1-Dashi (21 mars-20prill)
Miqësitë e reja do t’ju tregojnë që jeni persona që tek të tjerët përçoni veçse mirësi dhe energji pozitive. Kjo gjë do t’ju shoqërojë dhe në marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët do kenë takime interesante dhe parashikohet që ata të kenë ndryshime të rëndësishme. Financat do jenë të mira, yjet do jenë në krahun tuaj.
2-Demi (21 prill-21 maj)
Momente të së shkuarës ju vijnë në mendje gjatë ditës por nuk do të jenë aq shumë thelbësore në vendimet tuaja të së tashmes. Një surprizë e këndshme nga partneri do t’ju befasojë. Beqarët do kenë një ditë rutinë, dhe pa ndonjë takim interesant që do ju mbesë në mendje. Financat do varen tërësisht nga menaxhimi juaj.
3-Binjakët (22 maj-21 qershor)
Nuk keni mundur ti jepni përgjigje dyshimeve të shumta të partnerit, nëse e lini të kalojë kjo situatë gjërat thjesht do të mbeten pa sqaruar. Beqarët duhet të jenë tepër të sigurtë me veten para se të marrin vendime për të ardhmen. Financat do vijnë duke u përmirësuar në mënyrë të ndjeshme.
4-Gaforrja (22 qershor-22korrik)
Sot mos kaloni direkt në sulm ndaj partnerit tuaj edhe kur t’ju pyesin për gjëra shumë të thjeshta. Nervozizmi juaj do të lërë të kuptohet që ka diçka që nuk shkon. Beqarët do kenë takime pa fund, por vetëm për aventura kalimtare. Në planin financiar duhet të merrni masa strikte për të mbajtur situatën nën kontroll.
5-Luani (23 korrik-22 gusht)
Nuk mund të gënjeni sot ata persona që rrinë pranë jush, edhe pse po tentoni të fshihni ndjenjat tuaja dikush do të zbulojë çfarë ju shqetëson. Beqarët do jenë shumë të pavendosur sot dhe do ju ikin mundësi mjaft të mira nga duart. Në planin financiar është më mirë të tregoheni të kursyer.
6-Virgjëresha (23 gusht-23 shtator)
Bëni mirë të tentoni të arrini një marrëveshje me partnerin dhe të lini pas krahëve zënkat dhe debatet në të cilat jeni përfshirë prej disa ditësh. Beqarët do kenë vetëm flirte kalimtare të cilat nuk do i çojnë askund. Në planin financiar pritet të përballeni me disa probleme për shkak të shpenzimeve të tepruara.
7-Peshorja (24 shtator-23 tetor)
Sot nëse tregoni gënjeshtra do të zbulohen shumë shpejt, mundohuni të jeni të qartë në gjërat që ju nevojiten për një marrëdhënie të shëndetshme. Beqarët do jenë mjaft sharmantë sot dhe do mund të bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Në planin financiar duhet të tregoheni të matur me shpenzimet.
8-Akrepi (24 tetor-22 nentor)
Dita e sotme do të jetë shumë e mbarë pë ju, do prireni të ndihmoni këdo që ka nevojë për ju. Miqtë dhe partneri janë të lumtur që ju kanë pranë. Beqarët duhet të tregohen të arsyeshëm dhe të mos marrin vendime të nxituara për të ardhmen. Në planin financiar do dini si të kapërceni problemet me të cilat jeni përballur.
9-Shigjetari (23 nentor-21 dhjetor)
Mungesa e besimit ju ka bërë më të ftohtë në marrëdhënie me partnerin, por jo me të gjithë duhet të mbani të njëjtin qëndrim indiferent. Beqarët do kenë takime interesante, por nuk do i shfrytëzojnë për të krijuar lidhje. Financat do jenë shumë të mira, do keni mundësi edhe për të shpenzuar.
10-Bricjapi (22 dhjetor-20 janar)
Në sytë e njeriut të zemrës do të kërkoni të dukeni të përkryer dhe kjo ju bën të jeni sa më të vëmendshëm dhe në detaje ndaj vetes tuaj. Beqarët do takojnë një person interesant për të cilin do nisë t’i rrahë zemra shumë fort. Në planin financiar çdo gjë do shkojë më së miri, falë maturisë që do tregoni me shpenzimet.
11-Ujori (21 janar-19 shkurt)
Çdo gjë përreth jush buzëqesh sot sepse dhe ju vetë i falni buzëqeshjet pa kërkuar asnjëherë asgjë në shkëmbim. Gjatë ditës do të mbyllni një kontratë fitimprurëse. Beqarët nuk do të kenë një ditë me fat sot, prandaj duhet të presin ende për të gjetur dashurinë. Në planin financiar nuk parashikohen probleme.
12-Peshqit (20 shkurt-20 mars)
Duhet ta vini veten në vend të partnerit që të mund të gjykoni një situatë të caktuar, jo gjithmonë gjërat janë ashtu siç duken. Beqarët nuk duhet të rrëmbehen nga emocionet e çastit për të marrë vendime sepse do të lëndohen dhe vuajnë pasojat. Financat do jenë të paqëndrueshme dhe delikate.