Dashi
Do bëni mirë të tregoheni më realistë sot ju të dashuruarit sepse në të kundërt mund të zhgënjeheni e mund të lëndoheni. Beqarët do argëtohen pafund me personat që do takojnë dhe ka mundësi të ndihen gati edhe për t’i çuar gjërat më tej me ta. Buxheti do jetë aq i mirë saqë mund ta kryeni pa frikë edhe ndonjë investim më të madh se zakonisht.
Demi
Nuk do e duroni dot rutinën sot ju të dashuruarit dhe kjo do ju shtyej të ndërmerrni edhe rreziqe vetëm për ta ndryshuar njëherë e mirë. Beqarët nuk duhet kurrsesi të tregohen të pakujdesshëm me premtimet që do bëjnë apo përgjigjet që do japin sepse prej tyre do varet e ardhmja. Në planin financiar do e keni shumë të qartë gjendjen në të cilën ndodheni dhe do jeni të kujdesshëm.
Binjakët
Ditë shumë e veçantë do jetë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Planetet do mendojnë në çdo moment që ju të ndiheni sa më mirë, kështu që nuk do mungojnë as surprizat. Beqarët edhe pse nuk do e gjejnë shpirtin e tyre binjak, sërish nuk do mërziten asnjë moment, përkundrazi çdo çast do argëtohen dhe do gëzohen pranë miqve. Financat do jenë si zakonisht.
Gaforrja
Mos bëni premtime për të cilat nuk jeni të sigurtë nëse do i mbani dot gjatë kësaj dite sepse do e zhgënjeni partnerin dhe ai mund të largohet prej jush. Beqarët do gjejnë një person impresionues me të cilin mund të fillojnë edhe lidhje afatgjata. Ndryshimet do ndodhin më shpejt nga sa e kishit menduar. Të ardhurat do përmirësohen në mënyrë të menjëhershme falë një shpërblimi profesional.
Luani
Më në fund dialogu do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Me partnerin do i zgjidhni të gjitha mosmarrëveshjet që keni pasur dhe madje do kërkoni edhe falje për gabimet. Beqarët jo vetëm që do kenë flirtime interesante, por do hedhin edhe hapat e para drejt një lidhjeje pasionante. Buxheti më në fund do ekuilibrohet dhe do jeni shumë herë më të qetë.
Virgjëresha
Sot do i keni të gjitha planetet në anën tuaj ju të dashuruarit dhe marrëdhënia në çift do ketë përmirësime të dukshme. Për beqarët ka mundësi që një miqësi e vjetër të shndërrohet në diçka më të madhe dhe do ua ndryshojë jetën përgjithmonë. Financat do jenë të kënaqshme, por kjo nuk do të thotë që ju të shpenzoni pafund duke mos menduar për të ardhmen. Ky do ishte një gabim fatal.
Peshorja
Ditë shumë e bukur do jetë kjo e sotmja për ju të dashuruarit. Do dilni e do argëtoheni me partnerin dhe me fëmijët tuaj nëse keni. Beqarët do preferojnë vetëm të joshin e të flirtojnë me personat që do takojnë. Ata nuk do ndihen ende gati për të hedhur hapa serioze. Me financat ka rrezik të bëni disa gabime të pafalshme të cilat mund të ndikojnë tej mase tek e ardhmja.
Akrepi
Shumë gjera do ndryshojnë sot për juve që jeni në një lidhje kështu që duhet të përgatiteni shpirtërisht. Çdo gjë do varet nga mënyra sesi jeni sjellë së bashku kohët e fundit. Beqarët do jenë shumë të pavendosur edhe pse në fakt njohjet e reja do jenë goxha interesante. Në planin financiar do i keni idetë shumë të qarta dhe nuk do bëni aspak gabime.
Shigjetari
Do kaloni plot momente të bukura sot ju të dashuruarit dhe në disa momente madje do ju duket vetja si nëpër ëndrra. Partneri mund t’iu bëjë edhe ndonjë propozim interesant në mbrëmje. Beqarët do kenë disa takime, por asnjeri prej tyre nuk do mund të thellohet aq sa për të filluar një lidhje. Në planin financiar do i keni idetë shumë të qarta dhe nuk do hidhni hapa të gabuara.
Bricjapi
Jeta juaj në çift ka për të qenë edhe më intensive sot. Do bëni gjithçka që keni në dorë në mënyrë që të shtoni alegrinë dhe ngjyrat. Kujdes duhet të bëni edhe me xhelozinë. Beqarët më mirë të qëndrojnë edhe pak kohë vetëm sesa të rrezikojnë shumë për të filluar një lidhje së cilës nuk i dihet e ardhmja. Buxhetin do e menaxhoni në mënyrë të arsyeshme dhe nuk do keni asnjë lloj problemi.
Ujori
Çiftet do jenë sentimentalë dhe të fiksuar edhe pas detajeve. Të qenit shumë striktë mund të sjellë edhe ndonjë mosmarrëveshje me partnerin. Ju beqarët do e gjeni më në fund shpirtin binjak dhe çdo çast do ju duket si një ëndërr e vërtetë. Për financat duhet të jeni shumë më të kujdesshëm nga më parë sepse shpesh mund të gjendeni para zgjedhjeve të vështira.
Peshqit
Ditë shumë e qetë do jetë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do jeni më të duruar dhe më të sjellshëm me ata që keni në krah. Beqarët do takojnë një person vërtet me vlera dhe nuk do presin gjatë për të hedhur hapa t rëndësishme me të. Në planin financiar do bëni mirë të tregoheni më të kujdesshëm në mënyrë që situata të mos ketë asnjë lloj tronditjeje.
Discussion about this post