07:32 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Horoskopi

HOROSKOPI 24/05/2017

07:07 | 24/05/2017
në Horoskopi, Te Gjitha
0
HOROSKOPI 18/12/2016

Dashi 

Sot është dita e përshtatshme për ju të dashuruarit që t’i zgjidhni më në fund njëherë e mire problemet që keni pasur më parë. Po i latë gjerat pas dore situata mund të ndërlikohet edhe më tepër. Beqarët do dashurohen kokë e këmbë me një person i cili më parë nuk ju ka pëlqyer shumë. Në planin financiar do kaloni edhe momente të vështira, megjithatë fale ndihmës se të afërmve do ja dilni mbanë.

Demi 
Nëse doni që gjerat të ecin mirë në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite mundohuni ta respektoni tjetrin dhe ta lini atë të flasë lirisht. Me ndrydhje dhe kufizime për çdo gjë nuk keni për të vazhduar gjatë bashkë. Beqarët do kenë një ditë goxha romantike dhe të mbushur me takime të veçanta. Në planin financiar do jetë Merkuri ai që do ju mbështesë fort.

 

Binjakët

Ditë e mbushur me momente të lumtura ka për të qenë kjo e sotmja për të dashuruarit. Problemet e se shkuarës do i harroni njëherë e përgjithmonë. Beqarët nuk do ndihen ende gati për ta ndryshuar statusin e tyre sepse edhe ashtu si janë do përjetojnë momente fantastike. Miqtë nuk do i lënë vetëm asnjë moment. Financat do jenë të favorizuara dhe mund të bëni edhe disa investime.
Gaforrja

Në mëngjes do i rregulloni disa probleme të vogla që keni pasur me partnerin tuaj, por serish pasdite do fillojnë tronditjet. Beqarët do kenë pafund takime dhe me siguri që do mund të fillojnë edhe lidhje të qëndrueshme. Gjithsesi mirë është që për gjithçka të mendohen dy herë para se të hedhin hapa. Buxheti do jetë i paqëndrueshëm kështu që shmangni shpenzimet e tepruara.

Luani

Ditë përgjithësisht pozitive ka për të qenë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Në çdo moment do ndiheni për mrekulli pranë partnerit dhe emocionet do shumëfishohen. Beqarët për fat të keq do vazhdojnë të kenë një ditë të mërzitshme dhe pa takime emocionuese. Në planin financiar situata ka për të qenë e jashtëzakonshme dhe e gjithë kjo falë një projekti të madh të përfunduar me sukses.

Virgjeresha

Nëse nuk doni të keni probleme serioze në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite, mundohuni të respektoni dhe të pranoni çdo mendim të tjetrit. Keni për ta parë që mbrëmja do jetë me dinamike nëse veproni kështu. Beqarët do kënaqen pafund nga ftesat që do iu bëhen dhe me dikë do pranojnë të hedhin edhe hapa më tej. Financat do kenë disa probleme të vogla, por pa pasoja.

Peshorja

Nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni sot ju të dashuruarit sepse yjet do ju mbështesin fort dhe do iu bëjnë të hidhni hapat e duhura. Beqarët do bëjnë mirë të mos nxitohen për asgjë sepse nëse hedhin hapa të gabuara e gjithë jeta do ju shkojë keq. Yjet për fat të mire do iu ofrojnë mundësi të shkëlqyera dhe gjendja ka për t’u përmirësuar tej mase. Mund të bëni edhe investime.

Akrepi

Do jeni tej mase tolerantë dhe të kuptueshëm me partnerin tuaj gjatë kësaj dite. Marrëdhënia juaj do jetë aq e bukur dhe e ngrohtë saqë të gjithë do duan t’iu kopjojnë. Beqarët ka mundësi të marrin vendime radikale pa u menduar gjatë dhe ky mund të jetë një gabim. Buxhetin mbajeni në gjendjen që e keni dhe mos kërkoni me ngulm e me çdo mënyrë përmirësime.

Shigjetari

Yjet do i keni gjatë gjithë kohës pranë sot ju të dashuruarit dhe ato do ju ndihmojnë të arrini çdo gjë që dëshironi. Qetësia, harmonia dhe emocionet do jenë fjalët që do e përshkruajnë më mirë këtë ditë. Beqarët edhe sikur të duan nuk do ju qëndrojnë dot indiferente disa personave. priten surpriza për ta. Me financat do dini si të silleni gjithmonë dhe nuk do keni asnjë tronditje.

Bricjapi

Ditë e qetë do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do jeni shumë më të logjikshëm dhe do arrini tëe vendosni pikat mbi “i” për gjithçka që keni kaluar. Nuk ka ardhur akoma moment  për beqarët që të hedhin hapa të mëdha. Financat kanë për të qenë goxha të mira kështu që mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më tepër për gjera të domosdoshme.

Ujori

Për ju do ndryshoje shumë gjera sot dhe gjithçka do varet nga sjellja që keni pasur se fundmi me partnerin. Nëse nuk jeni treguar të matur me fjalët dhe gjestet do keni tronditje. Beqarët do i kenë idetë shumë më të qarta dhe do pranojnë të dalin me disa persona. Në planin financiar do duhet më shumë maturi se kurrë ndonjëherë më parë sepse po filluan problemet vështirë se gjendje mund të rregullohet shpejt.

Peshqit

Ditë e mbrojtur nga yjet ka për të qenë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do debatoni për asgjë me partnerin dhe nga ana tjetër mund të kërkoni edhe falje për gabimet e bëra në të shkuarën. Beqarët nuk do ndihen gati për të hedhur hapa dhe do preferojnë të qëndrojnë plotësisht vetëm. Në planin financiar duhet t’ia dilni me pak sepse as sot nuk do ketë përmirësime.

Etiketa: horoskopi
Pas

Sulmi në Manchester, futbollisti dhuroi 60 mijë euro në ndihmë të familjeve të viktimave

Para

SHTYPI I DITËS. 24/05/2017

Para
SHTYPI I DITËS 18/12/2016

SHTYPI I DITËS. 24/05/2017

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 62 nga 139 kuti në Kukës, PD në avantazh ndaj PS

Numërohen 104 nga 405 kuti votimi në Shkodër, PD kryeson me mbi 1000 vota ndaj PS

Numërohen mbi 20 përqind e votave, ja si mund të ndahen mandatet

Numërohen 194 nga 1282 kuti në Tiranë/ PS udhëheq me 49%, koalicioni i PD merr mbi 34%. Ja si renditen forcat e reja

Pas numërimit të mbi 17% të kutive, PS në avantazh, PD-ASHM ndjek me diferencë

Numërimi i votave vijon, Rama publikon foto nga oborri i PS, ‘Çfarë agimi ky sot”

Putin kërkon bisedime direkte me Ukrainën, e shpërfill thirrjen e evropianëve për armëpushim

Belinda Balluku në Fier ndjek nga afër numërimin e votave, PS kryeson në qark

Numërohen 10% e kutive të votimit në të gjithë vendin, PS kryeson me 82 mandate, PD 50 mandate. PSD forcë e tretë politike

PS kryeson në Gjirokastër pas numërimit të 61 kutive nga 198

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.