17:25 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Horoskopi

HOROSKOPI 17/04/2017

07:12 | 17/04/2017
në Horoskopi, Te Gjitha
0
HOROSKOPI. 10/12/2016

Dashi 
Sot do jeni shumë të matur dhe të kujdesshëm ju të dashuruarit kështu që marrëdhënia me personin që keni në krah ka për të qenë më e mirë. Edhe disa hatërmbetje të vjetra do mund t’i zgjidhni. Beqarët do kenë sukses në dashuri dhe do ndihen të plotësuar. Për financat dëgjojini me kujdes këshillat që do iu japin të afërmit sepse do jenë shumë të vlefshme.

 

Demi 
Ditë jo shumë e qëndrueshme do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Mund të kapeni pas gjerave të kota dhe do keni edhe debate të ashpra. Beqarët as nuk do e kenë mendjen tek krijimi i një lidhjeje sepse do jenë shumë të ngarkuar me punë. Në planin financiar gjendja do jetë aq e mirë saqë mund të bëni edhe disa investime afatgjata.

Binjakët
Do jeni më të kuptueshëm me partnerin tuaj sot dhe do i zgjidhni sot disa mosmarrëveshje të vogla që keni pasur. Po u sollët si sot gjerat do ju ecin më së miri edhe më vonë. Beqarët do kenë mjaft sukses me seksin tjetër dhe mund të hedhin edhe ndonjë hap që nuk e kishin parashikuar. Me financat do jeni shumë optimistë dhe të arsyeshëm njëkohësisht.


Gaforrja

Ditë ritmike ka për të qenë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Mund të ketë edhe debate të vogla në ndonjë moment, por në përgjithësi do ja kaloni mirë me partnerin dhe do i shprehni ndjenjat më tepër. Beqarët nuk do merren vesh si duhet me personat që do takojnë dhe nuk do preferojnë të hedhin hapa. Financat do jenë goxha më të mira se më parë.

 

Luani
Ditë shumë e trazuar ka për të qenë kjo e sotmja për të dashuruarit. Shpesh do ndiheni keq dhe mund të bëni edhe gabime të mëdha. Beqarët do jenë sensualë, joshës dhe të gatshëm për çdo lloj gjëje. Dita e sotme ka për të qenë fantastike. Buxheti nuk do jetë i keq, por kjo nuk do të thotë që ju të mbyllni sytë dhe të kryeni shpenzime pa bërë llogari fare.

 

Virgjëresha

Çiftet që kanë kaluar vështirësi e probleme kohët e fundit, sot do ndihen shumë më mirë. Po të ishin treguar më tolerantë më parë gjendja nuk do kishte arritur këtu. Beqarët do mundohen më kot ta gjejnë dashurinë. Yjet nuk do jenë aspak në favor të tyre. Në planin financiar keni për t’i zgjidhur një e nga një të gjitha problemet që ju kishin dalë dhe gjendja do fillojë të normalizohet.

 

Peshorja

Çiftet që kanë pasur vështirësi kohët e fundit, ka rrezik të vendosin edhe për ndonjë ndarje sot. Nga njëra anë kjo do i çlirojë disi, por nga ana tjetër do i mërzitë pa masë. Beqarët do ndeshen papritur me një person i cili do i bëjë menjëherë të thurin ëndrra për të ardhmen. Financat kanë për të qenë gjatë gjithë kohës të qëndrueshme dhe aspak problematike.

 

Akrepi
Jeta juaj në çift mund të ketë edhe momente delikate gjatë kësaj dite, por në tërësi gjerat kanë për të ecur goxha mirë. Mes jush nuk do ketë as probleme. Beqarët nuk do duan të bëjnë asnjë lloj ndryshimi në jetën e tyre sepse edhe ashtu ndihen për mrekulli. Buxhetin do dini gjithmonë si ta menaxhoni kështu që gjendja do jetë e kënaqshme në çdo moment.

 

Shigjetari

Duke qenë se asnjë planet nuk do ketë ndikim negativ tek jeta juaj në çift gjatë kësaj dite, gjerat kanë për të ecur për mrekulli. Qetësia do mbizotërojë gjithë kohës. Beqarët gjithashtu nuk do kenë për çfarë të qahen sepse yjet do i ndihmojnë ta gjejnë shpirtin binjak. Në planin financiar gjendja do jetë më e kënaqshme nga sa ju kishit menduar. Do bëni edhe disa investime.

 

Bricjapi

Ka rrezik të jeni shumë xhelozë ndaj partnerit tuaj sot dhe kjo mund të ndezë debate të zjarrta në disa momente. Nëse vazhdoni të silleni në këtë mënyrë mund të shkatërroni shumë shpejt çdo gjë. Beqarët nuk do jenë me fat në dashuri dhe do kenë një jetë të njëjtë. Për të përmirësuar financat do ju duhet t’i shfrytëzoni të gjitha mundësitë që do iu jepen.

 

Ujori

Ditë e hareshme do jetë kjo e sotmja për të gjithë të dashuruarit. Mes jush dhe partnerit çdo gjë do ecë sipas parashikimeve. Beqarët do kenë disa njohje të reja, por vetëm me persona të shenjës së demit dhe binjakëve mund të mendojnë të hedhin hapa. Në planin financiar nuk parashikohen aspak probleme sepse çdo hap që do e hidhni do e bëni me largpamësi.

Peshqit

Do keni divergjenca të mëdha me partnerin tuaj gjatë gjithë kësaj dite dhe nuk do mendoni të bëni asnjë lloj tolerimi ndaj tij. Beqarët nga ana tjetër ka mundësi që ta çojnë më tej një njohje të fundit të cilën e mendonin si pa të ardhme. Sektori i financave do lërë për të dëshiruar, prandaj do jeni të detyruar të hiqni dore nga disa shpenzime në mënyrë që t’ia dilni mbanë.

Etiketa: horoskopishenjat
Pas

Arrestohen doganierë dhe policë të antidrogës në Durrës

Para

MOTI 17/04/2017

Para
Moti. 10.12.2016

MOTI 17/04/2017

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pamje të reja nga rrëzimi i avionit në Indi, ngrihet mirë por pastaj diçka nuk ka funksionuar…

Zelensky: Rusia synon të pushtojë Odesan dhe të kërcënojë Moldavinë e Rumaninë

Irlanda e Veriut zhytet në kaos, protestat kundër emigrantëve degjenerojnë në dhunë, flakë e shkatërrime

Bordi i Përbashkët i Mitrovicës mban takimin e parë, kush ishin të pranishmit

Lia e majmunit në Shqipëri, si u zbulua 31-vjeçari i prekur, shenjat dhe trajtimi i tij

Tragjedia në Indi/ Presidenti Begaj: Të trishtuar, ne qëndrojmë në solidaritet me të gjithë të prekurit

Tre vajza adoleshente sulmojnë brutalisht një 75-vjeçar në Britani dhe regjistrojnë momentin me celular

Elbasani problematika me ujin e pijshëm, Ujësjellësi apel qytetarëve: Mos e shpërdoroni gjatë verës, shkelësit do ndëshkohen! Task-Forcë kontrollesh dhe kamera për lidhjet e paligjshme

Arbër Hoxha në modë, disa skuadra të interesuara për lojtarin shqiptar

Bota Marshim global për Gazën, mijëra aktivistë drejt Rafah! Izraeli: Janë xhihadistë të lidhur me Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.