1-Dashi (21 mars-20prill)
Sot ju sugjerohet të anashkaloni pak punën dhe t’i përkushtoheni më shumë njeriut tuaj të zemrës i cili e ka ndjerë veten pak të lënë pas dore nga ju këto kohët e fundit. Beqarët nuk do jenë në humorin e duhur për të joshur dhe do humbasin mundësi të shkëlqyera. Financat nuk do jenë të mira, kujdes.
2-Demi (21 prill-21 maj)
Dita sot do të jetë e mbushur me ngjarje dhe situata që në shumë momente do t’ju nervozojnë. Nuk po menaxhoni dot të gjithë ngarkesën që keni me partnerin dhe në punë. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime interesante, shfrytëzojini mundësitë e mira. Kujdes me shpenzimet, mund të përballeni me probleme serioze.
3-Binjakët (22 maj-21 qershor)
Gjatë kësaj dite shumë gjëra nuk po shkojnë siç shpresonit për ju të dashuruarit, do të mund të vendosni rend në organizimin e ditës dhe si rrjedhojë edhe të punëve të lëna përgjysëm. Beqarët duhet të tregohen më të hapur në takimet që do realizojnë nëse duan të ndryshojnë statusin. Financat duhet t’i menaxhoni me shumë kujdes.
4-Gaforrja (22 qershor-22korrik)
Mund të veproni kur e shikoni që situata po del jashtë kontrollit, por nëse ju nuk jeni pjesë e saj nuk keni pse ekspozoheni për keq edhe kur bëhet fjalë për njeriun e zemrës. Beqarët duhet të jenë të vendosur në hapat që do marrin nëse duan të bëjnë ndryshime. Financat do mbeten të mira dhe aspak problematike.
5-Luani (23 korrik-22 gusht)
Keni filluar të mendoni për dhuratat e fundvitit dhe doni të gjeni ide origjinale për të kënaqur personat që keni pranë vetes. Beqarët do realizojnë takime interesante sot, por vetëm kaq, pasi nuk e ndjejnë ende veten gati për të filluar lidhje. Financat do kenë një ditë me fat, gjendja do vijë duke u përmirësuar ndjeshëm.
6-Virgjëresha (23 gusht-23 shtator)
Ngrohtësia dhe harmonia që do të gjeni pranë njeriut tuaj të zemrës sot do t’ju bëjë edhe ju vetë një person më të mirë dhe më solar. Beqarët do kenë ndryshime për të ardhmen e tyre pas deklaratave të forta të dashurisë që do marrin sot. Në planin financiar do përballeni me probleme edhe pse do tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet.
7-Peshorja (24 shtator-23 tetor)
Ditë e shkëlqyer do të jetë sot për ju, do jeni gjithë kohën të zënë me gjëra të reja dhe kreative. Keni formuar një ambient mjaft të këndshëm rreth vetes dhe partnerit. Beqarët nuk do duan të ndryshojnë statusin, prandaj do preferojnë të argëtohen në shoqërinë e miqve. Financat do jenë të mira, falë menaxhimit tuaj.
8-Akrepi (24 tetor-22 nentor)
Jeni në sintoni të plotë me njeriun tuaj të zemrës dhe dëshirat e idetë e tij janë edhe tuajat. Kjo gjë do t’ju ndihmojë të zgjidhni çdo problem që ju del përpara. Beqarët mund të gjejnë dashurinë e tyre atëherë kur nuk e presin. Në planin financiar fati do jetë me ju, pasi do keni mbështetjen e yjeve gjithë kohës.
9-Shigjetari (23 nentor-21 dhjetor)
Edhe pse ka persona me të cilët nuk shkoni shumë dakord për gjëra të caktuara, sot do të mund të bashkëpunoni për një kauzë të madhe. Beqarët të lodhur nga vetmia do pranojnë të shfrytëzojnë edhe aventurat kalimtare. Financat do jenë të qëndrueshme, nuk ka vend për shqetësime.
10-Bricjapi (22 dhjetor-20 janar)
Dita e sotme për ju që jeni në një marrëdhënie në sipërfaqe duket e qetë dhe rrjedh natyrshëm, por e pandërgjegjshmja brenda jush ju ka futur në një errësirë që vazhdon. Beqarët do realizojnë takime interesante, por ndrojtja nuk do i lejojë t’i shfrytëzojnë mundësitë. Financat do jenë të mbrojtura nga yjet.
11-Ujori (21 janar-19 shkurt)
Edhe pse jeni në mbyllje të një viti ju të dashuruarit keni filluar projekte të reja që do t’ju shoqërojnë gjatë vitit tjetër, jeni të entuziazmuar për gjërat e reja që priten të ndodhin. Beqarët do ndihen për mrekulli pranë miqve dhe nuk do e kenë të nevojshme dashurinë. Në planin financiar parashikohen disa probleme të vogla.
12-Peshqit (20 shkurt-20 mars)
Gjatë ditë së sotme edhe pse keni shumë mbështetje nga partneri , nuk do të mund ti bëni ballë një situate të ndërlikuar që do të çojë në përplasje dhe debate të ashpra. Beqarët nuk do kenë fat në dashuri sot edhe pse do realizojnë takime pa fund. Në planin financiar mund të shpenzoni pasi nuk do keni probleme.