Dashi
Neptuni do iu japë më shumë sharm gjatë kësaj dite dhe partneri do iu dashurojë më tepër. Marrëdhënia me të do të përmirësohet tej mase. Beqarët nuk duhet të hedhin hapa të nxituara sepse çdo gjë ka kohën e vet. Pas pak ditësh do ndodhi çdo gjë që ju keni ëndërruar. Financat do dini si ti mbani nën kontroll kështu që nuk do të keni problem në këtë sektor.
Demi
Jeta juaj në çift do të ketë disa tronditje të vogëla gjatë kësaj dite, por asgjë për t’u alarmuar. Do dini si ta zgjidhni me maturi çdo problem që do ju dalë. Beqarët duhet të reflektojnë disa herë para se të dalin me disa persona sepse nëse pranojnë nuk do e shmangin dot fillim e një lidhjeje. Buxheti do jetë i shkëlqyer kështu që mund të kryeni edhe ndonjë investim afatgjatë.
Binjakët
Klimë jo shumë e qetë sot për të dashuruarit, sepse në fakt jeni mërzitur goxha me njëri-tjetrin. Nëse ja dilni të mos debatoni, e nesërmja ka për të qenë më e mirë. Për beqarët do ketë vetëm disa flirtime dhe mundësi për aventura pa të ardhme. Në planin financiar do jeni tejet të logjikshëm dhe nuk do ju ndodhë as problem më I vogël.
Gaforrja
Pranojini gabimet tuaja gjatë kësaj dite dhe mos u mburrni kot se jeni perfektë. Ky do ishte një gabim i madh i cili do iu çonte të gaboni sërish. Për beqarët, zemra do mbizotërojë mbi arsyen dhe ka gjasa të ketë dhe ndryshime të statusit. Në planin financiar do i bëni me kujdes llogaritë dhe do ju dalin paratë edhe për shpenzime edhe për të hequr mënjanë.
Luani
Romantizmi, ngjyrat dhe begatia do e pushtojnë gjatë gjithë kohës jetën tuaj në çift sot. Do përjetoni vetëm emocione pozitive ndaj partnerit. Beqarët nuk do jenë aspak realistë dhe do hedhin hapa pa menduar për pasojat që mund të vijnë. Në planin financiar duhet ta dyfishoni maturinë në mënyrë që mos t’iu dalin probleme. Nuk duhet menduar asnjëherë vetëm për momentin.
Virgjeresha
Urani do jetë planeti më i begatë sot, i cili do ju ndihmojë t’i zgjidhni disa vështirësi të vogla të jetës në çift. Do jeni më mendjehapur dhe më tolerant se më parë. Beqarët do kenë një takim shumë të veçantë të cilin duhet ta shfrytëzojnë sa më shumë. Yjet do bëjnë që financat tuaja të mos kenë asnjë problem. Në këtë sektor do ndjeheni shumë më të qetë.
Peshorja
Të dashuruarit sot duhet të bëjnë të pamundurën në mënyrë që të shmangin debatet dhe konfliktet që mund t’ua prishin harmoninë në çift. Nëse fillojnë problemet do vuani të dy palët. Beqarët do realizojnë një takim në mënyrë të papritur dhe në qetësi të plotë. Jupiteri do ju sjellë fat me financat dhe gjendja ka për të qenë mjaftueshëm e begatë sa për të bërë dhe ndonjë investim.
Akrepi
Do jeni tej mase tolerant ndaj partnerit tuaj sot dhe madje mund të mbyllni një sy e një vesh edhe kur ai të gabojë. Marrëdhënia mes jush do ecë për mrekulli. Beqarët nuk duhet kurrsesi të tregohen të pamatur dhe të marrin vendime të nxituara. Në planin financiar mos lejoni familjarët të kenë ndikimin thelbësor sepse ata mund t’iu shtyjnë të bëni investime që mund t’iu sjellin problem më vonë.
Shigjetari
Jeta juaj në çift do fillojë të stabilizohet ndjeshëm gjatë kësaj dite. Venusi do ju nxitë të jeni më bashkëpunues me njerit-tjetrin dhe të toleroni më shumë. Beqarët do afrohen mjaft me një person, i cili shumë shpejt do bëhet pjesë e pandarë e jetës së tyre. Në planin financiar do jeni shumë të organizuar dhe do dini si ta mbani gjithë kohës gjendjen konstante.
Bricjapi
Të dashuruarit sot do jenë shumë realistë dhe marrëdhënia me partnerin do jetë disi më e mirë. Do i kuptoni gabimet, madje do kërkoni edhe falje. Beqarët do preferojnë të qëndrojnë ende vetëm sepse nuk ndihen gati të ndajnë jetën me dikë. Me shpenzimet duhet të jeni sa më të matur në mënyrë që nesër të mos dalin të papritura ose probleme.
Ujori
Ditë shumë e bukur kjo e sotmja për të dashuruarit e shenjës së ujorit. Do mendoni të dy palët të bëni surpriza dhe kënaqësitë do jenë të forta. Beqarët do joshen gjithë kohës nga disa persona por ende nuk do ndihen gati për të hedhur hapa të rëndësishëm. Me financat mund të bëni ndonjë çmenduri dhe ka rrezik që gjendja ose të përmirësohet shumë ose të përkeqësohet.
Peshqit
Ju që jeni në lidhje serioze keni për të pasur mosmarrëveshje lidhur me financat dhe jo mbi ato që ndjeni apo që shprehni. Kujdes me fjalët që do thoni se mund të kenë pasoja. Beqarët më mirë të qëndrojnë edhe sot ashtu si janë pasi mundësitë që do iu shfaqen nuk do jenë shumë të përshtatshme. Në planin financiar fati do jetë gjithë kohës në anën tuaj.