1-Dashi (21 mars-20prill)
Nuk është se keni ndryshuar mendim lidhur me personin tuaj të zemrës, por disa situata të reja ju kanë bërë më dyshues dhe më të vëmendshëm. Beqarët do jenë tërheqës dhe do e kenë shumë të lehtë për të bërë për vete atë që pëlqejnë. Në planin financiar bëjini mirë llogaritë, mund të përballeni me probleme serioze.
2-Demi (21 prill-21 maj)
Sot jeni zgjuar me humor jo të mirë ju të dashuruarit dhe karakteri juaj nuk do të jetë i lehtë për tu duruar përgjatë orëve të ditës, në mbrëmje do të keni momente reflektimi. Beqarët do kenë një ditë me fat dhe do të realizojnë takime interesante. Në planin financiar duhet të tregoheni të kujdesshëm me të ardhurat tuaja.
3-Binjakët (22 maj-21 qershor)
Planetët nuk do të jenë në rrugën tuaj gjatë ditës së sotme, shumë herë do të keni momente tensioni me partnerin tuaj dhe do t’ju duhet të përballoni vetëm mjaft situata. Beqarët nuk do jenë të vendosur në gjërat që duan dhe nuk do i shfrytëzojnë mundësitë e mira që do ju jepen në takime. Në planin financiar duhet të shpenzoni me maturi.
4-Gaforrja (22 qershor-22korrik)
Partneri do të jetë pjesë e projekteve dhe planeve tuaja në të ardhmen, nuk keni pse e ndaloni sepse dhe juve mund t’ju japë shumë komoditet kjo gjë. Beqarët do kenë një ditë emocionuese dhe të mbushur me takime të veçanta falë mbështetjes së Mërkurit. Financat do i keni nën kontroll, falë menaxhimit tuaj.
5-Luani (23 korrik-22 gusht)
Edhe pse në momente të caktuara të ditës pozitat tuaja do të lëkunden ndjeshëm, jeni aq të fortë si karaktere sa do të arrini të ktheni situatat në favorin tuaj. Beqarët do kenë takime mbresëlënëse sot, prandaj duhet t’i shfrytëzojnë këto raste. Në planin financiar nuk duhet të kryeni shpenzime pa i bërë më parë llogaritë.
6-Virgjëresha (23 gusht-23 shtator)
Jeni pak në ankth sot ju që jeni në një marrëdhënie në çift dhe nuk po e kuptoni nga ju vjen. Dita nuk do të jetë e qetë sepse shumë mendime po ju turbullojnë mendjen. Beqarët do realizojnë takime interesante të cilat mund t’ua ndryshojnë të ardhmen. Në planin financiar nuk do keni probleme, mundësi të mira edhe për të shpenzuar.
7-Peshorja (24 shtator-23 tetor)
Duhet të sqaroni sa më parë një keqkuptim të lindur me partnerin sepse duke e neglizhuar do të thellohen më shumë mosmarrëveshjet. Jeni disi kontradiktorë sot. Beqarët do tregohen mjaft joshës dhe do arrijnë të bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Financat do të jenë të ekulibruara.
8-Akrepi (24 tetor-22 nentor)
Po mundoheni të ambientoheni me të rejat e fundit që po ju ndodhin në lidhjen tuaj të dashurisë, edhe pse ka shumë rrëmujë rreth e qark jush do të arrini të gjeni oazin tuaj. Beqarët do refuzojnë ftesat që do marrin për takime pasi nuk e ndjejnë veten gati për ndryshime. Në planin financiar bëni kujdes me shpenzimet.
9-Shigjetari (23 nentor-21 dhjetor)
Një ditë jo e mirë për ju të dashuruarit, keni shpenzuar shumë kohë me punën kohët e fundit duke lënë pas dore njeriun tuaj të zemrës. Bëni mirë të bëni një menaxhim të kohës për të dyja palët. Beqarët nuk duhet të refuzojnë ftesat nëse duan të gjejnë shpirtin binjak. Financat do jenë me fat dhe do vinë duke u përmirësuar ndjeshëm.
10-Bricjapi (22 dhjetor-20 janar)
Jeni të fokusuar tek familja sot dhe doni ti plotësoni pjesëtarëve të saj çdo dëshirë që ju kanë shprehur. Kjo gjë ju lumturon pa fund. Beqarët duhet të zbresin me këmbë në tokë dhe të tregohen më të lirshëm në takimet që do realizojnë. Financat do jenë të mira, nuk ka vend për shqetësime.
11-Ujori (21 janar-19 shkurt)
Keni hapur mundësi të reja bashkëpunimi me persona që i njihni mirë, nuk jeni penduar aspak për shanset e reja që ju keni dhënë. Beqarët do kenë një ditë normale dhe pa ndonjë takim interesant, gjithsesi nuk do e vuajnë vetminë e tyre. Në planin financiar situata do vijë duke u normalizuar falë menaxhimit tuaj të mirë.
12-Peshqit (20 shkurt-20 mars)
Doni pak qetësi sot dhe nëse nuk mund ta shijoni ditën siç ëndërroni të paktën bëni të mundur që të mos keni debate dhe keqkuptime me njeriun e zemrës. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime interesante dhe fati do i shoqërojë gjatë gjithë kohës. Financat do jenë të mira, nuk keni pse trembeni për shpenzimet që do kryeni.