07:32 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Horoskopi

HOROSKOPI 26/05/2017

07:06 | 26/05/2017
në Horoskopi, Te Gjitha
0
HOROSKOPI 22/12/2016

Dashi 

Kjo e sotmja nuk do jetë dita më e mirë për të dashuruarit. Ata do ngrenë shumë pikëpyetje për gjithçka që kanë kaluar dhe në disa momente nuk do kenë besim të plotë tek ai që kanë në krah. Beqarët do kenë disa takime, por asnjë nga personat nuk do i bejë t’iu rrahë zemra fort. Financat për fatin e mirë do jetë të kënaqshme. Shpenzimet e domosdoshme do i kryeni pa asnjë lloj meraku.

Demi 

Plutoni ka rrezik ta ndërlikojë goxha jetën tuaj në çift gjatë kësaj ditë. Mund të kapeni për gjëra elementare me partnerin dhe do doni që gjithçka mes jush të jetë perfekte. Beqarët nuk duhet të jenë të turpshëm sepse ashtu kanë për të humbur mundësi të shkëlqyera. Në planin financiar duhet të luftoni fort për ta mbajtur gjendjen të qëndrueshme dhe nuk duhet ta refuzoni ndihmën e të afërmve.

Binjakët

Ju që jeni në një lidhje do zbuloni diçka që partneri ua ka mbajtur të fshehtë dhe do e dashuroni me më shumë pasion atë. Do mrekulloheni, do emocionoheni dhe do ndiheni si mbi re. Edhe beqarët do jenë me fat dhe ka mundësi të fillojnë shpejt një lidhje të bukur. Financat do arrini t’i mbani të stabilizuara edhe pse tundimi për të kryer shpenzime ka për të qenë i madh.

Gaforrja

Ditë e mbushur me momente të çmendura ka për të qenë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do bëni çdo gjë me partnerin vetëm që të përjetoni emocione më të veçanta se më parë. Beqarët do jenë joshës pafund dhe edhe sikur të mos duan nuk do i shpëtojnë propozimeve. Në planin financiar keni për të qenë me fat dhe situata do stabilizohet më shumë nga sa mendonit.

Luani

Ditë e mbushur me momente të çmendura ka për të qenë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do bëni çdo gjë me partnerin vetëm që të përjetoni emocione më të veçanta se më parë. Beqarët do jenë joshës pafund dhe edhe sikur të mos duan nuk do i shpëtojnë propozimeve. Në planin financiar keni për të qenë me fat dhe situata do stabilizohet më shumë nga sa mendonit.

Virgjeresha

Do jeni shumë të drejtpërdrejtë me partnerin tuaj gjatë gjithë kësaj dite kështu që mes jush dhe atij që keni në krah nuk do ketë asnjë moment debate. Në mbrëmje do dashuroheni edhe me më shumë pasion me njeri-tjetrin. Beqarët do jenë më të drejtpërdrejtë me personat që pëlqejnë dhe ka mundësi që jeta t’iu ndryshoje shume shpejt. Financat do duan pak më shumë përkujdes dhe gjendja ka për të qenë e shkëlqyer

Peshorja

Klima yjore do e favorizoje tej mase jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Me partnerin do merreni vesh për mrekulli dhe buzëqeshja do mbizotërojë gjithë kohës në fytyrën tuaj. Beqarët do jenë kërkues pafund dhe nuk do mund ta gjejnë dot një person që t’i përmbushë të gjitha kërkesat. Në planin financiar do hasni goxha vështirësi dhe me zor do e kaloni ditën pa probleme serioze.

Akrepi

Ka mundësi që kjo e sotmja të jetë një ditë e mbushur me stuhi e vetëtima për ju që keni një lidhje. Për shumë gjera do debatoni fort dhe nuk do gjeni zgjidhje. Beqarët mund të bëjnë edhe çmenduri vetëm që të mos qëndrojnë me statusin që kanë. Financat do jenë të kënaqshme. Nëse i hidhni hapat me maturi shumë shpejt do jetë edhe përmirësime të mëdha.

Shigjetari

Keni kaluar momente të vështira kohet e fundit? Partneri nuk është sjelle mirë? Sot ka ardhur koha të vendosni pikat mbi “i” dhe të sqaroni njëherë e mirë çdo gjë. Beqarët do kenë edhe takime, por gjithsesi nuk do ndeshen me ndonjë person që t’i bejë t’iu rrahë zemra pa pushim. Financat do jenë të kënaqshme dhe aspak problematike. Vazhdoni me këtë mënyrë menaxhimi.

Bricjapi

Mos luani me zemrën dhe ndjenjat e partnerit tuaj sot dhe nga ana tjetër mjaft me duke e berë xheloz çdo moment. Flisni me të hapur dhe dashurohuni ashtu si do e ndieni. Beqarët do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare dhe pa asnjë të ardhme. Në planin financiar vërtet do keni probleme, por të afërmit nuk do ju lënë në baltë. Ata do bëjnë të pamundurën për t’iu ndihmuar.

Ujori

Venusi do e mbrojë me çdo kusht jetën tuaj në çift sot dhe mes jush e partnerit priten vetëm çaste të këndshme. Beqarët gjithashtu do kenë një ditë të bukur dhe të mbushur me emocione. Do takohen fare rastësisht me disa persona që do iu pëlqejnë me shikim të parë. Financat do jenë goxha të mira kështu që mund t’i kryeni pa frikë shpenzimet e planifikuara.

Peshqit

Ka mundësi që partneri t’iu gënjejë sot për diçka dhe ju as që do e kuptoni. Gjithsesi mos u shqetësoni sepse gjithçka do bëhet për të mirën e të dyve dhe për ditë më të lumtura. Beqarëve do ju rrahë zemra edhe me fort gjatë kësaj dite sepse mund të takojnë princin e kaltër. Me financat tregohuni sa me të matur që të mundeni dhe gjendja ka për të mbetur e mirë.

Etiketa: horoskopi
Pas

Drejtori i ri i burgjeve: Diploma ime false, shpifje e Taulant Ballës

Para

“Gjermanët janë të këqij, shumë të këqij”, mediat gjermane PUBLIKOJNË deklaratat e Trump-it

Para
“Gjermanët janë të këqij, shumë të këqij”, mediat gjermane PUBLIKOJNË deklaratat e Trump-it

“Gjermanët janë të këqij, shumë të këqij”, mediat gjermane PUBLIKOJNË deklaratat e Trump-it

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë! Spahiu: Paqe, begati e mirësi

Nga miqësia në armiqësi, si u kris marrëdhënia Trump-Musk

Sot myslimanët falën Kurban Bajramin në të gjithë botën

Përplasjet Trump-Musk shkaktojnë “krizë” në shitjet e Tesla-s

Partneri tentoi ta vriste? Tragjedi në Itali, 48-vjeçarja bie nga kati i katërt në tentativë për t’i shpëtuar zjarrit në banesë! Dyshimet e policisë dhe sherri mes çiftit para ngjarjes

“Eloni u çmend”: Trump dhe Musk debatojnë publikisht

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

Objekti arkeologjik dëmtohet pas një serie tërmetesh në zonën vullkanike

Trump shpreh zhgënjimin ndaj Elon Musk: Kishim një marrëdhënie shumë të mire, nuk e di nëse do ta kemi më! Miliarderi: Pa mua s’do i kishe fituar zgjedhjet

Netanyahu konfirmon rekrutimin e klaneve palestineze për të luftuar ndaj Hamasit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.