1-Dashi (21 mars-20prill)
Asnjë planet nuk do ketë ndikim te drejtpërdrejtë tek jeta juaj ne çift gjate kësaj dite, prandaj nuk pritet ndonjë ndryshim i madh. Mundohuni gjate gjithë kohës te ruani qetësinë dhe harmoninë. Beqaret me mire te mos ëndërrojnë shume sepse kape për t’u përballur me zhgënjime. Le t’ia lënë gjerat kohës. Ne planin financiar do ndiqni strategji strikte dhe gjendja do përmirësohet.
2-Demi (21 prill-21 maj)
Dite shume e turbullt ka për te qene kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Për shume gjera do debatoni ashpër me atë qe keni ne krah dhe nuk do gjeni gjuhen e përbashkët. Beqaret me mire te mos hedhin asnjë hap pasi pas dy ditësh do ju ndodhe diçka e jashtëzakonshme. Ne planin financiar fati ka për te qene gjate gjithë kohës ne anën tuaj.
3-Binjakët (22 maj-21 qershor)
Ka rrezik qe ne jetën tuaj ne çift te ketë stuhi gjate kësaj dite. Asgjë nuk ka për t’iu ecur ashtu si kishit ëndërruar. As beqaret nuk do jene me fat ne dashuri dhe do kenë një dite goxha te mërzitshme. Sado qe te mundohen nuk do e arrijnë atë qe duan. Ne planin financiar do keni surpriza fantastike dhe do ju duket sikur gjerat nuk po ju ndodhin ne realitet.
4-Gaforrja (22 qershor-22korrik)
Do e dashuroni me më shume pasion partnerin tuaj gjate gjithë kësaj dite dhe marrëdhënia me te ka për te qene e jashtëzakonshme. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe shume shpejt jeta ka për t’iu marre një tjetër kthese. Ne planin financiar merrni sa me shpejt te jete e mundur masa sepse atëherë kur nuk do e prisni situata mund te përkeqësohet tej mase.
5-Luani (23 korrik-22 gusht)
Dite e shkëlqyer ka për te qene kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Partneri do mundohet sa te ketë mundësi t’ua plotësojë te gjitha dëshirat qe ju keni. Beqaret gjithashtu do ndihen mjaft mire. Ata do jene ne shoqërinë e miqve ose te disa personave te rinj dhe nuk do ndihen te vetmuar. Për financat planetët do ndikojnë pozitivisht prandaj gjendja do mbetet e kënaqshme.
6-Virgjëresha (23 gusht-23 shtator)
Do ju duhet te bëni me shume durim gjate kësaj dite ju te dashuruarit pasi ne te kundërt keni për te pasur probleme serioze me partnerin. Beqaret joshen shume nga disa persona dhe do jene te lëkundur për hapat qe duhet te hedhin. Gjithçka mund te ndodhe mes tyre. Ne planin financiar keni për te qene me shume fat. Situata do përmirësohet me shume nga sa mendonit.
7-Peshorja (24 shtator-23 tetor)
Sot do jeni me te logjikshëm ju te dashuruarit dhe do mundoheni te gjeni gjuhen e përbashkët me atë qe keni ne krah. Deri ne mbrëmje do rivendoset qetësia. Beqaret nuk do kenë dashuri me shikim te pare megjithatë disa njohje interesante do i realizojnë. Nuk i dihet çfarë mund te ndodhe me ta ne te ardhmen. Ne planin financiar do arrini te ruani qëndrueshmërinë.
8-Akrepi (24 tetor-22 nentor)
Toleranca dhe mirëkuptimi do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do ndiheni me te qete dhe do e kuptoni se ne fakt partneri ju dashuron me te vërtetë. Beqaret do jene tej mase te hallakatur dhe nuk do e gjejnë princin e tyre te kaltër. Ne planin financiar do jeni me fat. Gjendja ka për t’u përmirësuar tej mase dhe nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni.
9-Shigjetari (23 nentor-21 dhjetor)
Mos u zini për asgjë me partnerin tuaj sot sepse keni e[r te pasur probleme shume te mëdha me pas. Mos ua bëni qejfin atyre qe ju kane inat sepse mosmarrëveshjet e vogla mund te zgjidhen me pak përkujdes dhe durim. Beqaret nuk duhet te hezitojnë te pranojnë ftesat qe do ju bëhen, por nga ana tjetër nuk duhet te nxitohen. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë me mire tregohuni te matur.
10-Bricjapi (22 dhjetor-20 janar)
Lidhja juaj me parterin do vazhdoje te jete e forte edhe gjate kësaj dite. Askush dhe asgjë nuk do arrijnë dot ta prishe harmoninë mes jush. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te ndryshuar statusin e tyre, prandaj nuk do i pranojnë as ftesat qe do ju bëhen. Buxhetin do dini si ta menaxhoni ne çdo moment dhe gjendja ka për te qene e jashtëzakonshme.
11-Ujori (21 janar-19 shkurt)
Jeta juaj ne çift do jete tejet e trazuar sot. Për shume gjera nuk do bini dakord me atë qe keni ne krah dhe situata do përkeqësohet. Beqaret do fillojnë një lidhje ashtu si e kishin ëndërruar gjithmonë. Personi ideal mund te jete i shenjës se binjakeve ose gaforres. Buxheti do mbetet i ekuilibruar pasi ne çdo moment do jeni te logjikshëm dhe do dini sa te shpenzoni.
12-Peshqit (20 shkurt-20 mars)
Marrëdhënia juaj me partnerin ka për te qene shume me e mire sot. Nuk do jeni aspak posesive me atë qe keni ne krah dhe nga ana tjetër do kërkoni falje për disa gabime qe keni bere. Beqaret do jene tej mase tërheqës dhe do bëjnë për vete persona te shumte. Ne planin financiar do ju duhet me shume maturi se kurrë ndonjëherë me pare.