Dashi
Nuk mund ta mbani dashurinë me forcë: lëreni që t’i zbulojë vetë gjërat deri në fund dhe mësohuni që të flisni edhe duke heshtur. Një shëtitje në vetmi do t’ju bënte shumë mirë.
Demi
Personave që janë vetëm mund t’ju ndodhë diçka speciale, një takim që lidh pasionin dhe romanticitetin. Por e sotmja do të jetë e bukur edhe për personat që gëzojnë një marrëdhënie në çift.
Binjakët
Duhet të sistemoni me patjetër shumë çështje që i keni lënë ende pezull. Në punë, shoqëri, në shtëpi ashtu edhe në zemrën tuaj. Përpiquni të “mbijetoni” derisa Mërkuri të futet në shenjën tuaj.
Gaforrja
Momentet që do të përjetoni sot do të jenë të paharrueshme për ju. Yjet e thonë më së miri këtë gjë. Mbyllni sa më shumë punë të mundni si për të gjithë familjen, ashtu edhe për fëmijët.
Luani
Keni marrë më pak nga se ishte e mundur të merrnit, prej ambientit ose të disa personave. Tashmë duhet të provokoni të reja. Hëna insiston mbi punën. Dashuria do t’ju befasojë.
Virgjëresha
Mbajeni dashurinë si një bimë në vazo: duhet ta kuroni si një lule të rrallë. Në punë është mirë që të mos hapni debate të kota.
Peshorja
Pasditen mund ta shfrytëzoni për të bërë një udhëtim të shkurtër, në kërkim të vendit ku mund të kaloni pushimet e kësaj vere. Në familje është më mirë që të mos flisni për çështjen e parave.
Akrepi
Goditje e madhe në çështjet që kanë të bëjnë me bizneset! Nuk do të mund t’i ktheni më mbrapsht situatat, ndaj mendoni qetësisht për zgjidhjet e momentit. Disa do të dashurohen me shikim të parë.
Shigjetari
Shfrytëzoni ndonjë rast për të sistemuar problemet ekzistuese në drejtim të bashkëpunimeve apo të punëve private. Ditët e këtij muaji do t’i keni pak të lodhshme, por muaji tjetër do të jetë në favorin tuaj.
Bricjapi
Suksesi duket se do të jetë shumë pranë jush sot, por ju duhet të mbani një ekuilibër të mirë me botën që ju rrethon për ta gëzuar atë. Disave do t’ju ndodhin spostime të papritura me punën ose me shtëpinë.
Ujori
Shmangni sforcimet fizike. Mos harroni se “ilaçi” i cili i shëron të gjitha te ju është durimi. Lajme ose telefonata pozitive.
Peshqit
Është i/e bekuar ai/ajo që dashurohet nga ju: jeni në gjendje që t’i jepni një mbrojtje dhe siguri të madhe shpirtërore, por edhe sensuale. Më në fund do të merrni një shenjë për të jetuar pa paragjykime.