DASHI
Përpiquni të kujdeseni sa më shumë për shëndetin sot,pasi gjërat mund t’ju keqësohen nëse nuk e bëni këtë! Energjitë përpiquni që t’i shfrytëzoni në mënyrë sa më pozitive.
DEMI
Diçka e vogël por shumë e ëmbël është ajo që do ju bije në dorë sot. Yjet ju sugjerojnë që të shfrytëzoni edhe një mundësi dashurie, por, duhet të kujdeseni më shumë për paratë!
BINJAKET
Mos u merrni me shumë thashetheme sot por filloni të kujdeseni më shumë për veten. Është mirë që energjinë tuaj ta shfrytëzoni paksa edhe për punë fizike. Mos u mërzitni nga bisedat e gjata të partnerit tuaj.
GAFORRJA
Sot do të tentoni te jeni paksa agresivë me personat që ju rrethojnë. Në planin afektiv mos i dramatizoni gjërat me partnerit tuaj, por përpiquni tu jepni zgjidhje problemeve që ju shqetësojnë.
LUANI
Në planin afektiv do të keni dëshirë për të folur për veten tuaj e për të shpjeguar motivet e sjelljes suaj. Edhe pse partnerit do ti duket e çuditshme përsëri do ti mirëkuptojë qëllimet tuaja. Në ambientin e punës tregohuni të kujdesshëm me kolegët përreth.
VIRGJERESHA
Në planin afektiv një njohje e re e partnerit tuaj do ju bezdisë. Mundohuni të evitoni skenat e xhelozisë. Në ambientin e punës nuk do të keni energjitë e duhura për të përballuar një ditë të ngarkuar e plot impenjim.
PESHORJA
Do të jeni të disponueshëm sa herë që do ju kërkojnë, e kjo do të favorizojë njohjet e reja, sidomos nëse jeni singëll. Nëse jeni çift do të ndani momente mirëkuptimi me partnerin tuaj.
AKREPI
Një miqësi e juaja do të jetë një mbështetje e madhe në një periudhë vështirësie. Në ambientin e punës do të jeni të paorientuar duke u ndjerë në ankth gjatë gjithë kohës. Në planin afektiv, do të kërkoni të ndërhyni në vendimet e partnerit , por do të hasni në rezistencën e tij. Kujdes!
SHIGJETARI
Duhet të tregoheni të kujdesshëm e të mos nervozoheni, pasi mund të ulni rendimentin tuaj në ambientin e punës. Në dashuri një dëshirë do të realizohet e do të ndjeheni të rëndësishëm e të veçantë.
BRICJAPI
Duhet të evitoni sjelljet agresive e të përpiqeni të jeni më të komunikueshëm me familjarët tuaj. Në ambientin e punës do të ndjeni nevojën për të ndryshuar drejtim, e për tu marrë me mundësi të reja që mund t’ju ofrohen.
UJORI
Sot nuk do të jeni në gjendje të zgjidhni punën tuaj qetësisht, pasi diçka do ju bëjë të jeni të pamotivuar. Në planin afektiv, bëni mirë të pranoni një ftesë që do ju bëhet nga dikush që e njihni prej pak kokësh.
PESHQIT
Duhet të ulni armët e të rifilloni dialogun për të arritur në një kompromis me dikë që e keni mjaft për zemër. Në ambientin e punës, mundohuni të mos merrni vendime e llogaritini mirë hapat tuaja.