15:31 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Horoskopi

HOROSKOPI 15/03/2017

07:09 | 15/06/2017
në Horoskopi, Te Gjitha
0
HOROSKOPI 18/12/2016

Dashi
Krijoni miqësi edhe kur gjendeni para opinioneve dhe pozicioneve të ndryshme. Bashkëveprimi i Jupiterit me Saturnin do t’ju ndihmojë të zgjeroni rrethin e njohjeve tuaja. Në shumëllojshmërinë natyrale do të zbuloni një tërësi, që do të arrijë t’ju pasurojë shumë.

Demi

Përpiquni të vendosni rregull në jetën tuaj, si në nivelin fizik, ashtu edhe në atë mendor, nëse nuk dëshironi të krijoni konfuzion, gjë që nuk ju pëlqen aspak. Përdorni kohën e lirë që do të keni në dispozicion për të organizuar më mirë hapësirën, ndoshta duke ndryshuar diçka.

Binjakët
Mos lejoni asgjë dhe asnjeri që t’ju shkatërrojë planet tuaja, edhe pse e keni planifikuar programin e ditës me shumë kujdes. Çdo detaj është i rëndësishëm dhe ju nuk ia keni lënë asgjë rastësisë. Gjë që është merita juaj, sigurisht.

Gaforrja
Do të arrini më në fund të hidhni pas krahëve një çështje të së kaluarës, që ju pengon të shihni përpara, sidomos në jetën private. Do të ndjeheni shumë më mirë. Nuk jeni më të gatshëm të toleroni gjëra që nuk ju pëlqejnë dhe të tjerët do ta kuptojnë vendosmërinë tuaj.

Luani
Në këtë periudhë mund të jepni maksimumin në sportin tuaj të preferuar. Aktiviteti fizik i moderuar është shumë i shëndetshëm, jeni shumë mirë. Do të keni një ditë të gëzueshme dhe kohë e lirë e çmuar për t’ua përkushtuar të tjerëve, por sigurisht edhe pak vetes.

Virgjëresha
Nganjëherë nuk dini si të menaxhoni një lloj tendence që keni për t’u dekurajuar shpejt. U ktheheni mendimeve negative që nuk kanë arsye të ekzistojnë. Përfitoni nga kjo ditë e qetë që të bëni një pushim nga të gjitha gjërat që ju rëndojnë pak.

Peshorja
Gjatë ditës së sotme të tjerët do t’ju ndihmojnë në punët e shtëpisë, kështu që do arrini të keni pak kohë të lirë për vete! Jeni gjithmonë të gatshëm të ndihmoni të tjerët dhe asnjeri nuk do refuzojë t’ju japë një ndihmë të vogël, nëse ia kërkoni ju.

Akrepi
Një çështje pune rrezikon t’ju prishë disi ditën. Nëse nuk është aq urgjente, tregohuni të vendosur që ta mbani jashtë portës. Do ta zgjidhni nesër. Momente të këndshme të kaluara në familje dhe me miq do t’ju kthejnë humorin e mirë.

Shigjetari
Dita e sotme do të jetë një ditë e përkryer për të kaluar kohë me të afërmit tuaj dhe miqtë. Nuk ka rëndësi nëse e kaloni në shtëpi apo jashtë. A do të ketë vendime të rëndësishme për t’u marrë? Falë bonsensit tuaj, nuk do të lini t’ju shpëtojë asnjë detaj.

Bricjapi
Plutoni që nuk ju favorizon mund të ndikojë të bëni reagime të papritura e të tepruara, edhe për motive banale dhe me pak rëndësi. Shkarkoni tensionin e krijuar duke u marrë me pak sport. Lodhja në nivel fizik do ju qetësojë mendërisht.

Ujori
Bashkëveprimi i Saturnit, Uranit dhe Plutonit që ju mbështesin, do t’ju dhurojnë një ditë të paharrueshme në të gjitha aspektet. Është e sigurt që nuk do të mërziteni dhe do jeni gjithmonë në mes të aktiviteteve interesante dhe personave intrigues.

Peshqit
Duke qenë se duhet të analizoni një situatë, duhet të merrni parasysh më shumë se një aspekt, nëse nuk doni të humbisni një gjë shumë të rëndësishme. Keni aftësi të shkëlqyera, por që nganjëherë mbeten në hije nga nxitimi juaj për të përfunduar çdo gjë.

 

 

 

Etiketa: horoskopi
Pas

Vdes në aksident rrugor i riu shqiptar në Itali, ishte duke udhëtuar me motorr

Para

SHTYPI I DITËS. 15/06/2017

Para
Shtypi i ditës 05/12/2016

SHTYPI I DITËS. 15/06/2017

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmit me armë zjarri në një shkollë në Austri reagon Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

ChatGPT pëson defekt, lë pa përgjigje përdoruesit

Nga data 13 deri më 19 qershor, Shqipëria mirëpret Javën Kulturore Suedeze

Petkoviç paralajmëron takim trepalësh në Bruksel

Të dyshuar për shpërdorim detyre, Gjykata e Korçës pezullon nga detyra 4 policët e ndaluar 3 ditë më parë

Zyrtare, Dortmund transferon Bellingham, kontratë deri në 2030

Operacioni “Flakë në det”! SPAK lexon pretencën, ja sa vite burg kërkon për anëtarët e grupit të trafikantëve

U gjet fajtor në vrasjen e një 13-vjeçari, dënohet për krime lufte në Kosovë Zoran Vukotiq

U arrestuan nga AMP, Gjykata e Korçës liron dhe pezullon 4 policët e Kapshticës

Tërmeti magnitudë 4.5 ballë godet Turqinë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.