1-Dashi (21 mars-20prill)
Mbase do të jeni ju shenja që do të përpiqeni t’i përjetoni me më shumë gjallëri dhe në lëvizje ditët në vazhdim. Hëna do të ndikojë shumë në gjendjen tuaj emocionale kurse Dielli e Urani do t’ju ndihmojnë të përqendroheni në gjërat e reja, origjinale dhe që duhen ndryshuar. Megjithatë mos bëni asgjë deri të mërkurën, atëherë kur Hëna do të ndriçojë pikërisht në shenjën tuaj duke ju sjellë fat dhe duke ju nxitur të ndërmerrni iniciativa. Mundohuni të vendosni rregull në ndjenjat tuaja ditën e mërkurë që të përjetoni një fundjavë të këndshme.
2-Demi (21 prill-21 maj)
Ndikimet e yjeve ju sjellin ndryshim këtë javë në perspektivën tuaj dhe idetë e reja që duhet të merren në konsideratë. Me Marsin në shenjën e tuaj, për gjashtë javët e ardhshme, jeta juaj sociale mund të ketë shumë shkëlqim. Ju mund të jeni më aktiv për t’u bashkuar me shoqërinë dhe për të shkuar në aktivitete. Do të jeni shumë të vetëdijshëm për njerëzit me të cilët do të shoqëroheni dhe ky do të jetë një investim i mençur nga koha juaj. Të mësuarit mund të jetë e rëndësishme si një mënyrë për të zgjeruar horizontet tuaja.
3-Binjakët (22 maj-21 qershor)
Mos u druani nga personat që do ta fillojnë javën duke pretenduar maksimumin nga gjithçka dhe mbase edhe nga ju, sepse Marsi do të jetë i pranishëm në shenjën e Binjakëve, duke ju lejuar që të ndiheni energjikë. Por duhet të mos tregoheni të nxituar. Do të përpiqeni të shfrytëzoni të gjithë forcën që ju japin yjet ndërkohë që do të angazhoheni në mënyrë të natyrshme dhe nuk do të ndieni mërzi. Në fundjavë, Mërkuri do t’ju ndihmojë të argëtoheni dhe do t’ju krijojë mundësinë të tregoni të gjithë aftësitë tuaja.
4-Gaforrja (22 qershor-22korrik)
Nuk ka asgjë të keqe të bëni pak pushim, duke pritur që yjet t’ju ndihmojnë të sqaroni idetë në mënyrë që më pas të vazhdoni rrugëtimin tuaj. Mërkuri tashmë e ka dobësuar ndikimin e tij dhe më pas do të tërhiqet nga shenja juaj. Prandaj, është e këshillueshme që të mos e vrisni shumë mendjen dhe të mos i jepni zgjidhje diçkaje që nuk është e thënë të shkojë mirë. Gjatë mesit të javës kujdesuni për trupin dhe mirëqenien tuaj duke u marrë me aktivitet fizik dhe duke ndjekur dieta që do t’ju përmirësojnë shëndetin. Fundjava do të jetë e qetë dhe relaksuese për ju.
5-Luani (23 korrik-22 gusht)
Këtë javë do të mbizotërojë kaosi në shenjën tuaj, të cilin edhe po s’e krijuat ju, do të mendojnë yjet ta bëjnë. Kjo do të jetë një mundësi konkrete në ditët në vazhdim, atëherë kur falë bashkëveprimit të Venusit dhe Mërkurit do t’ju pështjellohen idetë dhe emocionet. Sepse nëse Venusi do t’ju ndihmojë të bëni paqe me ëmbëlsinë, ndjenjat dhe qëllimet e mira, në të njëjtën kohë Mërkuri do t’ju sfidojë të kuptoni raportet dhe emocionet si edhe të tregoheni racionalë. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni disi konfuzë dhe përpiquni të mos përfshiheni nga kaosi që ta përjetoni sa më mirë të tashmen.
6-Virgjëresha (23 gusht-23 shtator)
Për të lindurit e kësaj shenje është koha për të ndryshuar ambientin. Ju mund të vëreni se jeni më të gatshëm për të thënë çfarë mendoni kur Marsi të ndikojë në zonën tuaj të marrëdhënieve. Edhe pse një qasje diplomatike ndihmon gjithmonë, ka raste kur është më mirë të jeni të sinqertë dhe të hapur. Projektet apo marrëdhëniet që kanë ngecur mund të marrin drejtimin e duhur. Venusi mund të sjellë marrëdhënie pozitive mes bashkëpunëtorëve dhe eprorëve. Sa i përket kohës së lirë, sporti mund t’ju ndihmojnë të kanalizoni energjinë e tepërt.
7-Peshorja (24 shtator-23 tetor)
Kjo do të jetë një javë e rëndësishme për të lindurit e shenjës së Peshores, prandaj duhet t’ia vini veshin asaj që ju thonë yjet. Të hënën, falë ndikimit të Plutonit, do të përjetoni energji dhe forca të veçanta. Kurse të mërkurën, falë ndikimit të Marsit, do të përqendroheni më shumë në çështjet intime. Por në rastin kur ju mungon dëshira për ta bërë këtë, do të jetë Venusi ai që duke filluar nga dita e shtunë do t’ju ndihmojë të përjetoni më mirë çdo raport e situatë. Në fundjavë nuk do ta ndieni më ndikimin e Mërkurit dhe do t’ju mungojnë idetë.
8-Akrepi (24 tetor-22 nentor)
Mbase do të arrini t’i bëni më mirë gjërat që kërkojnë më shumë angazhim nëse do të dini të mos tregoheni emocionalë dhe t’i përballoni problemet në mënyrë të logjikshme dhe racionale. Kjo është diçka që jo gjithmonë ju rezulton e suksesshme të lindurve të kësaj shenje, por gjatë ditëve të para të javës do të mund të eksperimentoni me kënaqësi. Të mërkurën është momenti të hiqni dorë nga një ves apo nga zakonet që nuk ju bëjnë aspak mirë. Me pak fjalë kujdesuni për mirëqenien tuaj dhe për ekuilibrin psiko-fizik, që ju nevojitet sidomos tani në mënyrë që t’i përjetoni festat me entuziazëm.
9-Shigjetari (23 nentor-21 dhjetor)
Ndonjëherë ju mbërtheheni nga rutina dhe shpenzoni kot energjinë dhe vendosmërinë. Ju mund të dëshironi të ndryshoni zakonet tuaja, që janë bërë natyrë e dytë për ju. Me Venusin që hyn në sektorin tuaj të marrëdhënieve, një romancë e re mund të lindë. Do të keni mundësinë të përjetoni diçka pas së cilës jeni të pasionuar dhe të ndiheni të kënaqur me jetën tuaj, edhe pse Mërkuri mund t’ju bëjë të hyni në krizë me veten. Mundohuni ta zbehni ndikimin e tij duke qenë në shoqërinë e të tjerëve.
10-Bricjapi (22 dhjetor-20 janar)
Këtë javë përpiquni të përqendroheni te gjërat e nevojshme dhe të rëndësishme pa u kushtuar rëndësi çështjeve dytësore apo dëshirave egoiste që nuk do t’ju ndihmonin. Kështu, nëse qielli ju këshillon se është momenti për t’iu përkushtuar të tjerëve, edhe nëse kjo nënkupton që të lini disi pas dore veten, ju mos e kundërshtoni, por kushtojini rëndësinë e duhur personave pranë jush. Arsyet për këtë do t’i keni të qarta në fundjavë, atëherë kur Mërkuri do t’ju ndihmojë të kuptoni dhe çdo gjë që duket se do të zgjidhet në mënyrë të natyrshme.
11-Ujori (21 janar-19 shkurt)
Mund të gëzoheni shumë për një shans që mund t’ju paraqitet, kështu që përdorini ditët në vijim si një mundësi për të ndjekur këtë shans. Këtë javë mund të dëshironi të lidheni me ata që ndajnë vizionin tuaj dhe mund të merrni përkrahje të madhe, këshilla dhe çdo gjë tjetër që mund t’ju ndihmojë të përparoni. Lidhur me çështje më personale, ju mund të ndjeni një dëshirë për të dalë nga zona tuaj e rehatisë dhe do të bëni shumë mirë.
12-Peshqit (20 shkurt-20 mars)
Ju duhet të besoni gjatë kësaj jave në ndjenjat tuaja të mira sepse ato nuk ju kanë mashtruar kurrë. Ju nuk duhet të shfrytëzoni rastin edhe të flirtoni gjatë kësaj jave pasi dashuria e vërtetë mund të shfaqet në çdo çast. Ju duhet të merrni iniciativën dhe të merrni frenat në dorë. Kjo është më mirë se sa të prisni se do të ndodhin gjëra të mira. Mendoni gjëra të reja dhe mundohuni të shijoni bukuritë që sjellë jeta.