Dashi
Ditë mjaft harmonike dhe e mbushur me emocione dhe optimizëm do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Në pjesën më të madhe të kohës do ndiheni aq mirë saqë shpesh do ju duket vetja si nëpër ëndrra. Edhe beqarët do kenë disa takime të veçanta të cilat do i bëjnë të ndihen më të plotësuar. Financat do dini si t’i menaxhoni gjatë gjithë kohës kështu që nuk do keni aspak probleme.
Demi
Rutina do e pushtojë jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe në disa momente nuk do ndiheni aspak mirë. Do ju duhet sikur do ju merret fryma dhe sikur gjithmonë ka për të qenë kështu. Beqarëve do ua vjedhë zemrën dikush me shumë vlera dhe të ardhme të ndritur. Në planin financiar do i keni idetë shumë të qarta dhe do dini gjithmonë si të veproni.
Binjakët
Perspektivat në sektorin e dashurisë së çifteve duken të mira sot. Herë pas here atmosfera mund të bëhet edhe pasionante. Beqarët ka rrezik të pëlqejnë dhe të afrohen me persona që kanë tashmë një lidhje. Jeta do ju ndërlikohet më tepër dhe mund të ndihen keq. Në planin financiar ekuilibri do mbizotërojë në çdo moment. Gjithë kohës do jeni të kujdesshëm dhe largpamës.
Gaforrja
Ka rrezik që largësia territoriale të krijojë edhe një largësi shpirtërore gjatë kësaj dite. Marrëdhënia me partnerin do fillojë të ftohet. Beqarët duhet të përgatiten për emocione të forta sepse sot parashikohen dashuri me shikim të parë. Nëse nuk doni të keni as probleme me financat mirë është që para çdo hapi të reflektoni me kujdes.
Luani
Do jeni më të afërt, më shprehës dhe më të dashur me partnerin tuaj sot, prandaj marrëdhënia mes jush ka për t’u përmirësuar tej mase. Beqarët jo vetëm që do kenë takime sot, por mund të fillojnë edhe lidhje serioze dhe afatgjata. Në çdo moment ata do ndihen për mrekulli. Në planin financiar do keni fat dhe mund të bëni të gjitha investimet që keni menduar gjithë këto kohë.
Virgjëresha
Edhe nëse kohët e fundit keni pasur probleme dhe debate të forta, sot nuk do jetë dita për të marrë vendime të mëdha siç mund të jetë ndarja. Në gjaknxehtësi e sipër mund të bëhen gabime të mëdha. Beqarët duhet të bëjnë atë që do ju thotë zemra, pa menduar aspak se çfarë mund të ndodhë nesër. Nëse me shpenzimet tregoheni të matur, gjendja e financave nuk do jetë problematike.
Peshorja
Jeta juaj në çift do jetë e mbrojtur gjatë kësaj dite. Të gjithë planetët do jenë në anën tuaj dhe do ua bëjnë çdo moment shumë të bukur. Beqarët ka rrezik të marrin disa vendime në planin sentimental të cilat do krijojnë tension në familje. Bëni mirë t’i peshoni mirë gjerat para fjalës së fundit. Me financat nuk do jeni aspak të kujdesshëm dhe mund të kryeni shpenzime të paimagjinueshme.
Akrepi
Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë goxha përmirësime gjatë kësaj dite. Do jeni shumë më tolerantë me atë që dashuroni dhe do mundoheni gjithë kohës të bëni më të mirën për të dy. Beqarët duhet të mendojnë edhe për të ardhmen, jo thjesht për disa emocione momentale. Familjarët do jenë ata që do iu ofrojnë mbështetje pa kushte në planin financiar, prandaj gjendja do mbetet e kënaqshme.
Shigjetari
Do bëni mirë t’i përkushtoheni më shumë atij që keni në krah gjatë kësaj dite sepse nëse e lini pas dore marrëdhënia mes jush do fillojë të ftohet. Beqarët do jenë shumë të pasigurtë për hapat që duhet të hedhin. Ka rrezik të humbasin edhe disa mundësi të shkëlqyera që do iu jepen. Në planin financiar do jeni shumë të logjikshëm dhe përkujdesi do sjellë përmirësime.
Bricjapi
Në jetën tuaj në çift nuk do ketë aspak probleme sot. Do e largoni edhe rutinën dhe nga ana tjetër nuk do keni as debate apo konflikte me partnerin tuaj. Beqarët duhet t’i shfrytëzojnë mundësitë që do iu jepen për takime, por në asnjë mënyrë nuk duhet të nxitohen për të marrë vendime. Plutoni do ua mbrojë gjatë gjithë kohës financat kështu që gjendja do mbetet e kënaqshme.
Ujori
Ditë e begatë do jetë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do ndiheni më së miri gjatë gjithë kohës kur të jeni pranë partnerit dhe nuk do doni të ndaheni për asnjë moment. Beqarët nuk do i japin rëndësinë e duhur jetës sentimentale sepse do e kenë mendjen tek një projekt profesional. Gjendja financiare do jetë në tërësi e mirë dhe pa probleme.
Peshqit
Pas një periudhe disi të stuhishme për jetën tuaj në çift, sot gjerat do fillojnë të përmirësohen goxha. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe do gjeni mënyrën për të kërkuar falje. Beqarët do fillojnë një histori të bukur dashurie e cila do i bëjë të jenë gjithë kohës të lumtur. Në planin financiar duhet të jeni të duruar në mënyrë që gjendja të përmirësohet.