13:52 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Horoskopi

HOROSKOPI 18/09/2017

07:09 | 18/09/2017
në Horoskopi, Te Fundit, Te Gjitha
0
HOROSKOPI 29/07/2017

Dashi

Dita e sotme do jetë më e mire sesa ju mendonit dhe bashkëpunimi në çift do shtohet akoma më shumë. Do merrni mendimin e njeri-tjetrit për gjithçka dhe nuk do ketë aspak debate. Beqarët nuk do kenë asnjë ndryshim në jetën sentimentale. Financat nuk do jenë të mira, nëse e teproni me shpenzimet do keni probleme.

Demi 
Nëse nuk doni të keni telashe me partnerin/en tregohuni sa më të sinqertë gjatë kësaj dite. Nëse nuk arrini dot ta qetësoni situatën e krijuar merrni pak distancë nga njeri-tjetri dhe reflektoni me kujdes. Beqarët do e gjejnë më në fund shpirtin e tyre binjak dhe do ndihen të plotësuar. Në planin financiar duhet të vazhdoni te shpenzoni me maturi.

Binjakët

Mundohuni të tregoheni sa më realistë në jetën tuaj në çift sot dhe mos thurni shumë ëndrra. Sa më shumë të dilni nga realiteti aq më shumë do iu ndërlikohet situata. Beqarët duhet ta lënë veten të lirë dhe të dalin sa më shumë nëpër festa. Në planin financiar do i zgjidhni të gjitha problemet që keni pasur

Gaforrja

Kjo ditë do jetë shumë e turbullt për ata që janë në një lidhje. Nuk do bini shumë dakord me atë që keni në krah dhe debatet do jenë të njëpasnjëshme. Kujdes! Beqarët do jenë më me fat në sektorin e dashurisë. Pa kërkuar shumë do iu shfaqet para personi që kanë ëndërruar. Situata financiare do përmirësohet ndjeshëm. 

Luani

Dita e sotme do jetë shumë e qetë për të dashuruarit. Rutina do mbizotërojë gjatë gjithë kohës dhe nuk pritet asnjë gjë e re. Beqarët nuk do e dinë as vetë se çfarë duan dhe për këtë arsye do bëjnë mirë të qëndrojnë edhe pak kohë ashtu si janë. Në planin financiar duhet të bëni çmos që ta përmirësoni sa më shpejt situatën.

Virgjëresha
Në jetën tuaj në çift duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm gjatë kësaj dite dhe të mos merrni vendime të nxituara. Mos iu besoni shumë as atyre që do iu thonë disa miq. E njëjta gjë duhet thënë edhe për beqarët. Njihuni mirë me personat që do takoni para se të vendosni të krijoni një lidhje. Ne planin financiar nuk duhet te rrezikoni.

Peshorja

Pritet që dita për të dashuruarit të jetë më harmonike sot. Do i kushtoni vëmendjen e duhur partnerit/es dhe do sqaroni me qetësi problemet e vogla që keni pasur. Beqarët nuk do jenë me shumë fat kështu që duhet të presin ende dhe pak për të gjetur personin e duhur. Në planin financiar duhet të mendoni edhe për të ardhmen, kujdes me shpenzimet. 

Akrepi

Për shkak të ndikimit të madh të Uranit në jetën tuaj në çift, duhet të tregoheni shumë të duruar me partnerin/en dhe të bëni herë pas here lëshime ndaj tij. Beqarët do admirohen dhe do joshen nga shumë persona, por nuk do jenë të vendosur për të hedhur hapa. Financat do jenë të mbrojtura dhe aspak problematike.

Shigjetari

Ndikimi i yjeve do jetë shumë negativ sot për jetën sentimentale të çifteve. Debatet me partnerin/en do jenë të pafundme dhe nuk do arrini dot të zgjidhni asgjë. Qëndroni pak vetëm dhe reflektoni. Beqarët do fillojnë aventura emocionuese, por afatshkurtra. Financat do jenë pak më të stabilizuara se disa ditë më parë.

Bricjapi

Ka shumë gjasa që ata që janë në një lidhje të normalizojnë gjithçka gjatë kësaj dite. Mjaft më, duke u takuar fshehurazi apo duke gënjyer të tjerët. Beqarët duhet të reflektojnë me kujdes para se të marrin vendime. Në planin financiar gjërat do shkojnë mbarë, do arrini të përmirësoni të ardhurat. 

Ujori

Duhet t’i kushtoni pak më tepër vëmendje sot atij që keni në krah sepse po e latë pas dore gjërat mund të marrin tatëpjetën. Shtojini dozat e dialogut dhe tregohuni më të kuptueshëm. Beqarët do kenë një ditë të mrekullueshme dhe me emocione të mëdha. Në planin financiar do keni fat dhe do realizoni të gjitha transaksionet që kishit menduar.

Peshqit

Mundohuni të shmangni me çdo kusht konfliktet në çift gjatë kësaj dite sepse përndryshe mund të arrini edhe deri në një ndarje. Kokëfortësia do jetë pika juaj më e dobët. Beqarët do përfitojnë mjaft nga liria që kanë dhe nuk do e ndiejnë nevojën për të krijuar një lidhje. Në planin financiar do i zgjidhni të gjitha problemet. 

Etiketa: horoskopi
Pas

Dhunë në familje, djemtë në Mat dhe Elbasan bëjnë nënat për spital

Para

MOTI 18/09/2017

Para
Prisni shi? Mësoni se kur do të largohet i nxehti afrikan

MOTI 18/09/2017

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrau efektivin e “Shqiponja”-ve me plumb në kokë, prokuroria kërkon burg të përjetshëm për Azgan Mërnica

Debate në forta në seancën e dosjes “Plumbi i artë”,3 avokatë përplasen me prokurorin, braktisin seancën

Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza është i dyshimtë

Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë, BE prezanton fondin prej 2.3 miliardë eurosh

Kukës/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti familjar

Berisha: Ambasadori Daum ishte zëri më i fuqishëm brenda Shqipërisë në vitet ’90 kur të tjerët donin që vendi ynë të mbetej Kuba e Adriatikut

Vijojnë kontrollet në kuadër të planit “Plazhi i lirë”, lirohen hapësira publike në Golem

Greqia mbyll azilin për afrikanët! Mitsotakis: Është rritur fluksi i emigrantëve, na duhet të marrim masa

IMT dhe Policia Bashkiake aksion për lirimin e hapësirës publike në zonën e Piazzës në kryeqytet

Vlorë /Parandalohen dy ngjarje të rënda kriminale, arrestohen autorët e dyshuar të plagosjes

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.