Dashi
Do ndiheni më të lirë për të bërë atë që dëshironi ju të dashuruarit. Çastet e lumtura do jenë të njëpasnjëshme kështu që juve do ju ngelet vetëm t’i shfrytëzoni. Beqarët do realizojnë disa takime, por asnjeri prej tyre nuk do ju duket aq interesant sa për të hedhur hapa më tej. Sektori i financave do jetë delikat. Çdo gabim sado i vogël mund të sjell pasoja të rënda për të ardhmen.
Demi
Do dashuroheni si të çmendur sot ju që jeni në një lidhje dhe të gjithë do ju kenë zili. Mos lejoni askënd të ndërhyjë tek jeta juaj dhe t’ua prishë planet. Beqarët nuk do kenë aspak dëshirë të fiksohen diku edhe pse në fakt mundësitë kanë për të qenë të shumta. Për financat do jeni shumë më të kujdesshëm kështu që gjendja nuk do ketë asnjë lloj tronditjeje.
Binjakët
Nuk do keni më as tabu dhe as probleme në jetën tuaj gjatë kësaj dite. Do bëni në çdo moment atë që do mendoni si më të arsyeshme. Beqarët do kenë tërheqje të madhe fizike për dikë dhe mund të bëjnë edhe sakrifica vetëm e vetëm që ta bëjnë për vete. Në planin financiar rekomandohet sa më shumë maturi dhe përkujdes në mënyrë që situata të përmirësohet disi.
Gaforrja
Detajet e vogla të jetës në çift, edhe pse mund të duken pa rëndësi, mund të ndryshojnë gjithçka. Kujdesuni sa më shumë për to dhe do ndiheni më të lumtur. Beqarët do afrohen mjaft me një person sensual dhe me një botë të madhe. Gjendja financiare do konsolidohet edhe më shumë pas disa masave të rëndësishme që do merrni. Edhe pse duhet ta kishit bërë më parë, më mirë vonë se kurrë.
Luani
Për çiftet dita e sotme ka për të qenë harmonike, e veçantë dhe plot ngjyra. Nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni, përkundrazi do e kuptoni edhe më mirë që ju dhe partneri jeni bërë për njeri-tjetrin. Beqarët do gjejnë fjalët e duhura për të joshur dikë dhe do ndihen të gëzuar për këtë gjë. Buxheti do jetë më i kënaqshëm dhe kjo falë përkujdesit, por edhe falë ndihmës së të afërmve.
Virgjëresha
Ditë shumë e mërzitshme ka për të qenë kjo e sotmja për të dashuruarit. Partneri do ju lërë pas dore për shkak të angazhimeve në punë dhe në disa momente do ndiheni edhe të braktisur. Beqarët nuk do kënaqen me takimet që do realizojnë dhe do preferojnë që edhe sot të qëndrojnë vetëm. Me shpenzimet tregohuni akoma më të arsyeshëm nëse nuk doni të keni probleme e vështirësi.
Peshorja
Edhe pse do bëni disa gabime gjatë kësaj dite, partneri do dijë t’iu falë dhe nuk do e prishë marrëdhënien me ju. Falënderojeni për këtë sepse jo të gjithë do vepronin në këtë mënyrë po të ndodheshin në të njëjtën situatë. Beqarët do jenë këmbëngulës dhe do arrijnë ta bëjnë për vete atë që pëlqejnë. Për financat duhet t’i dëgjoni me kujdes këshillat që do iu jepen dhe gjendja ka për të mbetur e mirë.
Akrepi
Ka mundësi të keni shumë mosmarrëveshje në jetën tuaj në çift sot dhe në disa momente do ndiheni keq. As ju dhe as partneri nuk do hapni rrugë. Beqarët do merren me një çështje shumë të rëndësishme dhe nuk do kenë aspak kohë të mendojnë për dashurinë. Në planin financiar jo vetëm që nuk do keni probleme, por gjendja do jetë edhe më e mirë se më parë.
Shigjetari
Duhet të reflektoni disa herë para se të flisni sot ju të dashuruarit sepse partneri nuk do jetë në humor dhe mund t’iu dalin të papritura të pakëndshme. Beqarëve do ju ndodhë diçka e jashtëzakonshme që as nuk e kishin imagjinuar. Zemra do ju rrahë më shumë se kurrë ndonjëherë. Me financat duhet thjesht pak më tepër maturi dhe gjendja do mbetet e mirë.
Bricjapi
Falë ndikimit pozitiv të Mërkurit dhe të Diellit, sot nuk do keni për çfarë të qaheni ju të dashuruarit. Do jeni më të disponueshem ndaj njeri-tjetrit. Beqarët do kenë vetëm mundësi për aventura kalimtare të cilat do bëjnë mirë t’I shfrytëzojnë për të përjetuar emocione. Për financat dëgjojini me kujdes këshillat e të afërmve sepse përndryshe do gaboni rëndë.
Ujori
Të dashuruarit do kenë një ditë normale dhe pa ndonjë emocion të veçantë. Duhet të presin edhe pak për ndryshimet e mëdha. Beqarët nuk do e kenë aspak mendjen për të krijuar një lidhje sepse do jenë shumë të zënë me punë dhe angazhime të tjera. Perspektivat financiare janë goxha të mira. Mund të bëni edhe investime afatgjata të cilat para pak kohësh nuk i mendonit si të mundura.
Peshqit
Ditë mjaft e animuar ka për të qenë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do ndiheni aq mirë pranë partnerit saqë do jeni gati edhe për të hedhur hapa me rëndësi jetike. Beqarët do fillojnë të ndiejnë shumë për dikë, por nuk do mundin dot t’ia shprehin ndjenjat plotësisht. Me financat do jeni të matur dhe do filloni të hiqni edhe disa para mënjanë. Vazhdoni kështu dhe gjendja shumë shpejt do ketë përmirësime.