11:49 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Horoskopi

HOROSKOPI 24/07/2017

07:08 | 24/07/2017
në Horoskopi, Te Fundit, Te Gjitha
0
HOROSKOPI 18/12/2016

Dashi 21 Mars – 20 Prill 
Një tjetër ditë emocionuese, falë trekëndëshit midis Mërkurit dhe Uranit: do jetë një ditë aktive, e mbushur me gjëra të reja dhe njohje interesante. Mund të gjeni zgjidhje inovative dhe produktive për disa probleme që deri tani nuk keni arritur t’i zgjidhni.

Demi 21 Prill – 20 Maj
Të gjitha angazhimet që keni në axhendë do të respektohen, por rezultatin do ta rigjeneroni në mbrëmje, për shkak të energjisë së vazhdueshme që keni. Mos lejoni që situata ekonomike të shkaktojë debate të panevojshme. Duhet t’i ndiqni personalisht çështjet tuaja.

Binjakët 21 Maj – 21 Qershor
Një e hënë e komplikuar për sa u përket ndjenjave. Venusi në shenjë kundër Saturnit te Shigjetari ka fuqinë për t’ju bërë pak antipatikë. Në dashuri do provoni një sens çorientimi, por nuk do keni probleme reale: jeni thjesht pak të lodhur.

Gaforrja 22 Qershor – 22 Korrik
Gatishmëria për të përmirësuar marrëdhënien në çift nuk mungon, por keni tendencën të jeni pak mosbesues. Partneri do rezultojë pak i çorientuar. Tregohuni pak më të ëmbël me personin që dashuroni, për të mos shkatërruar komplet ndjenjat ekzistuese.

Luani 23 Korrik – 23 Gusht
Me Mërkurin në shenjë në trekëndësh me Uranin, kjo ditë premton gjallëri për të rejat që do ju propozohen. Nëse po kërkoni të ndryshoni pamjen, ambientin apo miqtë me të cilët shoqëroheni, sot është dita e duhur.

Virgjëresha 24 Gusht – 22 Shtator
Shmangni entuziazmin e lehtë! Për të arritur vijën e finishit të një lidhjeje dashurie të qëndrueshme, është më mirë të vazhdoni gradualisht, pa u nxituar dhe duke marrë parasysh edhe personin tjetër. Në punë mos u mendoni dy herë për të ndihmuar persona që kanë nevojë për ndihmën tuaj.

Peshorja 23 Shtator – 22 Tetor
Falë Jupiterit që krijon një trekëndësh të dobishëm me Hënën te Luani, do keni mbështetjen dhe vlerësimin e personave që keni afër. Do demonstroni një afeksion të thellë për të afërmit tuaj, duke u interesuar për mirëqenien e tyre psikofizike.

Akrepi 23 Tetor – 22 Nëntor
Për shkak të Mërkurit kundër Luanit, përpiquni të mos përfshiheni në çështje jo shumë të qarta. Mendja juaj aspiron për qëllime shumë më të larta dhe konstruktive. Një shkëmbim batutash në momentin e duhur dhe me personin e duhur mund t’i hapë rrugë një historie të re dashurie.

Shigjetari 23 Nëntor – 21 Dhjetor
Me Venusin te Binjakët kundër Saturnit, sot do keni vështirësi në lidhjen sentimentale. Me partnerin do jeni të mbyllur dhe të rezervuar. Për të reflektuar më mirë, ndoshta keni nevojë për një shkëputje të shkurtër nga raporti në çift.

Bricjapi 22 Dhjetor – 20 Janar
Në dashuri mund të bëni siç dëshironi. Zotëroni një bukuri delikate dhe tërheqëse. Projektet tuaja po shtohen gjithnjë e më shumë. Nuk keni nevojë për miratimin e të tjerëve për të vazhduar qasjen tuaj, tashmë të suksesshme.

Ujori 21 Janar – 19 Shkurt
Hëna te Luani ju mërzit dhe nervozon. Ndoshta keni të bëni me një ftesë që dëshironi ta refuzoni por rrethanat nuk ju lejojnë. Mos supozoni se të tjerët do të përshtaten me nevojat tuaja: prisni ndonjë kundërshtim!

Peshqit 20 Shkurt – 20 Mars
Do t’ju propozojnë t’i bashkoheni një iniciative humanitare. Do përkushtoheni konkretisht për të dhënë ndihmën tuaj, duke mbledhur çdo gjë që mundeni. Neptuni, planeti që inkurajon në mënyrë të veçantë artistët, ende lëviz në shenjën tuaj.

 

Etiketa: horoskopi
Pas

Situata alarmante në Trapizë, kompanitë e pastrimit i vënë flakën tonelatave me mbeturia (VIDEO)

Para

MOTI 24/07/2017

Para
PARASHIKIMI I MOTIT 18/12/2016

MOTI 24/07/2017

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarr në Maknor, digjen 4 rulota në pronësi të një 42-vjeçari

Tiranë: Arrestime, shpallje në kërkim dhe hetime për dhunë, drogë dhe mashtrim

Trump: Ushqimi në Gaza vidhet, vetëm SHBA po ndihmon

Në bashkëpunim me ENFAST dhe autoritetet italiane, arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

SPAK përfundon hetimet për UBT: 28 të pandehur për tenderat e Universitetit Bujqësor

Kultivonte kanabis mes parcelës, arrestohet në flagrancë në Lezhë

Vajza 19-vjeçare e zhdukur në Peru gjendet e vrarë dhe e copëtuar

Tepelenë: Arrestohen Babë e Bir për Kultivim të 194 Bimëve Kanabis

Situata e Zjarreve në Shqipëri: 9 Vatra në 24 Orët e Fundit, Rreziku Mbetet i Lartë

Rrëzimi i Avionit të Air India: 270 Viktima, SHBA dhe BE Shprehin Shqetësim për Hetimet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.