Dashi
Marrëdhënia juaj me partnerin do jetë shumë e ngrohtë gjatë gjithë kësaj dite dhe për asgjë nuk do lindin mosmarrëveshje mes jush. Beqarët nga ana tjetër do jenë të hapur dhe do ndihen gati të provojnë edhe shijen e aventurave kalimtare. E rëndësishme është që ata nuk do ndihen për asnjë çast vetëm. Për financat do jetë një ditë goxha delikate, prandaj më mirë kufizojini sa të mundni shpenzimet.
Demi
Mundohuni me çdo mënyrë ta largoni monotoninë nga jeta juaj në çift gjatë kësaj dite sepse vetëm kështu do mund të merrni fryme lirisht. Beqarët do kenë plot të papritura të këndshme, por do preferojnë të presin ende kohe para se të marrin vendime. Në planin financiar një trashëgimi mund t’iu nxjerre nga situata ku jeni futur dhe do iu gëzojë pamase.
Binjaket
Nëse nuk tregoheni realiste sot ju të dashuruarit ka rrezik të përballeni me zhgënjime të njëpasnjëshme. Mos kërkoni të kapni qiellin me dorë sepse do jetë e pamundur. Beqarët do ndihen mirë edhe ashtu si janë prandaj nuk do bëjnë asnjë që ta ndryshojnë situatën. Në planin financiar do ju dalin disa vështirësi, por do i kaloni ato menjëherë dhe pa e kuptuar.
Gaforrja
Pas problemeve të shumta të pasura kohët e fundit sot pas mesditës do ndiheni shumë më të qetë. Do e largoni mendjen prej tyre dhe do mundoheni gjithë kohës të merreni me diçka ndryshe. Beqarët do kenë avantazh për ta gjetur personin e ëndrrave sepse yjet dhe miqtë do i kenë pranë. Gjendja financiare do ketë goxha përmirësime. Shfrytëzojeni rastin për të shlyer borxhet e vjetra.
Luani
Ditë e trazuar dhe e mbushur me probleme të njëpasnjëshme do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Në disa momente madje do ndiheni aq keq saqë nuk do dini çfarë të bëni. Beqarët do kenë një nga ato ditë kur do marrin fryme lirisht dhe buzëqeshja do ju mbizotërojë në fytyre. Në planin financiar do keni ide të qarta se si ta ndryshoni për mirë gjendjen. Shumë shpejt do keni edhe përmirësime.
Virgjeresha
Për ata që janë në një lidhje kjo e sotmja ka për të qenë një dite normale dhe pa asgjë të veçantë. Kënaquni me fantin që nuk do mërziteni e nuk do keni debate me partnerin. Beqarët do i hipnotizojnë që të gjithë ata që do ju gjenden pranë dhe më shumë gjase do bëjnë edhe zgjedhje për të filluar lidhje. Financat do jenë aq problematikë saqë gjithë kohës do jeni të stresuar.
Peshorja
Marrëdhënia juaj me partnerin ka rrezik të jetë goxha delikate sot. Secili prej jush do kërkojë të dalë e vetja dhe nuk do tolerojë në asnjë mënyrë. Për beqarët komunikimi do jetë ai që do joshë këdo që do kenë pranë. Pritet që për ta të filloje një epoke e re shumë e bukur. Në planin financiar do i keni idetë shumë të qarta dhe gjendja do fillojë të normalizohet. Bravo për durimin dhe angazhimin në këtë sektor.
Akrepi
Do i keni shumë më të qarta idetë sot ju të dashuruarit dhe do lini çdo gjë pas dore për t’iu përkushtuar sa më shumë atij që dashuroni. Beqarët do jenë të parrezistueshem dhe do marrin propozime të njëpasnjëshme. E mira është që ata do kenë mundësi të bëjnë zgjedhjen më të mirë. Për financat do jetë Urani ai që do ndikojë pozitivisht dhe do nxitë gjetjen e zgjidhjeve.
Shigjetari
Çdo gjë do ece më së miri sot për juve që jeni në një lidhje. Do dini si ta mbani gjithë kohës zgjuar zjarrin e pasionit dhe kënaqësitë do jenë të njëpasnjëshme. Beqarët do jenë të angazhuar me punë dhe nuk do kenë kohë as të mendojnë dhe as ta kërkojnë dashurinë. Financat do mbeten të qëndrueshme, megjithatë nëse keni për të kryer shpenzime më mirë shtyjini për më vonë
Bricjapi
Bëni atë që do ndieni dhe që do ju duket me e logjikshme gjatë kësaj ditë ju të dashuruarit. Mos ua vini veshin fjalëve të të tjerëve sepse secili e di vetë të mirën e vetes. Beqarët do jenë të gatshëm edhe për aventura kalimtare vetëm që të mos mbeten të vetmuar. Buxheti do jetë i mirë kështu që bëhuni gati për të kryer edhe ndonjë shpenzim më tepër.
Ujori
Edhe çiftet që kanë pasur probleme dhe vështirësi kohët e fundit sot do ndihen më mirë. Yjet do sjellin shkëlqim në qiellin e tyre. Beqarët nuk do arrijnë dot ta ndryshojnë statusin dhe kjo do o brengose pamasë. As miqtë më të ngushtë nuk do arrijnë dot t’i bëjnë të ndihen më të qetë. Me shpenzimet tregohuni strikte sepse nëse situata del jashtë kontrollit, pasojat do jenë të renda
Peshqit
Marrëdhënia juaj me partnerin ka mundësi të përmirësohet më shumë nga sa ju e kishit planifikuar. Nuk do jeni me dominues ndaj atij që keni në krah dhe do e lini te lirë të shprehet e të veproje. Beqarët do kërkojnë me ngulm të fillojnë një lidhje dhe kjo do i shtyje drejt gabimeve. Financat nuk kanë për të qenë aspak të mira kështu që kufizojini sa të mundni shpenzimet.