Dashi
Gjate kësaj dite do ketë një përforcim te marrëdhënies tuaj ne çift dhe do ndiheni shume here me mire nga me pare. Do i kuptoni disa gabime te bëra dhe pa u menduar dy here do kërkoni falje. Nëse jeni vetëm ka rrezik te hezitoni te hidhni hapa dhe do refuzoni çdo ftese. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme, megjithatë me pak përkujdes dhe maturi mund t’ia dilni mbanë.
Demi
Gjerat do ju ecin mire sot juve qe jeni ne një lidhje. Do bashkëpunoni për gjithçka me atë qe keni ne krah dhe marrëdhënia mes jush do jete e jashtëzakonshme. Disa persona te trete do mundohet t’ua prishin harmoninë, por nuk do ja dalin dot. Beqaret nuk do kenë aspak te reja ne planin sentimental. Buxhetin do e menaxhoni me vështirësi, por nuk do lejoni te lindin problemet.
Binjaket
Nëse deri me sot keni thurur ëndrra pafund ju te dashuruarit, sot disa prej tyre do realizohen. Do ndieni lumturi pafund dhe shpesh nuk do ju besohet se jeni ne realitet. Beqaret duhet t’i marrin për baze këshillat e disa miqve te ngushte sepse ata do ju tregojnë rrugën e duhur. Sektori i financave do jete goxha i ndërlikuar dhe me zor do arrini te kryeni edhe shpenzimet me te domosdoshme.
Gaforrja
Dite e animuar ka për te qene kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do ndieni gjithë kohës emocione pozitive. Beqaret do kenë vetëm disa flirtime, asgjë me shume sesa aq. Do ju duhet te presin ende disa kohe për te pasur ndryshime me te mëdha. Buxheti do përmirësohet ndjeshëm për shkak te disa çështjeve me rëndësi qe i keni mbyllur me sukses. ja ka vlejtur mundimi.
Luani
Sot do bëni te pamundurën qe ta qetësoni atmosferën ne çift dhe te rivendosni harmoninë mes jush. Asgjë nuk do jete e lehte, por nuk duhet te dorëzoheni për asnjë çast. Beqaret do tregohen te pamatur dhe mund te pranojnë disa ftesa nga persona intrigues. Ne planin financiar do i bëni me kujdes llogarite dhe gjendja do mbetet e mire. Nuk do keni aspak probleme për te kryer shpenzimet e nevojshme
Virgjeresha
Dite mjaft romantike ka për te qene kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Marrëdhënia me partnerin do jete aq e bukur saqë do ndiheni me te bekuarit nga yjet. Beqaret kot sa te mundohen për ta ndryshuar statusin pasi yjet nuk do i kenë ne favor. Ne planin financiar nuk do keni vështirësi te mëdha, përkundrazi me pak përkujdes e maturi do ja dilni.
Peshorja
Dite e trazuar dhe shpesh e mbushur me debate te ashpra ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni aq keq ndonjëherë saqë do e mendoni edhe ndarjen. Beqaret nuk do kenë asnjë ndryshim ne statusin e tyre, por kjo nuk do i mërzitë aspak. Ne planin financiar duhet te bëni çdo gjë për t’i zgjidhur sa me pare problemet sepse po i late pas dore situata do përkeqësohet.
Akrepi
Jeta juaj ne çift do jete e adhurueshme sot. Qe ne mëngjes e deri ne mbrëmje kur te flini, do përjetoni vetëm kënaqësi dhe emocione pozitive. Beqaret do preferojnë ta kalojnë kohen e lire pranë miqve te ngushte dhe do ndihen te plotësuar edhe ashtu. Ne planin financiar nuk do ju dalin aspak te papritura sepse aftësia juaj menaxhuese dhe largpamësia qe keni nuk do e lejoje këtë gjë.
Shigjetari
Mos u tregoni shume kërkues ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite sepse do keni konflikte dhe mosmarrëveshje me te. Me tolerance, mirëkuptim dhe dashamirësi gjithmonë dilet fitimtar. Beqaret nuk do arrijnë dot ta bëjnë për vete personin qe kane kohe qe e pëlqejnë dhe kjo do i mërzitë mjaft. Me financat jo çdo gjë do ece mire. Tregohuni te kujdesshëm sa me shume ne mënyrë qe mos vuani me pas.
Bricjapi
Asgjë e keqe nuk do ndodhe ne jetën tuaj ne çift sot, edhe pse ne fakt emocionet nuk do jene ato qe ju prisnit. Beqaret do bëjnë gjithçka vetëm për ta ndryshuar statusin e tyre dhe do ja dalin mbanë me sukses. Jeta do jete me e bukur dhe me emocionuese nga sa e kishim menduar. Buxheti do përmirësohet mjaft fale një trashëgimie qe do merrni.
Ujori
Dite delikate do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Partneri nuk do jete ne humor te mire dhe mund te kapet edhe pas detajeve te vogla. Beqaret duhet te reflektojnë me kujdes edhe pasi te realizojnë takime. Çdo hap duhet hedhur me shume kujdes ne mënyrë qe te mos ketë pendesa me vone. Shpenzimet duhen kryer me kujdes edhe pse ne tërësi situata do jete e qëndrueshme.
Peshqit
Beni shume kujdes me xhelozinë sot ju te dashuruarit sepse ajo mund te shkatërrojë çdo gjë te bukur qe keni ndërtuar deri me sot. Beqaret duhet te ruajnë vetëkontrollin sepse përndryshe do ketë probleme. Sido qe te jete sot nuk duhet te hedhin asnjë lloj hapi. Dielli do jete i favorshëm për financat kështu qe gjendja do vazhdoje te mbetet e mire.