1-Dashi (21 mars-20prill)
Sot çdo gjë do jete ndryshe ne jetën tuaj ne çift dhe gjithçka do ju pëlqeje me tepër. Planetët do kenë menduar për gjithçka dhe do bëjnë te pamundurën qe ju te ndiheni sa me te lumtur. Beqaret nga ana tjetër nuk do ndalen për asnjë moment derisa ta gjejnë personin e tyre te ëndrrave. Edhe ne planin financiar rrethanat do jene mjaft te favorshme qe situata te ketë vetëm përmirësime.
2-Demi (21 prill-21 maj)
Do jeni shume me te hapur sot ju te dashuruarit dhe do arrini te flisni me partnerin edhe për tema delikate. Marrëdhënia mes jush ka për t’u përmirësuar goxha pas sqarimit te disa çështjeve. Beqaret do kenë një dite te qëndrueshme dhe pa ndonjë ndodhi te veçante. Ne planin financiar me ne fund gjendja do përmirësohet ndjeshëm pas një shume te madhe qe do merrni nga puna.
3-Binjakët (22 maj-21 qershor)
Venusi ka rrezik ta ndërlikojë disi jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe ne disa momente mund te keni edhe mosmarrëveshje te forta me partnerin. Beqaret nuk do ndihen shpirtërisht gati për te bere ndryshime te mëdha ne jetën e tyre kështu qe do i lënë pezull disa ftesa qe do ju bëhen. Financat do jene disi delikate ne mëngjes, por deri ne orët e pasdites situata do filloje te ndryshoje disi.
4-Gaforrja (22 qershor-22korrik)
Hëna do jete planeti qe do sjelle qetësi dhe relaks total ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Ne çdo moment do ndiheni mire pranë partnerit dhe do ndiheni me shume fat qe e keni pranë. Beqaret duhet te presin edhe pak kohe për te bere ndryshimet e mëdha ne jetën e tyre pasi ende nuk ka ardhur momenti. Ne planin financiar do përballeni me vështirësi dhe sfida te njëpasnjëshme.
5-Luani (23 korrik-22 gusht)
Dite me diell do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Ne çdo moment do ndiheni te plotësuar pranë atij qe dashuroni dhe nuk do keni çfarë te kërkoni me shume. Beqaret ka shume mundësi qe ta gjejnë sot princin e tyre te kaltër. Ne plani financiar do ketë disa përmirësime te vogla, megjithatë kjo nuk do te thotë qe ju te silleni sikur jeni pasuruar.
6-Virgjëresha (23 gusht-23 shtator)
Sot do i përkushtoheni plotësisht atij qe keni ne krah dhe do lini pas dore gjithçka tjetër ju te dashuruarit. Marrëdhënia mes jush ka për te qene e shkëlqyer. Beqaret do kenë një dite mjaft te veçante dhe do emocionohen ne çdo moment. Ne planin financiar fati do jete gjate gjithë kohës ne anën tuaj kështu qe mos u shqetësoni aspak. Do keni mjaftueshëm te ardhura sa për te hequr edhe disa mënjanë.
7-Peshorja (24 shtator-23 tetor)
Mundohuni te jeni sa me te qete sot ju te dashuruarit dhe te mos debatoni për gjera te kota me atë qe keni ne krah. Po bëtë te kundërtën marrëdhënia mes jush do tensionohet. Beqaret do bëjnë mire te mos i besojnë plotësisht pamjes se jashtme te disa personave për te hedhur hapa me tej. Ne planin financiar nuk keni për te pasur asnjë lloj problemi, kështu qe mund te jeni te qete.
8-Akrepi (24 tetor-22 nentor)
Dita e sotme do jete e bukur dhe e ekuilibruar për ju qe jeni ne një lidhje. Nuk do keni asnjë lloj problemi apo mosmarrëveshjeje me atë qe keni ne krah. Beqaret do jene ne humor te mire dhe gati edhe për aventura kalimtare. Për ta e rëndësishme është te mos qëndrojnë vetëm. Buxheti do jete disi me i mire se me pare, megjithatë mire është qe te prisni edhe pak para se te bëni investime.
9-Shigjetari (23 nentor-21 dhjetor)
Dite konfliktuale ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Ne çdo moment do keni debate te forta me te dhe asgjë nuk do ece si do dëshironit. Beqaret me mire te mos tentojnë sot te joshin e te flirtojnë sepse do ketë persona qe do përfitojnë vetëm për t’i shfrytëzuar. Financat ka rrezik te përkeqësohen ndjeshëm për shkak te shpenzimeve te palogjikshme qe do kryeni.
10-Bricjapi (22 dhjetor-20 janar)
Do keni mendime shume te ndryshme lidhur me disa çështje ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin nuk ka për te qene aspak ashtu si e keni ëndërruar. Po u treguat kokëfortë dhe po nuk pranuat te bashkëpunoni nuk keni për te ecur gjate se bashku. Edhe beqaret do jene pa fat ne dashuri. Buxhetin mbajeni nen kontroll sepse ne te kundërt do keni probleme serioze.
11-Ujori (21 janar-19 shkurt)
Dite mjaft pozitive do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do merreni vesh për çdo gjë me atë qe keni ne krah dhe mes jush nuk kane për te lindur debate. Beqaret duhet te presin momentin e duhur qe t’ia shprehin ndjenjat dikujt qe pëlqejnë. Ne planin financiar do ju mbështesin mjaft te afërmit dhe situata do filloje te normalizohet ndjeshëm.
12-Peshqit (20 shkurt-20 mars)
Beni te pamundurën sot qe t’i kushtoni edhe me shume kohe atij qe keni ne krah pasi ne te kundërt marrëdhënia mes jush do filloje te ftohet dhe partneri do shohë diku tjetër. Beqaret do jene shume te paqëndrueshëm ne mendime dhe as vete nuk do dine çfarë te bëjnë. Për financat ka për te qene një dite goxha e vështirë dhe stresuese. Beni kujdes!