Dashi
Juve që jeni në një lidhje do e forconi edhe më tepër marrëdhënien me partnerin gjatë kësaj dite. Pas një periudhe të zymtë me në fund do rilinde dielli. Beqarët do kenë njohje dhe flirtime pafund, por asgjë të veçanë që mund të shkoje gjatë. Me shpenzimet do jeni tej mase të kujdesshëm e të matur kështu që gjendja nuk do ketë asnjë lloj tronditjeje.
Demi
Ditë pasionante do jetë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do përjetoni kënaqësi pafund pranë partnerit dhe në disa momente madje do ju duket sikur do jeni neper ëndrra. Beqarët do bëjnë mirë të tregohen të moderuar në mënyrë që mos hedhin hapa të gabuara. Buxhetin do e organizoni më së miri dhe do mund t’i kryeni pa frikë shpenzimet e nevojshme.
Binjakët
Sot do bëni çdo gjë vetëm e vetëm që të zgjidhni çdo problem të mbetur pezull në jetën tuaj në çift në mënyrë që të keni një jetë më të qetë. Veshtiresitë do jenë të mëdha, por në fund do ja dilni mbanë. Beqarët do tërhiqen shuma nga personat ta cilët kana sekrete dhe janë intrigues. Financat do i
menaxhoni me shumë kujdes dhe situata do vije duke u normalizuar.
Gaforrja
Për beqarët ka për të qenë një ditë e bukur dhe e mbushur me momente të lumtura. Do bashkëpunoni gjatë gjithë kohës me partnerin. Beqarët nuk do kenë aspak dëshirë te sakrifikojnë lirinë e tyre dhe do i refuzojnë të gjitha ftesat që do iu bëhen. Në planin financiar do iu jepen mundësi të mira që ju ta përmirësoni situatën dhe mund të hiqni edhe para mënjanë.
Luani
Priten ndryshime të rëndësishme sot në jetën tuaj në çift. Herë pas here pasioni do ju pushtojë dhe do ndiheni si nëpër ëndrra. Beqarët as që do e kenë mëndjen tek krijimi i një lidhjeje pasi për ta do jetë gjera të tjera shumë më të rëndësishme. Në planin financiar do ndiqni strategji strikte dhe nuk do ju dalin aspak probleme. Gjendja do jetë më e ekuilibruar.
Virgjëresha
Nëse jeni në një lidhje mundohuni të qëndroni më tepër kohë me atë që keni në krah dhe të flisni sa më hapur me njeri-tjetrin. Vetëm në këtë mënyrë marrëdhënia mes jush do përmirësohet. Beqarët jo vetëm që do kenë takime, por mund të fillojnë edhe lidhje të qjeta e te ekuilibruara. Ne planin financiar gjerat nuk do jenë shumë të qeta kështu që bëni kujdes.
Peshorja
Ditë e bukur do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do kënaqeni pa masë kur partneri t’iu bejë disa surpriza dhe do ju duket sikur e doni edhe më shumë nga më parë. Për beqarët gjërat mund të marrin një kthesë tjetër shumë më të mirë nga ajo që kishin. Nëse buxhetin e menaxhoni me kujdes dhe maturi gjendja do ketë përmirësime të jashtëzakonshme.
Akrepi
Ditë shumë e qetë dhe e bukur do jetë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Te dy palët do jeni të logjikshëm dhe nuk do bëni asgjë që të lëndojë tjetrin. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm dashurinë, por mund te kenë një takim të papritur që do i bejë t’iu rrahë zemra fort. Financat do jenë të jashtëzakonshme dhe do iu lejohet të bëni edhe investime.
Shigjetari
Nëse jeni në një lidhje bëni gjithmonë atë që do ndieni dhe mos dëgjoni çfarë do thotë bota. Përveç jush askush tjetër nuk e di cila është më e mira. Beqarët do jenë pafund idealiste dhe nuk do mund ta gjejnë dot një person që të ketë të të gjitha virtytet që ata duan. Në planin financiar mund të ketë disa përmirësime të vogla,por kjo nuk do të thotë që tani ju mund të mbyllni sytë dhe të shpenzoni.
Bricjapi
Ditë normale dhe pa ndonjë gjë të veçantë do jetë kjo e sotmja. Bëni gjithmonë atë që do ndieni dhe mos mendoni për të ardhmen e largët. Beqareve do iu jepen mundësi për takime të jashtëzakonshme nga të cilat do fillojnë lidhje afatgjata. Buxheti më në fund do fillojë të normalizohet dhe do ndiheni shumë më të qetë kur të shpenzoni
Ujori
Sot do ndryshojnë shumë gjera në jetën tuaj në çift. Do merrni vendime përfundimtare dhe do ju ndryshojë edhe pikëpamja për disa gjera. Beqarët do jenë më të shoqërueshëm dhe më të gatshëm për të provuar eksperienca të reja. Do ja kalojnë më së miri sot. Sektori i financave do jetë me fat dhe do ketë vetëm përmirësime. Shfrytëzojeni rastin edhe për të berë investime.
Peshqit
Jeta juaj në çift do jetë me delikate sot. Në disa momente mund të keni edhe debate dhe konflikte më njeri-tjetrin. Beqarët do i japin prioritet jetës profesionale dhe asaj shoqërore duke mos menduar shumë për jetën sentimentale. Nuk është ende koha për ndryshime. Në planin financiar mundohuni të mos kryeni shpenzime të konsiderueshme sepse mund të mbeteni keq.