1-Dashi (21 mars-20prill)
Gjatë ditës së sotme bëni mirë ta lini mënjanë krenarin , sepse po humbisni momente që nuk përsëriten dy herë. Tregohuni më të hapur ndaj mendimit të të tjerëve dhe dëgjojini deri në fund. Mirëkuptimi është pika kyçe, nëse doni të ruani gjatë një miqësi apo një lidhje. Mund të vijë momenti që të keni nevojë edhe ju për mirëkuptim. Për fat të mirë gjendja e financave do këtë disa përmirësime.
2-Demi (21 prill-21 maj)
Mos u jepni shumë besim dhe hapësirë njerëzve të rinj në jetën tuaj, sepse mund të pendoheni më pas. Bëni mirë të mos rrezikoni qetësinë tuaj për të tjerët. Disa projekte tuajat do bëjnë që edhe financat të ndryshojnë. Ndani gjithçka me personin që keni në krah, do i përballoni më lehtë ngarkesat që ju presin. Beqarët duhet të mendojnë edhe për të ardhmen para se të bëjnë zgjedhje pasi në të kundërt mund të pendohen.
3-Binjakët (22 maj-21 qershor)
Hëna në shenjen tuaj sot do ju bëjë më të ndjeshëm ndaj atyre që nuk janë në gjendje të mirë emocionale. Me mbështetjen që do i ofroni, do ti bëni të ndihen shumë mirë. Natyra juaj shumë e qetë ju bën që t’i merrni gjërat më lehtë dhe t’u gjendeni pranë të tjerëve sa herë ata kanë nevojë. Rishikojini edhe një herë financat, sepse keni shpenzuar disi këto kohë. Beqarët do kenë takime, por do hezitojnë të hedhin hapa. Duke pritur gjatë ka rrezik që të humbasin mundësi të shkëlqyera.
4-Gaforrja (22 qershor-22korrik)
Keni lënë disa gjëra pezull dhe kjo nuk po ju lejon që të jeni të qetë. Shqetësimi juaj nuk është pa arsye, sepse ju e dini që puna juaj nuk është e lehtë dhe nuk lejon gabime. Megjithatë, çdo gjë do ta zgjidhni, mjafton që të përzgjidhni momentin dhe njerëzit e duhur. Një debat i vogël me partnerin do ju shqetësojë së tepërmi këto kohë. Buxheti do vazhdoje të jetë i paqëndrueshëm. Kujdes me çdo lloj shpenzimi, përveç gjërave të nevojshme.
5-Luani (23 korrik-22 gusht)
Jeni duke kuptuar në heshtje gjithçka që po përjetojnë miqtë tuaj të zemrës dhe e ndjeni veten të pafuqishëm t’i ndihmoni. Prania juaj do të thotë shumë, ndaj mundohuni të shkurtoni oraret e punës dhe gjenduni pranë atyre që kanë nevojë për ju. Beqarët do kenë veçse disa flirtime me dikë, asgjë më tepër sesa kaq. Do ju duhet të presin ende disa kohë për ndryshimet e ëndërruara. Në planin financiar do i keni idetë shumë të qarta për hapat që duhet të hidhni.
6-Virgjëresha (23 gusht-23 shtator)
Vendosni në vendin e duhur financat, sepse prej ditësh po ju shfaqin probleme të vogla, që nuk duhet t’i neglizhoni. Sigurisht që përnjëherë nuk mund t’i zgjidhni gjërat, por ama mos anashkaloni as detajin më të vogël. Qëndroni në pritje të një konfirmimi rreth diçkaje që mezi e prisni t’ju ndodhë. Bëhuni të duruar, gjithçka e mirë kërkon kohë. Financat për fat të mirë do fillojnë të normalizohen disi.
7-Peshorja (24 shtator-23 tetor)
Sot nuk jeni shumë të interesuar se çfarë po ndodh në ambientin tuaj të punës. Ju keni mënyrat tuaja të veprimit dhe kjo do jetë arma juaj më e fortë. Indiferenca ndaj debateve ju bën shumë pasiv dhe kjo ju ofron qetësi. Flisni atëherë kur ju ta mendoni të arsyeshme dhe vetëm për ata që duhet. Ndonjëherë heshtja juaj tregon shumë. Për të përmirësuar financat nuk duhet të luani lotari sepse do pendoheni përgjithmonë.
8-Akrepi (24 tetor-22 nentor)
Do arrini gjithçka që i keni vënë synim vetes kohët e fundit. Vështirësitë do jenë të pashmangshme, por tregohuni të shkathët dhe përfitoni sa më shumë nga mundësitë. Mos harroni që i vetëm nuk mund t’ia dilni, ndaj flisni gjithçka me familjarët dhe dëgjoni këshillat e tyre gjithmonë. I vetmi vend i sigurt do të mbetet familja. Financat kanë për të qenë tej mase të trazuara kështu që ulni në minimum shpenzimet.
9-Shigjetari (23 nentor-21 dhjetor)
Ka ardhur momenti që ju t’u përgjigjeni me sinqeritet të gjitha dyshimeve të partnerit, sepse në të kundërt do të largohet pak nga pak. Fokusimi juaj vetëm tek puna dhe financat po ju privon nga ndjenjat e tjera. Rregullojini gjërat përpara se të jetë vonë. Beqarët do kenë një ditë tejet intensive dhe të mbushur me takime.
10-Bricjapi (22 dhjetor-20 janar)
Mendimet do ju shoqërojnë gjithë ditën sot ju të lindurit në shenjën e Bricjapëve. Do keni nevojë për dikë që t’i besoni dhe të flisni lirshëm, por natyra juaj disi mosbesuese sërish nuk do ju lejojë të jeni transparent deri në fund. Ju e dini mirë kufirin, por sërish do lejoni t’ju qëndrojnë afër njerëzit më të dashur. Ndonjëherë është gjëja e duhur, t’i jepni kohë të lirë vetes, sepse puna e tepërt ju ka lodhur. Financat do jenë tejet të mira kështu që nuk do ju duhet ta shtrëngoni shumë rripin e shpenzimeve.
11-Ujori (21 janar-19 shkurt)
Do keni mundësi për të bërë zgjedhje sot. Merrni kohën e duhur, mendoni gjatë dhe detajet më të vogla, sepse peshorja duhet të jetë në ekuilibër. Mundohuni për më të mirën, pasi shumë persona besojnë tek ty. Çështje të tilla kërkojnë shumë guxim dhe përgjegjësi. Beqarët nuk do ndihen ende gati për të bërë ndryshimet e mëdha në jetën sentimentale kështu që do kenë një dite rutinë.
12-Peshqit (20 shkurt-20 mars)
E keni gjetur veten në momente jo shumë të këndëshme kohët e fundit. E mira e kësaj gjendjeje është se ju ka bërë më të fortë dhe të vëmendshëm ndaj të papriturave. Ndoshta do ju duhet të merrni disa vendime dhe do kuptoni që jeni vetëm ju që vendosni për gjithçka. Më e lehtë do jetë t’i besoni vetes para të gjithave. Buxheti do kërkojë një riorganizim. Për këtë gjë duhet t’iu besoni vetëm miqve të afërt.