13:15 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Horoskopi

HOROSKOPI. 14/12/2016

06:56 | 14/12/2016
në Horoskopi
0
HOROSKOPI. 10/12/2016

 

1-Dashi (21 mars-20prill)

Lajmet që do të merrni sot ju të dashuruarit do t’ju vënë në dilemë të thellë lidhur me një vendim që keni marrë kohët e fundit, mbase do të ndryshoni mendje. Beqarët duhet të dalin sa më shumë me miq dhe persona të rinj nëse duan të ndryshojnë statusin. Në planin financiar parashikohen probleme të njëpasnjëshme.Kujdes!

2-Demi (21 prill-21 maj)

Vendimet që do të merrni sot ju të dashuruarit janë shumë të thjeshta sepse e keni analizuar në detaje situatën për të cilën duhet të gjeni një zgjidhje. Beqarët do jenë shumë të arsyeshëm dhe do arrijnë të bëjnë zgjedhjen e duhur për të ardhmen e tyre. Financat do përmirësohen,por tregohuni të matur me shprenzimet.

3-Binjakët (22 maj-21 qershor)

Gjatë ditës së sotme ndjenjat  nuk do ju kthehen në mënyrë reciproke nga partneri. Kjo do të bëjë që sot të ndiheni të përhumbur dhe të mbyllur në vetvete. Beqarët do jenë pasionantë dhe joshës, me shumë mundësi do arrini ta bëni për vete personin që pëlqeni. Financat do mbeten të stabilizuara, kjo pasi keni ditur si t’i menaxhoni të ardhurat.

4-Gaforrja (22 qershor-22korrik)

Këtë periudhë partneri  jua  ka bërë gjërat mjaft të vështira por më mirë kështu sepse keni mësuar si ti kaloni të vetëm vështirësitë. Beqarët do dinë të bëjnë përzgjedhjen e duhur dhe do hedhin hapat e para drejt një lidhjeje të qëndrueshme. Financat nuk do jenë aspak të këqija,  do keni mundësi edhe për të shpenzuar.

5-Luani (23 korrik-22 gusht)

Impenjimet e shumta gjatë kësaj kohe ju kanë lodhur dhe sot do të kërkoni vetëm të pushoni. Qetësia e një vendi të ngrohtë dhe prania e partnerit  do të jetë shpëtimi juaj. Beqarët do realizojnë shumë takime interesante, por nuk do jenë ende të vendosur për të hedhur hapa më tej. Në planin financiar nuk do hasni asnjë problem.

6-Virgjëresha (23 gusht-23 shtator)

Keni dyshime lidhur me një projekt që po e zhvilloni me partnerin, mbase duhet të vlerësoni vetë çdo detaj për të dalë në përfundime. Beqarët duhet të mendohen mirë para se të marrin vendime që lidhen me të ardhmen.  Sektori I financave do të përmirësohet ndjeshëm, falë menaxhimit tuaj të mirë.

7-Peshorja (24 shtator-23 tetor)

Nëse gjithmonë keni ëndërruar për një martesë dhe për gjëra shumë serioze, sot do gëzoheni pafund nga propozimi që do iu bëjë partneri. Beqarët nuk duhet ta humbasin për asnjë moment durimin dhe duhet të vazhdojnë të kërkojnë dashurinë.Financat do jenë të mira dhe nuk do ketë vend për tu shqetësuar. 

8-Akrepi (24 tetor-22 nentor)

Dita paraqitet shumë e qetë dhe e këndshme përveç ndonjë hatërmbetje me partnerin tuaj. Gjithsesi do të dini të rimerrni pozitën e mëparshme në raportin tuaj në cift. Beqarët edhe pse nuk do e kenë mendjen te dashuria, pa e kuptuar do e gjejnë veten përkrah një personi të rëndësishëm. Kujdes me financat, pasi Plutoni do ndikojë negativisht.

9-Shigjetari (23 nentor-21 dhjetor)

Në ditën e sotme edhe pse do ju pëlqej të qëndroni në familje apo me njeriun e zemrës,  mendjen do e keni tek një udhëtim pune që mund të vendosë shumë gjëra për të ardhmen tuaj. Beqarët do realizojnë takime pa fund ditën e sotme, por nuk do kenë shumë fat për të gjetur personin e duhur. Financat nuk do jenë të mira dhe  do përballeni me disa probleme serioze.

10-Bricjapi (22 dhjetor-20 janar)

Sot do t’ju jepen mundësi shumë të mira nga partneri, kështu që bëni mirë ti vlerësoni megjithëse nuk jeni të kënaqur. Beqarët do duan të ndryshojnë statusin, por do kenë frikë të marrin vendime serioze. Në planin financiar nuk parashikohen probleme, por kjo nuk do të thotë të shpenzoni pa u matur.

11-Ujori (21 janar-19 shkurt)

Jeni në humor sot ju të dashuruarit, pasi keni marrë një lajm të mirë për diçka që mund të ndodhë në mbrëmje ose në një kohë mjaft të shkurtër. Beqarët duhet të presin edhe pak ditë për ndryshimet e mëdha. Buxheti do vazhdojë të mbetet i mirë kështu që nuk do keni asgjë për çfarë të ankoheni.

12-Peshqit (20 shkurt-20 mars)

Edhe pse ju rrethojnë mjaft persona që po ju komplimentojnë sot, duhet të dalloni se kush i ka të sinqerta mendimet e kush jo. Beqarët do jenë të vëmendshëm dhe do tregohen të hapur në takime, por nuk do ja dalin dot për të krijuar lidhje. Financat do jenë të shkëlqyera dhe mund të shpenzoni pa u trembur.

Etiketa: horoskopi
Pas

Situata Post-zgjedhore në Maqedoni. Rama, takime sekrete me 4 kryetarët e partive fituese

Para

PARASHIKIMI I MOTIT. 14/12/2016

Para
Moti. 10.12.2016

PARASHIKIMI I MOTIT. 14/12/2016

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Kanë lidhje me Partinë Komuniste”, Departamenti i Shtetit heq vizat për studentët kinezë

Liberalizimi i tregut të energjisë, PDK paralajmëron ZRRE-në me padi ligjore nëse nuk anulon vendimin

Berisha nostaligjik për diktaturën komuniste: Bënte organizim dhe administrim të përsosur zgjedhjesh! Ishin perfektë!

Dosja ‘Plumbi i artë’, Apeli i GJKKO lë në burg Florenc Çapjan

Droni “kapi mat” rrjetin e trafikut të armëve, shiteshin armët në periferi për të shmangur vëmendjen

Kandidatët e PD kërkojnë rinumërim/ “Nuk bllokojmë askënd”, Berisha: Nëse ka patur njerëz të pandërgjegjshëm…

Dosja “Metamorfoza” shtyhet sërish seaca në Gjykatën e Posaçme

Arabia Saudite ultimatum Iranit: Bëni marrëveshje ose do sulmoheni nga Izraeli

Kundërshtojnë rezultatin, tre kandidatë të PD kërkojnë rinumërim të votave

Investitorët nga jashtë ‘joshen’ gjithnjë e më shumë nga borxhi i brendshëm i qeverisë shqiptare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.