Dashi
Zemra juaj është tashmë e zënë? Jupiteri do përkujdeset që të kaloni një ditë fantastike pranë atij që dashuroni dhe nuk do i prekni fare temat delikate. Beqarët do jenë në humor të keq dhe ka rrezik t’iu përgjigjen keq disa personave që do tentojnë t’i joshin. Në planin financiar kryejini me maturi dhe kujdes shpenzimet në mënyrë që gjendja të mbetet ende e qëndrueshme.
Demi
Ju të dashuruarit duhet të bëheni gati për diçka shumë ndryshe nga zakonisht. Partneri do iu surprizojë në një mënyrë që as nuk do e prisni. Beqarët do dashurohen si adoleshentë pas dikujt dhe do ju duket vetja të plotësuar. Në planin financiar nuk do keni shumë vështirësi, megjithatë e mira është që para se të kryeni shpenzime t’i bëni me kujdes llogaritë.
Binjakët
Ditë shumë më e qetë ka për të qenë kjo e sotmja për te gjithë ata që janë në një lidhje. Do jeni optimistë dhe largpamës në çdo moment. Beqarët nuk duhet të hedhin hapa menjëherë sapo të njihen me disa persona sepse do pendohen rëndë. Buxhetin nuk do arrini dot ta mbani të stabilizuar sepse përveç dëshirës së madhe për shpenzime do ju duhet të ndihmoni edhe disa të afërm.
Gaforrja
Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe më në fund do bini dakord t’iu vini njëherë e mirë kapak problemeve të së shkuarës. Një frymë e re do fryjë sot. Beqarët do kenë vetëm disa takime të cilat mund të sjellin asgjë më shumë sesa disa lidhje kalimtare. Në planin financiar keni për të qenë me shumë fat dhe gjendja do përmirësohet në mënyrë të habitshme.
Luani
Për pjesën më të madhe të çifteve kjo ka për të qenë një ditë pasionante dhe e mbushur me kënaqësi pafund, por do ketë dhe prej atyre që për shkak të problemeve serioze të kohëve të fundit nuk do buzëqeshin aq sa do donin. Beqarët duhet thjesht të tregohen pak më të hapur dhe çdo gjë do ju rrjedhë për mrekulli. Buxheti do jetë i mirë, kështu që pa frikë mund të bëni edhe ndonjë investim.
Virgjëresha
Më në fund nuk do jeni më xhelozë sa më parë ju të dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin do fillojë të përmirësohet nga ora në orë. Mbrëmja do jetë fantastike. Beqarët do fillojnë aventura pasionante dhe nuk do kërkojnë asgjë më shumë. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, megjithatë duhet të shpenzoni me shumë kujdes që situata mos ju dalë shpejt jashtë kontrollit.
Peshorja
Ditë e mbushur me vështirësi të shumta do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Në shumë momente do debatoni edhe ashpër me atë që keni në krah dhe do mbani kokën mënjanë. Beqarët do kenë sukses në dashuri dhe zemra do ju mbushet plotësisht. Buxhetin organizojeni me kujdes sepse në të kundërt situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit.
Akrepi
Jeta juaj në çift do jetë gjithë kohës e mbrojtur nga yjet. Do flisni hapur dhe do i zgjidhni më në fund disa pengje të cilat nuk ju kanë lënë të qetë deri më sot. Beqarët do afrohen me disa persona, por nuk është e thënë që të hedhin menjëherë hapa. Gjithçka do varet prej tyre. Financat do kenë goxha përmirësime kështu që do ja lejoni vetes shpenzimet e menduara.
Shigjetari
Do jeni shumë të ndjeshëm gjatë kësaj dite ju të dashuruarit dhe ndonjë fjalë e pamenduar mirë nga partneri mund t’iu lëndojë pa masë. Sido që të jetë në mbrëmje gjendja do normalizohet. Beqarët do kenë nevojë për më shumë kohë para se të hedhin hapa. Në planin financiar mendoni për të ardhmen para se të hidhni çdo lloj hapi. Në një moment mund t’iu nevojiten shuma të majme.
Bricjapi
Mundohuni të mos e kritikoni për çdo gjë partnerin tuaj gjatë kësaj dite sepse për disa gjera as ai nuk ka faj. Beqarët nuk duhet të abuzojnë me joshjen sepse kanë për të krijuar një opinion të keq të vetes dhe nuk do mundin dot të fillojnë lidhje të qëndrueshme më pas. Buxhetin do e ekuilibroni shpejt edhe pse për të thënë të vërtetën do jenë disa miq ata që do iu ofrojnë ndihmë pa kushte.
Ujori
Ditë e begatë ka për të qenë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe realizmi do mbizotërojë gjithë kohës. Beqarët do jenë tej mase të ndjeshëm dhe mund të hidhen në krahët e atij që do ju thotë disa fjalë të ëmbla pa menduar gjatë. Në planin financiar do merrni këshilla të vyera nga disa specialistë të fushës dhe do ndiheni më të qetë.
Peshqit
Sido që të vijnë punët gjatë kësaj dite ju do i jepni prioritet absolut jetës në çift. Do e surprizoni partnerin me fjalët e duhura dhe me disa dhurata fantastike. Beqarët edhe pse do mundohen shumë nuk do arrijnë dot ta tërheqin pas vetes personin e duhur. Të ardhurat do mbeten ende të njëjta. Kërkoni ndihmë nga të afërmit nëse papritur do ju duhet të bëni disa investime.