Dashi
Ditë shumë e favorshme ka për të qenë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do i zgjidhni sa hap e mbyll sytë disa mosmarrëveshje të vogla dhe do i shihni gjerat me optimizëm. Beqarët kanë për të pasur një ditë harmonike dhe me disa takime interesante. E rëndësishme është që nuk do ndihen vetëm e nuk do mërziten. Financat do i menaxhoni me përkudjesin më të madh dhe gjendja do mbetet e mirë.
Demi
Juve që jeni në një lidhje duhet patjetër të bëni diçka ndryshe gjatë kësaj dite në mënyrë që rutina të largohet njëherë e mirë nga jeta juaj. Flisni hapur me partnerin dhe bëni ato që do ju pëlqejnë më shumë të dyve. Beqaret do joshin e do flirtojnë, por nuk do kenë mundësi për lidhje serioze. Menaxhimin e financave duhet t’ua besoni specialistëve në mënyrë që mos të keni probleme më pas.
Binjakët
Ka mundësi që duke u marrë me punë ta lini disi pas dore partnerin tuaj sot. Ai shpesh mund të ndihet keq dhe mund të keni edhe diskutime për këtë gjë. Më e mira është të flisni hapur dhe t’ia shpjegoni situatën. Për beqarët do hidhen hapat e para drejt një lidhjeje të bukur e të qëndrueshme. Sektori i financave nuk do jetë aspak i favorizuar kështu që shmangni çdo shpenzim të panevojshëm.
Gaforrja
Jeta juaj në çift do jetë shumë e këndshme gjatë gjithë kësaj dite. Si ju ashtu edhe partneri do përkujdeseni në çdo moment që gjerat t’iu ecin sa më mirë. Beqarëve do ju ndodhë diçka që nuk e kishin menduar më parë. Një mik i vjetër do ua shprehë ndjenjat në një mënyrë fantastike. Në planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe edhe sikur gjendja të jetë e shkëlqyer.
Luani
Do diskutoni gjerë e gjatë me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe më në fund do iu jepni zgjidhje edhe disa problemeve të vogla. Toleranca është pika juaj më e fortë. Beqarët nuk do dëshirojnë aspak të kenë një lidhje serioze dhe do i refuzojnë të gjitha ftesat që do iu bëhen. Urani do jetë planeti që do ua mbrojë në çdo moment të ardhurat dhe do arrini të bëni edhe disa investime afatgjata.
Virgjëresha
Për çdo problem që të keni me partnerin tuaj sot duhet të flisni me shumë takt dhe diplomaci. Impulsiviteti dhe pamaturia mund t’iu çojnë në probleme shumë serioze. Beqarët me shumë gjasë do kenë dashuri me shikim të parë dhe gjithë e ardhmja do ju ndryshojë brenda pak orësh. Financat do arrini t’i mbani nën kontroll dhe do i menaxhoni me maturinë më të madhe.
Peshorja
Sot do ndiheni shumë më të lirë ju të dashuruarit dhe do bëni edhe gjera të cilat më parë nuk kishit guxuar. Partneri do mundohet t’ua plotësojë të gjitha dëshirat. Beqarët nuk do arrijnë dot të gjejnë personat e përshtatshëm dhe nuk do preferojnë të fillojnë një lidhje. Në planin financiar filloni të zgjidhni problemet më urgjente para se të merreni me të tjerat.
Akrepi
Do keni goxha probleme në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe në ndonjë moment do mendoni edhe të ndaheni përfundimisht. Do ndiheni keq dhe mund të qani për disa gjera. Beqarët ka gjasa të krijojnë iluzione të kota dhe realiteti do ju duket më zhgënjyes. Në planin financiar duhet thjesht të tregoheni pak më të matur dhe gjendja do fillojë të normalizohet.
Shigjetari
Sot do dilni e do argëtoheni pafund me partnerin tuaj gjatë kësaj dite. Për asnjë moment nuk do jeni në qetësi dhe do e adhuroni çdo çast pranë tij. Beqarët do kenë veçse mundësi për aventura pa ndonjë të ardhme. Nëse nuk i preferojnë ato më mirë të qëndrojnë edhe pak vetëm. Me financat duhet të jeni sa më të kujdesshëm edhe sikur gjendja të jetë e shëndoshë.
Bricjapi
Ditë e ngrohtë dhe me shumë diell do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Partneri ka mundësi t’iu bëjë edhe një propozim mjaft interesant, i cili do ju bëjë të kuptoni se ai ju do vërtet shumë. Beqarët pas një kohe të gjatë pritjeje dhe vrojtimi, sot do hidhen në aksion. Financat nuk do jenë të mira për të gjithë kështu që më mirë të merrni masa pa pasur probleme.
Ujori
Ditë shumë e bukur do jetë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do dashuroheni pa dorashka me partnerin tuaj dhe disa që kanë kohë bashkë mund të marrin edhe vendime për të ardhmen e largët. Beqarët nuk do jenë aspak në humor për të bërë ndryshime në jetën e tyre duke refuzuar kështu mundësitë më të mira që iu ishin dhënë ndonjëherë. Financat do jenë të kënaqshme.
Peshqit
Jeta juaj në çift do jetë shumë e qetë sot. Do bëni çdo gjë që do e mendoni të arsyeshme dhe kënaqësitë do jenë më të shumta. Beqarët nuk do duan të kenë ndryshime të statusit edhe pse në fakt disa persona do mund t’iu ofrojnë një jetë të qetë e të rehatshme. Shpenzimet ulini në maksimum dhe keni për të rigjetur ekuilibrin që ju kishte munguar kohët e fundit.