Dashi
Do jeni shumë pesimistë sot ju të dashuruarit dhe në shumë momente do ju duket sikur asgjë nuk po ju ecën si duhet. Mblidheni veten dhe flisni me partnerin për çdo gjë që ju shqetëson. Beqarët më në fund do kenë një njohje interesante në përputhje me të gjitha mendimet që kanë pasur. Në planin financiar yjet do ju përkëdhelin dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.
Demi
Falë mbështetjes se Merkurit do të luftoni me të gjitha të këqijat që ua kanë prishur harmoninë në çift. Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet goxha në mbrëmje. Beqarët që do shkojnë nëpër udhëtime do mund ta gjejnë personin që kanë ëndërruar, të tjerët do duhet të presin edhe pak. Financat për fat të keq nuk do kenë ndryshime të mëdha dhe gjendja do mbetet e paqëndrueshme.
Binjaket
Gjërat në jetën tuaj në çift do ecin mjaft mirë sot, megjithatë nëse keni për të marrë vendime të mëdha mirë është që të dëgjoni edhe këshillat e të afërmve. Beqarët do jenë në humor të shkëlqyer, do dalin, do argëtohen dhe nuk do e ndiejnë të nevojshme të fillojnë me patjetër një lidhje serioze. Me shpenzimet mos u tregoni impulsivë sepse do dilni të humbur.
Gaforrja
Klima yjore do jetë tejet e favorshme për ju të dashuruarit. Do dashuroheni pafundësisht si kurrë ndonjëherë më parë dhe të gjithë do ju kenë zili. Beqarët do kenë plot mundësi për takime, por asnjë nga personat nuk do i tërheqë aq shumë sa për të hedhur menjëherë hapa. Gjithsesi mos i refuzoni sepse koha mund të ndryshoje çdo gjë. Financat do jenë të mira nëse tregoheni gjithmonë të kujdesshëm.
Luani
Çdo dëshirë që keni pasur do mund t’iu realizohet gjatë kësaj dite juve që jeni në një lidhje. Do jeni me të logjikshëm, do i pranoni gabimet dhe do bëni çdo gjë që situata të ndryshojë sa me shpejt për mirë. Beqarët sot vetëm do joshin, pa hedhur asnjë hap më shumë. Në planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës qetësia dhe qëndrueshmëria. Do e keni të lehtë të kryeni çdo lloj shpenzimi.
Virgjeresha
Do jeni shumë sensuale sot ju të dashuruarit dhe do e bëni partnerin të ndihet me fat që ju ka pranë. Momentet romantike do jen të vazhdueshme. Beqarët ka mundësi të afrohen me tepër me disa miq të vjetër dhe kësaj herë do i shohin ata me një tjetër sy. Në planin financiar po nuk bëtë ekonomi situata shumë shpejt do ju dalë jashtë kontrollit. Kujdes!
Peshorja
Do keni përballje të forta me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe në disa momente madje do e ngrini zërin me shumë sesa duhet. Vetëm në mbrëmje gjendja mund të qetësohet disi. Beqarët nuk duhet ta joshin dikë me gënjeshtra sepse një ditë ajo do dalë në dritë dhe do jetë më keq për ta. Shpenzimet do kërkojnë me tepër vëmendje dhe përkushtim. Po i latë pas dore mund të keni tronditje.
Akrepi
Mos luani asnjë moment me ndjenjat e partnerit tuaj sot sepse po e lënduat ai mund të vendose të ndahet njëherë e mirë prej jush. Mundohuni nga ana tjetër të bëni edhe ndonjë surprize për të. Beqarët do i kenë idetë shumë të qarta dhe do dinë kë të joshin e kë person të refuzojnë. Ditë pozitive kjo e sotmja. Maturi dhe vetëm maturi në planin financiar. Vetëm kështu do mund t’ia dilni.
Shigjetari
Dita e sotme pritet të jetë shumë e mirë për juve që jeni në një lidhje. Me partnerin do dashuroheni pa dorashka dhe madje së bashku mund të bëni edhe ndonjë çmenduri të vogël. Beqarët do kenë vetëm
flirtime dhe ndonjë mundësi për aventurë kalimtare. Financat nuk do kenë ndryshime të mëdha. Vazhdoni të tregoheni te kujdesshëm dhe situata nuk do ketë aspak probleme.
Bricjapi
Mos i dramatizoni gjërat sot ju të dashuruarit edhe sikur në ndonjë moment të përballeni me probleme të vështira. Me maturi dhe durim çdo gjë mund të kalohet. Beqarët do kenë një takim të papritur, i cili mund t’ua ndryshojë jetën njëherë e përgjithmonë. Sektorin e financave do e keni gjatë gjithë kohës nën kontroll dhe do mund të bëni edhe disa investime të rëndësishme.
Ujori
Do ja kaloni për mrekulli pranë partnerit tuaj gjatë kësaj dite kështu që emocionet për të do jenë akoma më të forta. Në mbrëmje ka gjase që të merrni edhe disa vendime të mëdha. Beqarët më mirë të mos fillojnë sot angazhime sepse nuk do jetë ditë me fat. Në planin financiar do ju mbështesin fort të afërmit dhe do mund të kryeni edhe disa shpenzime më tepër. Vetë as sot nuk do ja dilnit dot.
Peshqit
Ditë plotësisht e qetë dhe pa probleme ka për të qenë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Mes jush dhe atij që keni në krah nuk do ketë më as debate për të shkuarën delikatë. Beqarët do ndihmohen mjaft nga të afërmit dhe do njihen me persona vërtet interesantë e më vlera. Buxheti nuk do jetë as i keq, por as aq i mire sa për të berë investimet e menduara.