Dashi
Edhe pse kohët e fundit keni pasur mosmarrëveshje në jetën tuaj në çift, sot do jeni më të qetë dhe gjerat kanë për të ecur më mirë. Beqarët më mirë le të qëndrojnë edhe pak kohë vetëm sesa të fillojnë lidhje për të cilat nuk do jenë plotësisht të bindur. Në planin financiar nuk do ketë përmirësime të dukshme, megjithatë nëse dini si ta menaxhoni situatën nuk do keni asnjë lloj problemi për të kryer shpenzimet e menduara
Demi
Jeta juaj në çift do jetë goxha e qëndrueshme gjatë gjithë kësaj dite. Do qëndroni me pranë njeri-tjetrit, do flisni me hapur dhe do dashuroheni me ëmbëlsi. Beqarët do jenë me aktive nga më parë dhe kanë për të gjetur personat për të cilët kanë ëndërruar deri me sot. Në planin financiar do keni disa probleme të hershme për të rregulluar dhe gjendja do vazhdojë të mbetet delikate
Binjakët
Jeta juaj në çift do jetë edhe më e qëndrueshme gjatëëëë kësaj dite dhe kjo falë ndikimit të Jupiterit. Pasioni do ndizet flakë dhe emocionet do shumëfishohen. Beqarët do preferojnë të qëndrojnë ashtu si janë sepse miqtë e të afërmit nuk iu lënë boshllëqe. Financiarisht do favorizoheni pa mase dhe mund të kryeni pa frikë edhe disa investime më të mëdha se më parë. Nuk pritet asnjë lloj tronditjeje.
Gaforrja
Nëse kohet e fundit jeta juaj në çift ka qenë e qëndrueshme, edhe sot keni për të kaluar një ditë të qetë e pa probleme. Vazhdoni të dashuroheni ashtu si do e ndjeni dhe shprehini sa të mundeni ato që keni në zemër. Beqarët më shumë gjase do e gjejnë sot shpirtin e tyre binjak dhe jeta do ju marrë drejtimin e duhur. Në planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri.
Luani
Jeta juaj në çift ka për të qenë shumë herë më e mirë gjatë kësaj dite. Yjet do ju qëndrojnë në çdo moment pranë dhe do përkujdesen edhe për detajet më të vogla. Beqarët mund të kenë raste takimesh me persona të pasur, por duhet të bëjnë kujdes sepse ata do kenë tendencë t’i shohin të tjerët më poshtë se vetja. Në planin financiar do keni fat me shumicë.
Virgjeresha
Ata që janë në një lidhje do kalojnë një ditë intensive gjatë kësaj dite dhe të mbushur me çaste të veçanta. Shpesh do ju duket edhe sikur jeni nëpër ëndrra. Beqarët duhet të ulin disi kërkesat e tyre sepse vetëm ashtu do gjejnë persona që do i përmbushin kushtet. Financiarisht do kaloni momente goxha të vështira. Pamaturia me menaxhimin e të ardhurave mund t’iu çojë edhe në probleme serioze shumë shpejt.
Peshorja
Rrethanat do jenë të tilla sot për ju të dashuruarit që në disa momente të dashuroheni pa dorashka me partnerin e në disa të tjera do debatoni ashpër. Paqëndrueshmëria do jetë fjala që do e përshkruajë më së miri situatën. Beqarët duhet të shmangin lidhjet në ambientin profesional sepse nuk do jenë në të mirë të tyre. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer prandaj bëni kujdes me çdo hap
Akrepi
Do acaroheni edhe për gjerat më të vogla me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe nuk do mund të dashuroheni dot me qetësi ashtu si do dëshironi. Beqarët me shumë gjasë do kenë dashuri me shikim të parë dhe e gjithë bota do ju ndryshoje rrënjësisht. Në planin financiar do i kaloni të gjitha vështirësitë që keni pasur dhe do ndiheni shumë herë më të qetë kur të shpenzoni.
Shigjetari
Do ndiheni më të lirë për të berë ato që dëshironi sot ju të dashuruarit dhe çdo moment ka për të qenë i jashtëzakonshëm. Nuk do mungojnë as surprizat nga partneri. Beqarët do zgjidhen me mendime negative dhe nuk do preferojnë as të dalin nëpër takime. Ekuilibri financiar do ketë tronditje. Mundohuni me çdo mënyrë të vendosni rregull në këtë sektor sepse në të kundërt do mbeteni shpejt me xhepat bosh.
Bricjapi
Juve që jeni në një lidhje do kaloni një ditë normale sot. Për çdo gjë do flisni hapur e pa dorashka. Beqarët nga ana tjetër do realizojnë disa takime. Disa prej tyre kanë për të qenë të jashtëzakonshme dhe do mund t’ua ndryshojnë shpejt rrjedhën e jetës. Me financat nuk do dini si të silleni dhe shumë shpejt kane për të ndodhur tronditje të forta. Merrni sa me shpejt masa.
Ujori
Partneri do i mbaje sot disa premtime që ju kishte berë dhe në mesdite ambienti në jetën tuaj në çift do behet flakërues. Shfrytëzojeni çdo sekondë sikur të ishte e fundit. Beqarët do kenë sukses të garantuar në dashuri dhe bota do ju duket më e bukur. Me financat do i keni punët mirë. Do jeni shumë të logjikshëm e të kujdesshëm dhe tronditje nuk do ketë aspak.
Peshqit
Në mëngjes mund të ketë disa debate mes jush dhe atij që keni në krah, por shumë shpejt situata ka për të ndryshuar. Mundohuni mos alarmoheni dhe merrini gjerat me qetësi. Beqarët do jenë të parrezistueshem dhe me siguri që do e gjejnë shpirtin e tyre binjak. Buxheti do fillojë të përmirësohet pas mesditës pas mbështetjes se madhe që do iu japin të afërmit.