1-Dashi (21 mars-20prill)
E keni nisur ditën me energji, por kjo nuk e ndryshon faktin që nuk është dita e duhur për të nisur projekte të reja. Lërini gjërat në pauzë dhe prisni derisa të keni qartësuar mendimet. Mos bëni marrëveshje të rëndësishme dhe mos nënshkruani asnjë dokument ligjor. Gjëja më e mirë që mund të bëni, është të keni durim. Buxheti nuk do ketë asnjë lloj tronditjeje kështu që mund të rrini të qetë në këtë sektor.
2-Demi (21 prill-21 maj)
Sot është dita e përshtatshme për tu mbledhur me miqtë tuaj në shtëpi. Keni aftësi ti bëni njerëzit të ndjehen rehat në praninë tuaj dhe kjo ju ndihmon që të krijoni lidhje të forta me persona të veçantë. Gjithashtu, është koha të vendosni balancë në jetën tuaj dhe të jeni mirënjohës për gjërat që keni. Buxhetin duhet ta mbani më tepër nën kontroll në mënyrë që mos të keni probleme. Shmangni shpenzimet e mëdha dhe për gjithçka reflektoni me kujdes.
3-Binjakët (22 maj-21 qershor)
Kohët e fundit keni qëndruar në heshtje dhe i keni lënë njerëzit e tjerë të vendosin në vendin tuaj. Sot është dita që ti jepni fund kësaj situate. Merrni në dorë frenat e jetës tuaj dhe tregojuni të tjerëve që jeni ju ata që duhet të marrin vendime. Do shihni që përballja me realitetin nuk është dhe aq e frikshme sa e kishit menduar. Në sektorin financiar nëse do tregoheni të kujdesshëm dhe të arsyeshëm nuk do keni asnjë problem.
4-Gaforrja (22 qershor-22korrik)
Gjatë kësaj dite do keni shumë përgjegjësi mbi supe, por njëkohësisht do gjeni dhe kohën për tu argëtuar. Do ju duket e pamundur ti bëni të dyja, por keni aftësi të mira në menaxhimin e kohës. Shfrytëzoni qetësinë dhe optimizmin tuaj për ta mbyllur ditën me sukses. Në planin financiar keni për të qenë me shume fat. Gjendja do përmirësohet tej mase.
5-Luani (23 korrik-22 gusht)
Ngjarjet e kohëve të fundit ju kanë bërë të ndjeheni në siklet aty ku po qëndroni, por ju mund ti ndryshoni gjërat dhe sot është dita e përshtatshme për ta bërë. Shkoni disa ditë në shtëpinë tuaj dhe do gjeni qetësinë e munguar. Do keni kohë të organizoni mendimet dhe gjërat do të jenë më të qarta. Nëse financat kanë qenë të mira kohët e fundit as sot nuk do ketë tronditje. Do jeni mjaft të logjikshëm.
6-Virgjëresha (23 gusht-23 shtator)
Përpiquni të viheni në kontakt me një mikun tuaj, i cili është duke kaluar një periudhë të vështirë. Jepini mbështetjen tuaj dhe ai do e vlerësojë shumë. Miqësia që do i ofroni, mund të jetë ajo që i nevojitet dhe gjithashtu lidhja juaj do forcohet akoma dhe më shumë. Për financat do përkujdeseni tej mase dhe nga ana tjetër do jeni edhe me shumë fat.
7-Peshorja (24 shtator-23 tetor)
Nëse keni vendosur të nisni diçka të re sot, mos i ushtroni vetes më shumë presion seç duhet. Duhet të merrni kohën e duhur për tu përshtatur me ndryshimet dhe gjëja më e rëndësishme, është të jeni realist në lidhje me pritshmëritë që keni. Duhet kohë për të arritur aty ku dëshironi, kështu që merrini gjërat lehtë. Nëse keni pasur probleme financiare sot është koha e duhur për t’i rregulluar.
8-Akrepi (24 tetor-22 nentor)
Është krejtësisht e pranueshme nëse dëshironi të përdorni sharmin dhe aftësitë tuaja komunikuese për të marrë atë që doni, por duhet të kuptoni që dhe njerëzit e tjerë kanë të drejtën ta bëjnë. Mos i gjykoni të tjerët për atë që mund ta bëni dhe vetë. Secili ka të drejtën të bëjë zgjedhjet që dëshiron. Në planin financiar gjendja ka për të qenë goxha e mirë kështu që nuk do keni për çfarë të shqetësoheni.
9-Shigjetari (23 nentor-21 dhjetor)
Sot do vendoseni në qendër të vëmendjes një event social dhe kjo po ju pëlqen shumë. Duket si diçka e bukur për momentin, por në fund të ditës do e kuptoni sa e lodhshme ka qenë. Keni përgjegjësinë për tu përgjigjur të gjitha pyetjeve që mund të kenë personat e pranishëm në event. Buxheti do fillojë të ketë përmirësime falë gjithë masave që keni marrë kohet e fundit.
10-Bricjapi (22 dhjetor-20 janar)
Sot është momenti që të hidhni disa hapa të rëndësishëm, pasi keni kaluar mjaft kohë duke vëzhguar. Kini besimi në vete dhe çfarëdo që të ndodhë, keni fuqinë për ta përballuar situatën. Keni shpenzuar shumë energji në punë dhe tani është koha që të shijoni frytet e saj. Në planin financiar do jeni më të përgjegjshëm dhe do e mbani situatën nën kontroll.
11-Ujori (21 janar-19 shkurt)
Aftësia juaj për të kuptuar të tjerët, ju jep mundësinë të qetësoni çdo situatë të tensionuar. Duke respektuar mendimin e gjithsecilit dhe duke krijuar mundësinë e një komunikimi të sinqertë, do arrini të përmirësoni marrëdhëniet mes tyre. Nuk ju mungon asnjëherë dëshira për të ndihmuar të tjerët dhe kjo është një nga gjërat që njerëzit vlerësojnë më shumë tek ju. Financat do jenë të mbrojtura dhe nuk do ju dalë as problemi më i vogël.
12-Peshqit (20 shkurt-20 mars)
Të qenit shumë social, është e vështirë për personat që ju rrethojnë, pasi duan të shpenzojnë më shumë kohë me ju. Është koha që të përcaktoni prioritetet tuaja dhe të forconi lidhjet me miqtë tuaj më të afërt. Me kalimin e kohës do kuptoni që ata do jenë gjithmonë pranë jush kur të keni nevojë. Urani do jetë planeti që do ndikojë negativisht tek financat dhe do ju nxitë të shpenzoni me sy mbyllur.
Discussion about this post