Dashi
Do jeni shumë kërkues ndaj partnerit tuaj gjatë kësaj dite dhe ka rrezik që marrëdhënia më të behet gjithnjë e më delikate. Nga ana tjetër mos vazhdoni të kërkoni të jeni ju “shefi” sepse do pendoheni rende. Beqarët do jenë gati edhe për aventura kalimtare, mjafton që të mos mbeten vetëm. Në planin financiar do i rregulloni të gjithë problemet dhe do ndiheni shumë më të qetë.
Demi
Sot do i zgjidhni të gjithë problemet dhe mosmarrëveshjet që keni pasur me partnerin tuaj ju të dashuruarit dhe do jeni me optimiste se kurrë për të ardhmen së bashku. Në fakt në momente të vështira e njeh më mirë atë që ke pranë. Beqarët mund të kenë edhe dashuri me shikim të parë. Financat do përmirësohen aq shumë saqë edhe vetë do ju duket çudi.
Binjaket
Saturni do e favorizoje tej mase jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Do jeni mjaft besnikë ndaj atij që keni në krah dhe do bëni çfarë të mundeni vetëm që të përjetoni emocione pozitive pranë tij. Beqarët mund të mos fillojnë lidhje serioze, por e sigurt është që do kenë takime impresionuese të cilat me vonë mund të çohen në një tjetër stad. Edhe në planin financiar fati do ju buzëqeshë.
Gaforrja
Ditë shumë e paqëndrueshme ka për të qenë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do bëni asnjë lëshim ndaj partnerit dhe do veproni pa e pyetur atë. Kjo do sjelle debatë të forta. Beqarët do kenë disa takime, por ato nuk do ju duken në lartësinë e duhur për t’i çuar më tej. Në planin financiar duhet t’ua vini veshin këshillave të familjareve sepse ata ju duan të mirën.
Luani
Gjërat nuk do ju ecin shumë mirë sot ju të dashuruarve. Shpesh mund të keni edhe konflikte apo debate me atë që keni në krah dhe nuk do hapni rrugë për asnjë çast. Beqarët duhet të mendohen disa herë para se të hedhin hapa sepse me pas nuk do jetë e lehtë të kthehen pas. Financat do jenë pak më të mira se disa ditë më parë, megjithatë ende jo në gjendjen që dëshironi.
Virgjeresha
Dita e sotme do fillojë me vrull sot për ju të dashuruarit. Do keni debate të forta në mëngjes, por menjëherë pas tyre do ju pushtoje një pasion i zjarrtë e do dashuroheni si kurrë ndonjëherë. Beqarët do jenë mjaft tërheqës dhe do bëjnë për vete persona të shumtë. Do e kenë vetë në dorë nëse do hedhin, tani apo më vonë, hapa më tej. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë.
Peshorja
Një problem familjar nuk do ju lerë shumë kohë për ta kaluar me partnerin tuaj gjatë kësaj dite, megjithatë ai do iu kuptojë dhe do jetë mbështetje goxha e fortë për ju. Beqarët nuk do jenë në momentin e duhur për të dalë nëpër takime apo për të joshur kështu që do mbeten siç kanë qenë. Situata materiale do filloje të normalizohet disi nëse keni kohë që keni marre masa strikte.
Akrepi.
Juve që jeni në një lidhje do e përforconi edhe më tepër atë. Mund të mendoni për zyrtarizime dhe hapa më serioze. Keni për ta pare se do ndiheni më të qetë duke e berë atë gjë. Beqarët do kenë surpriza të njëpasnjëshme. Miqtë do jenë ata që do kenë menduar për çdo gjë. Sot mund të ndodhe gjithçka për ta. Financat duhet t’i mbani me tepër nën kontroll sepse po filluan problemet gjendja do marrë tatëpjetën.
Shigjetari
Bëjeni tjetrin të ndihet sa më mirë sot, por mos e lini pas as veten tuaj. Po i shprehet ndjenjat dhe po bashkëpunuat gjithçka do ju ece për mrekulli. Beqarët do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë më shumë sesa kaq. Financat për fat të mirë do fillojnë të stabilizohen tej mase dhe do mund t’i shlyeni një nga një borxhet që keni marrë.
Bricjapi
Do kaloni vështirësi të njëpasnjëshme sot ju të dashuruarit dhe herë pas here do ndiheni shumë keq. Po nuk bëtë lëshime në çift nuk do i zgjidhni dot problemet. Beqarët do fillojnë një lidhje pasionante dhe afatgjatë. Çdo gjë ka për të qenë edhe me e bukur nga sa ata e kanë menduar. Financat do dini si t’i mbani nën kontroll gjithë kohës dhe nuk do ju dalin surpriza të pakëndshme.
Ujori
Ambienti yjor do jetë shumë i përshtatshëm gjatë kësaj dite për një marrëdhënie të qetë dhe të qëndrueshme në çift. Shfrytëzojeni sa më shumë. Beqarët ka rrezik të fiksohen pas disa personave që nuk janë të lirë dhe që nuk kanë për të qenë kurrë. Në planin financiar duhet të bëni ende durim që gjendja të përmirësohet. Tani për tani bëni disa kufizime me shpenzimet.
Peshqit
Do jeni shumë të qetë e të duruar me partnerin tuaj gjatë kësaj ditë kështu që marrëdhënia mes jush dhe partnerit ka për t’u përmirësuar. Në mbrëmje mund të kaloni edhe disa çaste të ëmbla e romantike. Beqarët nuk duhet të nxitohen për asgjë dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të mendojnë të afrohen me persona që sapo janë divorcuar. Llogaria bankare do mbetet e qëndrueshme.