Dashi
Dita e sotme do jetë ashtu si ju e keni menduar prej kohësh. Në çdo moment partneri do ju surprizojë dhe do iu emocionojë pamasë. Beqarët do bëjnë mirë ta lënë veten të lirë dhe për asnjë moment nuk duhet të refuzojnë ftesat që do iu bëhen. Financat mund të dobësohen për shkak të disa investimeve të domosdoshme që do iu duhet të kryeni në shtëpi.
Demi
Jupiteri do jetë pozicionuar keq sot në jetën tuaj në çift dhe mund të debatoni edhe për gjera elementarë. Në disa momente madje do ju duket sikur nuk do mund të buzëqeshni dot kurrë më. Beqarët duhet t’i bëjnë sytë katër në çdo moment dhe duhet të përfitojnë nga të gjitha rastet për takime. Gjendja financiare do jetë e qëndrueshme dhe nuk do keni as tronditjen më të vogël.
Binjaket
Qëndrueshmëri, gëzim dhe optimizëm. Dita e sotme ka për të qenë e mrekullueshme për ata që janë në një lidhje. Shfrytëzojeni çdo sekonde sa më shumë që të mundeni, pse jo merrni edhe ndonjë vendim. Beqarët pa u munduar fare do e gjejnë gurin e çmuar. Në planin financiar duhet të bëni sa më shumë ekonomi sepse në të kundërt situata shumë shpejt do përkeqësohet.
Gaforrja
Gjërat mes jush dhe partnerit do ecin mjaft mirë sot. Komunikimi dhe toleranca janë pikat tuaja më të forta të cilat kanë berë që situata të mbetet e qëndrueshme. Beqarëve do ju rrahë zemra me fort se asnjëherë më parë, por do druajte të hedhin menjëherë hapa. Për financat ka për të qenë një ditë e trazuar. Mundohuni të mos shpenzoni pa llogari dhe mendoni edhe për të ardhmen.
Luani
Do jeni shumë fanatike dhe xhelozë gjatë kësaj dite prandaj në shumë momente do ju dalin probleme të mëdha me partnerin. Po nuk ndryshuat sjellje gjerat do marrin tatëpjetën. Beqarët duhet të jenë vigjilente dhe nuk duhet të nxitohen për të hedhur hapa. Në planin financiar do luftoni fort me veten tuaj për të mos për të mos shpenzuar kuturru dhe gjëndja do të mbete mjaftë e mirë
Virgjeresha
Ndjenjat për partnerin do jenë shumë më të thella gjatë kësaj dite dhe nga ana tjetër do dini si t’i shprehni ato pafund. Kjo do ju bejë edhe ju të ndiheni më mirë. Beqarët nuk duhet t’iu besojnë shumë personave që do i joshin sepse nuk do jenë në të vërtetë ashtu si duken. Në planin financiar do keni gjithë kohen mbështetjen e yjeve dhe gjendja do mbetet e mirë. Të martuarit do jenë më me fat.
Peshorja
Ditë e mbushur me momente romantike do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Partneri do i mbajë gjithë kohës në pëllëmbë të dorës. Beqarët duhet të tregohen të kujdesshëm dhe duhet të presin ende disa ditë për të hedhur hapa. Buxhetin do dini gjithmonë si ta menaxhoni dhe nuk do keni asnjë tronditje. Disa madje und të ndihmojnë edhe të afërmit.
Akrepi
Në orët e para të mëngjesit do keni disa mosmarrëveshje te vogla me partnerin, por që do ju shkaktojnë mërzitje gjatë gjithë ditës. Në mbrëmje ai do ju kërkojë falje në një mënyrë të jashtëzakonshme. Beqarët nuk do kenë fat në dashuri sot. As për financat nuk do jetë ditë pozitive, prandaj mundohuni që çdo shpenzim ta kryeni pasi të reflektoni disa herë.
Shigjetari
Nuk do keni një marrëdhënie të qëndrueshme me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe në shumë momente mundet edhe të konfliktoheni me fjalë me të. Beqarët do realizojnë papritur disa takime të cilat do ua ndryshojnë jetën më shumë nga sa mund të kishin imagjinuar ndonjëherë. Buxhetin do e mbani gjithë kohen në vëmendje dhe do ketë vetëm përmirësime.
Bricjapi
Për shkak të debateve të forta që keni pasur kohet e fundit, por edhe për shkak të disa personave të veçantë që do ju afrohen gjatë kësaj dite, do jetë shumë e vështirë t’i qëndroni besnike partnerit. Beqarët do jenë pa fat dhe do vazhdojnë të mbeten vetëm. Në planin financiar yjet do ju ndihmojnë gjithë kohës të ruani ekuilibrin dhe nuk do keni asnjë lloj tronditjeje në këtë sektor.
Ujori
Do jeni shumë më të logjikshëm sot ju të dashuruarit dhe do mundoheni vetëm që marrëdhënia në çift të ecë sa më mirë. Në disa momente do luftoni edhe me veten për të mos thënë gjera të gabuara. Beqarët duhet t’i besojnë instinktit të parë dhe nuk kanë për t’u penduar. Buxheti do jetë goxha i mirë, megjithatë kjo nuk do te thotë që ju tashmë mund të shpenzoni sa të dëshironi.
Peshqit
Të dashuruarit ka rrezik të tundohen tej mase nga disa persona të rinj që do iu vijnë në punë dhe mundet edhe ta tradhtojnë atë që kanë në krah. Gjithçka që kanë ndërtuar deri me sot me partnerin do ju rrezohet si me magji shumë shpejt. Beqarët do gjenden përballë dilemave të vështira dhe nuk do dinë çfarë zgjedhjeje të bëjnë. Financat do jenë të mira sepse gjithmonë do dini si të silleni me to.