1-Dashi (21 mars-20prill)
Gjatë kësaj dite tek ju do jetë Venusi ai që do ndikojë pozitivisht dhe do ua bëjë çdo çast akoma më të bukur. Shprehini ndjenjat ashtu si t’i ndieni pa menduar për asnjë moment për të tjerët. Beqarët do e kenë mendjen tek jeta e tyre profesionale dhe do e kalojnë në plan të dytë jetën sentimentale. Financat nuk do jenë aspak problematike, përkundrazi gjendja do të ketë përmirësime.
2-Demi (21 prill-21 maj)
Kjo e sotmja nuk ka për të qenë një ditë shumë e mirë për ata që janë në një lidhje. Herë do dashuroheni me pasion, por në momente të tjera do debatoni ashpër me partnerin tuaj. Beqarët do i japin prioritet absolut jetës sentimentale dhe do bëjnë të pamundurën që ta ndryshojnë atë. Buxheti nuk do jetë aspak në gjendjen që do dëshironit pasi kohët e fundit jeni treguar shumë të pamatur me shpenzimet.
3-Binjakët (22 maj-21 qershor)
Jeta juaj në çift nuk do jetë shumë e qëndrueshme gjatë kësaj dite. Vazhdimisht do të keni dhe disa mosmarrëveshje me partnerin dhe ato do e vënë në dyshim vazhdimësinë. Beqarët ka mundësi të afrohen mjaft me një person të cilin e kanë njohur së fundmi dhe shumë shpejt do fillojnë edhe lidhje me të. Buxhetin do e keni në vëmendje gjatë gjithë kohës dhe do e menaxhoni në mënyrë të përkryer.
4-Gaforrja (22 qershor-22korrik)
Çiftet që kohët e fundit kanë pasur probleme serioze, sot do kenë një ditë më të qetë. Do jenë më të logjikshëm dhe do i kuptojnë gabimet që kanë bërë. Beqarët do ndihmohen mjaft nga Venusi dhe do kenë një ditë të mbushur me ftesa, takime e propozime. Financat duhet t’i mbani më tepër nën kujdes pasi në të kundërt situata do ju dalë jashtë kontrollit atëherë kur nuk do e prisni.
5-Luani (23 korrik-22 gusht)
Partneri do ju kërkojë sot të bëni disa zgjedhje që në fakt do ju duken tejet të vështira. Mendohuni dhe reflektoni gjërë e gjatë para se të thoni fjalën e fundit. Beqarët do afrohen edhe më tepër me një person që kanë kohë që e pëlqejnë. Neptuni do ua mbrojë gjatë gjithë kohës financat kështu që gjendja do jetë më e mirë nga sa e kishit imagjinuar. Shfrytëzojeni rastin.
6-Virgjëresha (23 gusht-23 shtator)
Gjatë kesaj dite do lini çdo gjë tjetër pas dore ju të dashuruarit dhe do i përkushtoheni plotësisht atij që keni në krah. Mund të mendoni të bëni edhe ndonjë çmenduri të vogël sa për ta nxehur më tepër atmosferën. Beqarët duhet të dalin sa më shumë e të njihen me persona të rinj pasi vetëm kështu mund të gjejnë dikë të përshtatshëm. Buxheti nuk do jetë aspak problematic dhe mund të kryeni të gjitha shpenzimet.
7-Peshorja (24 shtator-23 tetor)
Sot mund të ndodhë çdo gjë në jetën tuaj në çift, xhelozi, zënka, pasion, emocione. Bëhuni gati për gjithçka. Beqarëve çdo gjë ka për t’iu ecur më së miri nëse do dinë të ecin të qetë dhe nuk do nxitohen për të marrë vendime. Nga ana tjetër do bëjnë mirë të tregohen sa më të fshehtë dhe të mos iu tregojnë detaje të tjerëve. Në planin financiar mund të guxoni edhe më shumë pasi gjendja do jetë e mirë.
8-Akrepi (24 tetor-22 nentor)
Planetët do kenë ndikim pozitiv tek jeta juaj në çift sot dhe vetëm gjëra të bukura kanë për t’iu ndodhur. Mund të flisni për çdo gjë pa ndrojtje dhe partneri do iu bëjë disa premtime. Beqarët do realizojnë takime mjaft interesante të cilat do ua ndryshojnë jetën për mirë. Financat do i kontrolloni në çdo moment dhe gjendja do jetë qëndrueshme.
9-Shigjetari (23 nentor-21 dhjetor)
Venusi do influencojë pozitivisht sot në jetën tuaj në çift. Ai do iu ndihmojë të zgjidhni me qetësi edhe ndonjë problem të vogël që kishte mbetur pezull në marrëdhënien tuaj dhe në mbrëmje do ndiheni mjaft të qetë. Beqarët kanë për të pasur një ditë të jashtëzakonshme dhe nuk do duan që ajo të mbarojë. Të ardhurat do jenë modeste kështu që për gjithçka duhet të veproni me maturi.
10-Bricjapi (22 dhjetor-20 janar)
Jeta juaj në çift do jetë mjaft konfuze gjatë kësaj dite. Herë pas herë nuk do merrni vesh me personin që keni në krah dhe mund të keni edhe disa mosmarrëveshje të vogla. Beqarët do jenë te gatshëm për të bërë gjithçka në mënyrë që ta ndryshojnë statusin e tyre. Shpenzimet duhet t’i bëni me kujdes edhe pse në fakt situata nuk do jetë delikate. Mendoni pak më tepër edhe për të ardhmen.
11-Ujori (21 janar-19 shkurt)
Sot do bëni të pamundurën ta stabilizoni jetën tuaj në çift ju të dashuruarit dhe do ja dilni mbanë me sukses. Do merrni frymë më lirisht dhe do jeni më optimiste për të ardhmen. Beqarët do realizojnë plot takime interesante, por ende nuk do ndihen gati për t’u fiksuar pas dikujt. Buxhetin vështirë se do e mbani të stabilizuar sepse dëshira për të shpenzuar do jetë e papërmbajtshme.
12-Peshqit (20 shkurt-20 mars)
Sot nuk do e përmbani dot xhelozinë ju që jeni në një lidhje dhe do doni të mos ndaheni për asnjë moment nga ai që keni në krah. Kujdes me çdo gjest dhe çdo fjalë sepse mund ta shkatërroni harmoninë që keni ndërtuar në raportin tuaj. Beqarët do kenë takime më serioze gjatë kësaj dite. Buxheti do kërkojë më shumë kohë dhe vëmendje pasi vetëm ashtu gjendja mund të stabilizohet.