1-Dashi (21 mars-20prill)
Sot nuk do të keni ndihmën e partnerit për të zgjidhur një situatë shumë të tensionuar, duhet të filloni të merrni vendime vetë dhe ti argumentoni ato. Beqarët do merren me punë dhe nuk do e kenë mendjen te dashuria, gjithçka do vijë atëherë kur se presin. Financat do jenë të qëndrueshme, nuk ka vend për shqetësime.
2-Demi (21 prill-21 maj)
Duhet të jeni të hapur me personin që keni pranë vetes, duhet të flisni që t’ju kuptojnë dhe mos vazhdoni të mbylleni më shumë në vetvete. Beqarët pa e kuptuar do e gjejnë veten në një lidhje e cila do rezultojë serioze dhe afatgjatë. Financat do vinë duke u përmirësuar ndjeshëm falë ndikimit pozitiv të yjeve.
3-Binjakët (22 maj-21 qershor)
Ju mungon vetëkontrolli sot dhe do e gjeni veten të përfshirë në debate dhe situata me partnerin tuaj që në fakt nuk kanë aspak lidhje me ju personalisht. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme dhe pa ndonjë takim që do ju bëjë zemrën t’i rrahë fort. Kujdes me shpenzimet, parashikohen probleme serioze në planin financiar.
4-Gaforrja (22 qershor-22korrik)
Keni plane të mëdha për këtë ditë ju të dashuruarit dhe do të mundoheni ti realizoni sa më shpejt. Ju ka pushtuar shpirti i festave dhe ndjeheni mjaft mirë. Beqarët do kenë ndryshime serioze në jetën e tyre pas disa takimeve mbresëlënëse që do realizojnë. Financat do jenë me fat, mundësi edhe për të shpenzuar.
5-Luani (23 korrik-22 gusht)
Jeni duke keqkuptuar një situatë të caktuar ju që jeni në një marrëdhënie në çift dhe si pasojë do të merrni vendime të gabuara që do të kenë në bazë këtë keqkuptim. Beqarët edhe pse do bëjnë çmos për të bërë për vete personin që pëlqejnë nuk do ja dalin. Financat nuk do jenë të këqija, por mund t’i përmirësoni dhe më shumë.
6-Virgjëresha (23 gusht-23 shtator)
Ndjenjat janë ato që kanë dominancën sot dhe ju do të bëni çmos të kënaqni një person të veçantë që ju ka rrëmbyer zemrën. Beqarët nuk duhet të tregohen të mbyllur ndaj personave që pëlqejnë nëse duan që të ndryshojnë statusin. Në planin financiar gjendja do jetë e ekuilibruar, kjo falë menaxhimit tuaj të mirë.
7-Peshorja (24 shtator-23 tetor)
Sot duhet ti jeni mirënjohës njeriut tuaj të zemrës i cili qëndron gjithmonë pranë jush atëherë kur keni nevojë. Beqarët do e shfrytëzojnë këtë ditë për tu argëtuar me shoqërinë, pasi nuk e ndjejnë ende veten gati për ndryshim të statusit. Financat do jenë të mira, do keni mundësi edhe për të shpenzuar.
8-Akrepi (24 tetor-22 nentor)
Disa zgjedhje profesionale që keni bërë kohët e fundit nuk do ti pëlqejnë aq shumë partnerit tuaj. Do të duhet të rrini për një kohë larg njeri tjetrit. Beqarët do e gjejnë papritur personin e tyre të ëndrrave dhe jeta do ju marrë një tjetër kthesë. Në planin financiar do hasni disa probleme, tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet.
9-Shigjetari (23 nentor-21 dhjetor)
Mjafton të nisni aty ku e keni ndërprerë punën, dhe do të shikoni që askush nuk mund t’ju akuzojë se nuk arritët ta përfundoni në kohë. Për çdo vështirësi do keni përkrahjen e partnerit.Beqarët edhe pse nuk do e kërkojnë me ngulm ndryshimin e statusit, do jenë yjet ato që do i favorizojnë pafund. Në planin financiar analizojini gjërat me kujdes para se të shpenzoni.
10-Bricjapi (22 dhjetor-20 janar)
Çdo gjë sot është në favorin tuaj dhe ju të dashuruarit do të ndiheni të përkëdhelurit e fatit. Mundohuni të afroni rreth vetes vetëm persona positive dhe energjik. Beqarët edhe pse do realizojnë takime pa fund sot, nuk do jenë të mbështjellë nga fati. Në planin financiar keni shpenzuar pa masë, bëni mirë të rimenaxhoni buxhetin.
11-Ujori (21 janar-19 shkurt)
Sot do të harxhoni energji dhe para në një çështje që e kishit lënë pas dore. Keni besim te vetja dhe me mbështetjen e partnerit dhe do t’ja dilni të ktheni çdo gjë në favorin tuaj. Beqarët do realizojnë takime interesante që do i bëjnë të ndjehen mirë. Financat do jenë gjatë gjithë kohës të mira.
12-Peshqit (20 shkurt-20 mars)
Ditë e shkëlqyer për ju të dashuruarit. Të përfshirë nga periudha e festave do të nisni të bëni planet për udhëtime në çift. Beqarët nuk duhet të marrin vendime të nxituara edhe pse janë mërzitur me vetminë sepse mund të lëndohen. Financat për do jene të kënaqshme, mund edhe të shpenzoni.
Discussion about this post