mendoni se është koha e duhur për tu marrë me nevojat e familjarëve tuaj. Do përballeni me shumë situata të ndërlikuara, kështu që nuk ka problem nëse dëshironi kohë për të menduar gjërat. Të afërmit dhe partneri do ju japin hapësirën e duhur për të reflektuar. Në sektorin financiar duhet të tregoheni të kujdesshëm, pasi do përballeni me probleme.
8-Akrepi (24 tetor-22 nentor)
Sot do zgjoheni plot me energji pozitive dhe gati për të filluar ditën. Pas shumë kohësh, jeni në paqe me veten dhe arrini ti shihni gjërat më qartë. Ndajeni këtë ndjenjë të bukur me të dashurit tuaj. Do mësoheni me praninë e kësaj ndjesie dhe do e keni të vështirë që të zbrisni me këmbë në tokë, por nuk ka arsye pse të nxitoni. Financat do të jenë të mira, mund të shpenzoni pa u shqetësuar gjatë kësaj dite.
9-Shigjetari (23 nentor-21 dhjetor)
Sot do ju duhet të përballeni me tensionin e krijuar në marrëdhëniet tuaja me personat që ju rrethojnë. Ju duket sikur askush nuk arrin të kuptojë situatën në të cilën ndodheni dhe kjo ju bën të ndjeheni vetëm. Kërkojeni mbështetjen tek të afërmit tuaj, pasi janë të vetmit që nuk ju zhgënjejnë asnjëherë. Qëndroni të qetë dhe gjërat do shkojnë mirë. Në lidhje me buxhetin do gjendeni në vështirësi, tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet.
10-Bricjapi (22 dhjetor-20 janar)
Ndonjëherë, të gjithë ndjehemi si të humbur. Një moment duam të vemë në lëvizje të gjithë botën me anë të energjisë tonë dhe një moment tjetër, mendojmë se të gjitha përpjekjet janë të kota. Mos harroni se ky është realiteti dhe nuk duhet të lejoni që kjo tju pengojë në rrugën që keni nisur. Duhet të jeni vigjilentë dhe mos të demoralizoheni gjatë kësaj dite. Buxhetin do arrini ta keni nën kontroll.
11-Ujori (21 janar-19 shkurt)
Ju keni aftësi të mira për të përmbushur detyrat tuaja në kohë, por sot nuk është dita juaj. Gjërat rreth jush janë duke lëvizur shpejt dhe ju duket sikur nuk po arrini të kapni ritmin e tyre. Përpiquni të mos e stresoni veten dhe merrini gjërat lehtë. Nuk është turp të dorëzoheni në momente të caktuara. Të gjitha ngjarjet e jetës, shërbejnë si mësim për të ardhmen. Buxheti do jetë I qëndrueshëm, por duhet të shpenzoni me maturi.
12-Peshqit (20 shkurt-20 mars)
Një ndërhyrje nga disa njerëz të afërt do të mundësojnë zgjidhjen e një konflikti që patët me partnerin tuaj. Vlerësojeni dhe përpiquni të stabilizoni marrëdhënien me partnerin tuaj. Nga ana profesionale do të merren disa vendime që do ju drejtojnë drejt mundësive të reja. Buxheti do të jetë I qëndrueshëm dhe do keni mundësi për shpenzime.