10:23 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Horoskopi

HOROSKOPI 27/04/2017

07:46 | 27/04/2017
në Horoskopi, Te Gjitha
0
HOROSKOPI. 10/12/2016

 

Dashi 
Nëse jeni në një lidhje sot do futeni në një etapë shumë herë më të bukur se më parë. Çastet e lumtura do jenë më të shumta nga sa mund ta kishit menduar. Beqarët duhet të bëhen gati për ndryshime të mëdha e rrënjësore. Zemra e tyre do rrahë shumë fort. Me financat tregohuni sa më vigjilentë që të mundeni dhe mos jepni para të shumta hua sepse kur t’iu nevojiten ju askush nuk do ju ndihmojë.

 

Demi 
Sot duhet të jeni disi më striktë me partnerin tuaj. Mjaft më me tolerancë dhe mirëkuptim, por  vendosini pikat mbi “i” dhe vendosni limite. Beqarët me shumë gjasë do fillojnë një lidhje me një koleg pune, me një klient ose me dikë me profesion postier. Gjendja e financave do jetë shumë herë më e mirë, por kjo nuk do të thotë që ju të ndërmerrni rreziqe pafund.

 

Binjakët

Dialogu, bashkëpunimi dhe harmonia do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni, përkundrazi do e shfrytëzoni çdo moment në maksimum. Beqarët duhet të tregohen të kujdesshëm dhe nuk duhet të krijojnë iluzione të kota sepse do lëndohen. Në planin financiar do jeni me shumë fat dhe situata do fillojë të përmirësohet ndjeshëm.

Gaforrja
Ditë problematike do jetë kjo e sotmja për të gjithë juve që jeni në një lidhje. Nuk do keni një komunikim aspak të mirë me njeri-tjetrin dhe herë pas here do debatoni shumë ashpër. Beqarët nga ana tjetër do kenë një ditë më të ekuilibruar dhe do ndihen mirë pranë personave që do njohin. Në planin financiar duhet të ecni me llogari sepse në të kundërt mund të gjendeni në situata të vështira.

 

Luani
Të dashuruarit do kenë një ditë shumë normale dhe pa ndonjë gjë të veçantë. E rëndësishme është që nuk do debatojnë për asgjë dhe në çdo moment do buzëqeshin. Beqarët do jenë me shumë fat dhe do e gjejnë personin me të cilin do kalojnë jetën. Buxheti ka për të qenë i trazuar dhe vetëm ndihma e të afërmve mund t’iu nxjerrë nga problemet dhe vështirësitë.

 

 

Virgjëresha
Sido që të vijnë punët nuk duhet ta teproni me kritikat ndaj partnerit tuaj gjatë kësaj dite. Të gjithë gabojnë, por për fat të mirë ai që keni ju në krah i pranon ato dhe i rregullon menjëherë. Beqarët do kenë takime mbresëlënëse dhe do merren vetëm me ato duke harruar madje edhe punën. Në planin financiar mund të ketë vështirësi të vogla, por asgjë për t’u alarmuar.

Peshorja

Do i jepni prioritet absolut jetës tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe marrëdhënia me partnerin ka për tu bërë edhe më e veçantë. Mund të mendoni të bëni edhe diçka të veçantë sot. Beqarët më mirë të tregohen realistë dhe të mos hedhin hapa të nxituara. Sot do ketë vetëm mundësi për njohje. Me financat duhet të jeni diplomatë. Me një menaxhim më të mirë gjendja do përmirësohet.

 

Akrepi
Kujdes mos tregoheni të padrejtë me partnerin tuaj gjatë kësaj dite sepse keni për të pasur probleme shumë të mëdha më pas. Ai nuk do e bëjë asgjë me synim të keq. Beqarët do kenë më shumë takime nga sa mendonin dhe jeta do ju ndryshojë shpejt. Në planin financiar do mbizotërojë qetësia dhe qëndrueshmëria. Do dini gjithmonë sa të shpenzoni e sa të hiqni mënjanë.

 

Shigjetari
Gjatë kësaj dite do jeni më të logjikshëm dhe më të kujdesshëm ju të dashuruarit dhe jeta në çift ka për të ecur për mrekulli. Beqarët në asnjë mënyrë nuk duhet të bëjnë sakrifica vetëm për të filluar një lidhje. Më mirë le të presin edhe pak kohë sepse shumë shpejt do dalin mundësi më të mira. Financat do i menaxhoni më së miri dhe gjendja do jetë goxha e mirë.

 

Bricjapi

Ka rrezik që të dashuruarit të marrin sot disa vendime për të cilat shumë shpejt do pendohen. Marrëdhënia me partnerin ka për të qenë goxha delikate sepse do teprohet edhe me xhelozinë. Beqarët do jenë posesivë dhe do i hedhin hapat e pamenduara. Disa do dalin të fituar, por disa mund të bëjnë gabime e të lëndohen. Në planin financiar do keni fat dhe gjendja ka për të pasur përmirësime.

 

Ujori
Do jeni shumë më të logjikshëm sot ju të dashuruarit dhe do arrini t’i rregulloni edhe problemet e vogla që ju kishin dalë më herët. Mbrëmja ka për të qenë më e bukur. Beqarët do marrin guximin t’ia shprehin ndjenjat dikujt që kanë kohë që e pëlqejnë dhe do marrin aprovime. Me shpenzimet do jeni tej mase të kujdesshëm dhe gjendja do ketë vetëm përmirësime.

 

Peshqit
Ditë shumë e qetë ka për të qenë kjo e sotmja për të dashuruarit. Për fat të mirë partneri do i harrojë disa gabime që ju keni bërë dhe do mendojë vetëm si ta bëjë të ardhmen sa më të bukur. Beqarët që do nisen për një udhëtim do mund të kenë njohje të veçanta. Në planin financiar nuk keni për të pasur aspak vështirësi sepse deri më sot keni ditur si t’i bëni me kujdes llogaritë.

Etiketa: horoskopishenjat
Pas

Mediat serbe: Si po mbështetet dhe po realizohet me ndihmën e gruas së Erdoganit “Shqipëria e Madhe”

Para

MOTI 27/04/2017

Para
Moti. 10.12.2016

MOTI 27/04/2017

Discussion about this post

 



Të Fundit

I pari qark në rang kombëtar, Kukësi mbyll numërimin e votave të diasporës për subjektet dhe kandidatët

Dyshime për krim zgjedhor/ Sekuestrimi i telefonit të Elvis Roshit, policia njoftim zyrtar, ja çfarë iu gjet

Lufta/ Rusia përshkallëzon sulmet në Ukrainë pas dështimit të bisedimeve për paqe

Krimi zgjedhor/ Policia kontroll fizik dhe banese për 5 persona, sekuestrohen fatura, kupona nafte dhe lista votuesish

Tornado shkatërron Kentucky-n dhe Misurin: 27 të vdekur, dhjetëra të plagosur

(VIDEO)Anija me 277 persona në bord përplaset me urën në New York

Tiranë/Vetëplagoset me armë pa leje, arrestohet 28-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorë, një tjetër në kërkim

Mbahet sot ceremonia e përurimit të Papa Leones XIV (AXHENDA)

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria merr 173 pikë nga publiku!

Tiranë/ Plagoset me armë 28-vjeçari te ‘Komuna e Parisit’, autori arratiset pas krimit, Policia vihet në kërkim të tij! U qëllua në këmbë, të panjohura shkaqet (EMRI)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.