Dashi
Do jeni me nerva në pjesën më të madhe të kohës sot dhe ka rrezik që herë pas here t’iu lindin probleme me partnerin tuaj. Debatet kanë për të qenë të zjarrta. Beqarët do i marrin gjerat si t’iu vijnë dhe kanë për të kaluar një dite fantastike. Asnjë çast nuk do jenë të mërzitur. Dielli do jetë planeti më i favorshëm për financat kështu që priten vetëm përmirësime në këtë sektor.
Demi
Marrëdhënia juaj me partnerin ka për të qenë më romaneske gjate kësaj dite. Në program do jetë: dashuria, pasioni, xhelozia dhe zhgënjimi. Çdo gjë mund të ndodhë në çdo moment kështu që bëhuni gati. Beqarët do jenë më të paqëndrueshëm se më parë dhe as vetë nuk do dinë çfarë zgjedhjeje të bëjnë. Financat për fatin e madh do jenë shumë më të qëndrueshme.
Binjakët
Euforia do mbizotërojë gjatë gjithë kohës sot për ju që jeni në një lidhje. Do ndiheni gjithë kohës më së miri dhe zemra do ju rrahë fort. Beqarët do joshin pafund, por kur t’iu bëhen propozime nuk do ndihen gati për të hedhur ndonjë hap. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme, megjithatë nëse dini sa të shpenzoni situata ka për të mbetur e mirë.
Gaforrja
Vazhdimësia e jetës tuaj në çift do varet plotësisht nga situata dhe nga sjellja e të dyve gjatë kësaj dite. Nëse nuk tregoheni të kujdesshëm dhe të matur mund të keni edhe debate. Beqarët më në fund do bien kokë e këmbë në dashuri me një person i cili ka kohë qe i josh dhe do ua bëjë jetën më të bukur. Financat duhet t’i mbani gjatë gjithë kohës nën kontroll sepse në të kundërt mund të keni tronditje.
Luani
Ditë shumë konfuze ka për të qenë kjo e sotmja për ata qe janë në një lidhje. Do gjendeni shpesh përpara situatave të vështira dhe nuk do dini çfarë te bëni. Mundohuni që gjithmonë të flisni hapur me partnerin sepse vetëm së bashku mund të gjeni zgjidhje për gjithçka. Beqarët do jenë pa fat në dashuri. Financat do jenë të mira, por po nuk u treguat të arsyeshëm mund ta boshatisni llogarinë bankare.
Virgjeresha
Dita e sotme nuk do jetë aspak e mirë për ata që janë në një lidhje. Në disa momente mund të lindin edhe probleme serioze për shkak të fjalëve të thëna pa i menduar me kujdes. Beqarët do pëlqejnë tej mase dikë që është shumë më i madh në moshë, por që di si ta trajtojë mirë çdo njeri që ka pranë. Ka gjasa që të ndodhë diçka e bukur mes tyre. Financat do jenë të favorizuara.
Peshorja
Pas një periudhe delikate dhe të mbushur me debate, sot do jeni më të logjikshëm dhe do pajtoheni me atë që keni në krah. Secili do mbajë përgjegjësi për gabimet e veta. Beqarët duhet të tregohen shumë të matur pasi disa persona do kërkojnë thjesht të tallen me ta. Buxhetin duhet ta menaxhoni me kujdesin maksimal në mënyrë që gjendja mos të ketë probleme.
Akrepi
Do jeni në humor të mirë gjatë kësaj dite ju të dashuruarit dhe do argëtoheni pafund me atë që keni në krah. Do qeshni gjithë kohës dhe zemra do ju ndihet mirë. Beqarët duhet të bëjnë edhe pak durim në mënyrë që gjerat t’iu ndryshojnë për mirë. Në planin financiar e vetmja gjë që duhet të bëni është të kufizoni në maksimum shpenzimet të paktën për disa kohë.
Shigjetari
Mundohuni të mos e idealizoni shumë atë që keni në krah ju të dashuruarit sepse mund të zhgënjeheni më tepër nga sjellja e tij sot pasdite. Do ndodhë diçka e papëlqyeshme. Beqarët do pëlqejnë mjaft disa persona, te cilët nuk do kenë një pëlqim reciprok. Më mirë të mundohen të merren me diçka tjetër dhe t’i harrojnë ata. Buxheti do përmirësohet dhe do kryeni edhe investime.
Bricjapi
Jeta juaj në çift do jetë tej mase e begatë gjatë kësaj dite. Në çdo moment do ndiheni mirë me partnerin dhe qëndrueshmëria do mbizotërojë gjithë kohës. Beqarët do kenë një takim të veçantë, i cili shumë më shpejt nga sa mendonin do shndërrohen në diçka më tepër. Buxheti do ekuilibrohet më shpejt nga sa mendonit edhe falë një shpërblimi të majmë që do merrni.
Ujori
Dita do fillojë me mosmarrëveshje të vogla në çift dhe do mbarojë po në këtë mënyrë. Do jeni kokëfortë në çdo moment dhe nuk do hapni rrugë për asnjë çast. Beqarët do ndihen më së miri pranë miqve dhe nuk do kenë asnjë lloj nevoje për dike në krah. Në planin financiar do jeni të logjikshëm dhe do e mbani gjithë kohës situatën të stabilizuar. Mund të bëni edhe ndonjë shpenzim më tepër.
Peshqit
Çdo gjë ka për të ndodhur ashtu si e keni menduar ju që jeni në një lidhje. Surprizat nuk do mungojnë për asnjë moment kështu që përgatituni shpirtërisht. Beqarët nuk do influencohen pozitivisht nga yjet, përkundrazi. Sado që do e kërkojnë princin e kaltër, ata nuk kanë për ta gjetur dot. Buxhetin do arrini ta mbani nën kontroll edhe pse do ju duhet të kryeni edhe disa shpenzime më tepër.