1-Dashi (21 mars-20prill)
Duhet të jeni më largpamës dhe të mos mendoni gjithmonë sot për nesër, ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Projekte të rëndësishme priten në horizont. Beqarët bëjnë mirë të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për takime për të ndryshuar statusin. Financat do jenë të mira nëse do i menaxhoni me kujdes të ardhurat.
2-Demi (21 prill-21 maj)
Këtë periudhë jeni shumë të shpërqendruar midis gjërave të punës dhe jetës familjare, sa në shumë momente doni të hiqni dorë nga gjithçka. Beqarët do realizojnë një takim emocionues dhe vendimtar që do ua ndryshojë të ardhmen. Në planin financiar do përballeni me probleme, bëni kujdes me shpenzimet.
3-Binjakët (22 maj-21 qershor)
Nëse nuk jeni të interesuar të dëgjoni këshillat që ju jep partneri, mund të tregoheni të sinqertë me të dhe t’ja thoni. Beqarët pa e kuptuar do e gjejnë veten të përfshirë në një lidhje e cila do ju falë lumturi. Në planin financiar tregohuni të matur me shpenzimet për të shmangur problemet.
4-Gaforrja (22 qershor-22korrik)
Gjatë ditës së sotme do të merrni shumë ftesa për evente të ndryshme, dhe do ndiheni mirë kur pranë keni partnerin tuaj që ju shoqëron. Beqarët edhe pse nuk do mendojnë të krijojnë një lidhje, nuk do mund t’i rezistojnë dot një personi që do iu dalë para. Financat do jenë të mira, gjithsesi kujdes me shpenzimet.
5-Luani (23 korrik-22 gusht)
Sot doni të lini pas këtë ditë të rrëmujshme dhe mezi po prisni të mbaroni orarin zyrtar të punës, që të shijoni shoqërinë e njeriut tuaj të zemrës. Beqarët do kenë takime mbresëlënëse të cilat do sjellin ndryshime të rëndësishme në të ardhmen e tyre. Në planin financiar priten përmirësime të ndjeshme.
6-Virgjëresha (23 gusht-23 shtator)
Në ditën e sotme do të kërkoni shoqëri për një udhëtim të këndshëm që keni vendosur të bëni. Mund të ftoni si partnerin ashtu dhe shoqërinë sepse do t’ju bashkohen menjëherë. Beqarët duhet ta lenë veten të lirë dhe mos të kërkojnë me ngulm të krijojnë një lidhje sepse vendimet e nxituara mund ti lëndojnë. Financat do jenë të mira.
7-Peshorja (24 shtator-23 tetor)
Keni disa ngërçe në lidhjen tuaj në çift, por nëse komunikoni me partnerin do të arrini të zgjidhni gjithçka. Beqarët edhe pse do realizojnë takime pa fund dhe do duan të ndryshojnë statusin nuk do ja arrijnë dot. Përmirësime të vogla mund të ketë në planin financiar, gjithsesi kujdes me shpenzimet.
8-Akrepi (24 tetor-22 nentor)
Kjo ditë do të jetë e mbushur plot jetë dhe kënaqësi të pafundme për të lindurit e kësaj shenje. Surpriza të këndshme do t’ju presin ju që jeni në një lidhje dashurie. Beqarët do kërkojnë shumë, por as sot nuk do arrijnë të gjejnë dot personin që ëndërrojnë. Në planin financiar do arrini të stabilizoni situatën.
9-Shigjetari (23 nentor-21 dhjetor)
Jo gjithmonë mund të kërkohet ndihma juaj, por është mirë në ato momente që partneri shprehet, bëni çmos që ti gjendeni pranë për ta ndihmuar. Beqarët do kenë një takim mjaft të rëndësishëm, prej të cilit do nisin të mendojnë edhe për më shumë. Financat nuk do jenë të këqija, gjithsesi nuk duhet të kryeni shpenzime me tepricë.
10-Bricjapi (22 dhjetor-20 janar)
Në këto ditë ka filluar të ndihet atmosfera e festave dhe dëshira për pushime për ju të dashuruarit. Po mendoni të shkoni diku së bashku, por pasi të mbyllni punët tuaja. Beqarëve nuk do iu mungojnë mundësitë për takime interesante, megjithatë mos merrni vendime të nxituara. Në planin financiar bëni mirë të merrni masa.
11-Ujori (21 janar-19 shkurt)
Sot do të ketë debate mbi çështje parimore në marrëdhënien tuaj. Ndonëse mendimet tuaja shkojnë ndesh me ato të partnerit duhet të argumentoni atë ç’ka thoni. Beqarët jo vetëm që do kenë disa takime, por ato do jenë mjaft premtuesë. Financat do jenë më të mira sesa ju i mendonit, nuk do keni probleme.
12-Peshqit (20 shkurt-20 mars)
Ata që janë në një raport, në lidhje me çështjet e zemrës do kenë dyshime lidhur me partnerin. Beqarët do arrijnë të realizojnë disa nga dëshirat e tyre për të cilat kanë kohë që mendohen. Në planin financiar situata do jetë e qëndrueshme, mund të bëni edhe shpenzime.