Dashi
Koncentrimet e fuqishme po ju sjellin shumë ide kreative. Nëse dëshironi të përfundoni një projekt arti, vini mënjanë gjërat e tjera dhe përkushtojani vëmendjen e plotë. Ndaleni telefonin mobil dhe rrini larg rrjeteve sociale. Pak orë pasit’i bëni këto gjëra do të ju vijë frymëzimi. Do të ndiheni mirë duke dëgjuar muzikë të mirë. Jeni rrugës për të bërë punën më të mirë ndonjëherë. Mos u befasoni kur të zhvilloni një bazë me fansa.
Demi
Po mendoni se si ta bëni më të rehatshme jetën familjare. Ndryshoni ndonjë gjësend, pastroni ose shtoni elemente dekorative, sepse do të vërehet shumë dallimi. Jeni shumë të ndjeshëm sa i përket ambientit që ju rrethon. Nëse vendi ku jetoni nuk ju duket i rehatshëm e komod, diçka aty është e gabuar. Dhomat e ftohta munden lehtë të kthehen në parajsë, duke sjellë ndriçim, lule e hapësira të pastra.
Binjakët
Shkoni në një kurs, sepse është mënyra e duhur për ta thyer rutinën. Do të shijoni shumë kur ta lini punën për të shkuar në klasë. Nuk ka rëndësi a do të mësoni për të gatuar, studiuar ndonjë gjuhë të huaj apo ndonjë instrument muzikor. E rëndësishme është të zgjidhni një aktivitet që ua nxit imagjinatën. Gjejeni një mësimdhënës që ka reputacionin e personit inkurajues, të ngrohtë e të këndshëm.
Gaforrja
Është e rëndësishme të mendoni në mënyrë praktike kur është fjala për të rritur potencialin tuaj. Nëse dëshironi ta ndërroni industrinë e veprimit, gjeni një fushë që kërkon shkathtësi. Studioni ose merrni ndonjë licencë sepse do të mund të rezultojë me marrëdhënie pune. Do të jetë ndjenjë lehtësimi të keni siguri në punë, sidomos tani kur ka luhatje. Nuk do ta keni problem të punoni edhe pse kërkesat janë të larta
Luani
Po mendoni të gjeni mënyra që ta veçoni veten nga turma. Statusi mesatar mund të përshtatet me miqtë apo kolegët tuaj, por ju e dëshironi superyllin. Kësisoj, është e rëndësishme që të ndryshoni qëndrimin, sepse kjo ju dallon. Përgatituni të keni disa përplasje me tipa tradicionalistë. Derisa ata ndihen të kërcënuar nga pamja juaj, ka edhe të tjerë që do t’ju përgëzojnë për mënyrën tuaj kreative të të menduarit.
Virgjëresha
Besojini intuitës kur duhet të merreni me një fqinj. Ky personazh po kërkon vëmendje, në mënyrë të dëshpëruar. Nëse reagoni ndaj sjelljes së tij të keqe, vetëm sa do ta përkeqësoni. Është më mirë të rrini neutral. Herët apo vonë, ai do të lodhet dhe do të kërkojë një viktimë tjetër. Ka të tillë që gjithmonë mundohen t’ju bien në qafë sepse jeni të qetë e me kontroll. Ju duket interesante t’ju nxjerrin nga ekuilibri.
Peshorja
Është mirë ta keni një qasje pozitive sepse do t’ju ndihmojë të realizoni një ëndërr të kamotshme. Rrethojeni veten me njerëz të kompletuar që gjithmonë kanë fat të mirë. Nuk është rastësi kjo. Ata janë njerëz që kanë besim. Nuk ka rëndësi se çfarë dëshironi: një punë të re, një romancë pasionante apo diçka kreative.
Akrepi
Qasja juaj e organizuar ndaj punës ju jep një liri e pavarësi më të madhe. Shefat e kolegët tuaj e dinë që prisni të merreni me detyra të komplikuara pa mbikëqyrje të madhe. Si rezultat i kësaj, mund të punoni vetë dhe të merrni vendime kreative. Disa nga të afërmit tuaj mendojnë se po bëni trajtime në baza preferenciale. Ky nuk është rast i tillë. Thjesht mund të punoni në një nivel që të tjerët nuk do ta arrijnë asnjëherë.
Shigjetari
.
Nëse fitoni njohuri prej eksperti në fushën tuaj të preferuar do të ndiheni shumë mirë. Jeni më të lumtur kur merreni me sfida intelektuale. Ideja e të studiuarit ju mbush me entuziazëm, meqenëse jeni të lidhur plotësisht me një temë të caktuar. Mos u merrni me një mik pesimist që thotë se po ua humbni kohën. Edhe pse duket që s’ka lidhje me punë, do të ndiheni shumë më tepër kënaqësi të merreni me një ëndërr tuajën
Bricjapi
Bëni më të mirën nga vetja që burimet tuaja të zgjerohen sa më shpejt që të jetë e mundshme. Kjo njëkohësisht është edhe përgjegjësi. Nëse po kërkonita realizoni një projekt kreativ, mendoni të ndryshoni orenditë apo makineritë e vjetra. Do të shijoni një sfidë dhe do të mësoni gjëra të mëdha gjatë procesit. Nëse jepni diçka nga vetja do të merrni mundësi të reja që nuk ju lënë të merreni me telashe minore.
Ujori
Gjetja e mënyrave për ta mbështetur partnerin është mënyrë e mirë për të shfrytëzuar kohën. Jeni shumë të pavarur. Si rezultat i kësaj, nganjëherë keni vështirësi t’i dalloni sinjalet se kur dikush ka nevojë për ndihmë. Kontrolloni mikun e ngushtë, të dashurin apo ndonjë koleg biznesi. Pyetni se si mund t’u ndihmoni. Vazhdoni t’u bëni oferta edhe nëse nuk ju pranohen. Herët a vonë, qasja e tyre do të ndërrojë dhe ata do ta pranojnë me qetësi ndihmën.
Peshqit
Nëse doni ta tejkaloni një problem shëndetësor, duhet të ndiqni disa këshilla mjekësore. Thyerja e një shprehie të keqe kërkon disiplinë. Por ka lajme të mira. Do t’ju duhen tridhjetë ditë rutinë për të bërë diçka shprehi. Nëse i qëndroni larg tundimeve tuaja për këtë kohë, do të mundë ta mbani këtë regjim gjithë kohën. S’ka rëndësi nëse është fjala të largoni disa ushqime, të krijoni një stil më aktiv jetese apo të flini më tepër, ju do të arrini sukses.
Discussion about this post